"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
ONM: Të shkarkohet gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë
Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit e cilëson rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit të Tiranës një proces të pasaktë si dhe kërkon që vendimi i KPK-së të ankimohet nga Komisioneri Publik dhe gjyqtari të shkarkohet nga detyra.
16 Maj 2022, 17:01Nga DOSJA
Kastriot Gramshi
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Kastriot Gramshi duhet të shkarkohet nga detyra sipas sugjerimit të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). ONM i ka rekomanduar Komisionerëve Publikë (IKP) ankimin e vendimit të dhënë nga shkalla e parë e vetingut. Sipas ONM-së, vendimi i KPK-së që konfirmon në detyrë Kastriot Gramshin ka mangësi të rënda logjike dhe faktike në pjesën e arsyetimit. Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit e cilëson rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit të Tiranës një proces të pasaktë si dhe kërkon që vendimi i KPK-së të ankimohet nga Komisioneri Publik dhe gjyqtari të shka
ONM
rkohet nga detyra.
“ONM beson se një konsiderim i duhur i komponentit të aktivit në tërësinë e tij duhet të rezultojë në shkarkimin e të rivlerësuarit pasi ai nuk arrin një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë. ONM gjithashtu beson se besimi i publikut mund të ndikohet nga një vlerësim i përgjithshëm i mangësive të theksuara. Duke pasur parasysh sa më sipër, ONM rekomandon apelim kundër Vendimit të KPK për këtë rast,”- thuhet në konkluzionet e ONM-së.
ONM
Kastriot Gramshi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 Mars të këtij viti. Vendimi u dha nga trupa gjykuese trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.