16 Maj 2022, 16:21
Nga DOSJA
Petrit Bica
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.
Në leximin e vendimit kryesuesja e trupës Mimoza Tasi tha se KPA kishte arsyetuar se marrja e pensionit të parakohshëm dhe heqja dorë nga statusi i magjistratit, klasifikohej sipas nenit G të Kushtetutës dhe cilësohej dorëheqje.
KPA arsyetoi se Bica do duhej t’i ishte nënshtruar procesit të rivlerësimit dhe se heqja dorë nga ky proces shoqërohej po ashtu edhe me ndalimin 15-vjeçar për të marrë poste në sistemin e drejtësisë.
Një vendim të ngjashëm ndaj Bicës mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shkurt të këtij viti. Bica e apeloi vendimin e KPK dhe kërkoi që ai të korrigjohej dhe po ashtu heqjen e pjesës që e ndalonte përfshirjen e tij në sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se nuk ishte larguar përmes dorëheqjes.
KPA gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi gjeti shkelje në procedurën e ndjekur nga Komisioni dhe kaloi çështjen në seancë publike. Megjithatë pasi dëgjoi Bicën dhe avokatin e tij KPA la në fuqi vendimin e Komisionit për pjesën që Bica përjashtohej nga sistemi.
Marrë nga Reporter.al
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:16
TIRANË- Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste është shprehur se me personin që e plagosi sot është konflikt...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:10
Foto Ilustruese
TIRANË- Tedi Neziri, i riu që tentoi të grabiste një vilë në zonën e “Kopshtit Botanik” n&eu...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:57
Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit
RRËSHEN- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. M&e...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:50
Aksidenti në Lezhë
LEZHË- Aksident me vdekje në Rrilë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Lezh&...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:37
TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht babë e bir, Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u s...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:00
Proteste ne Diber
DIBËR- Banorët e Dibrës protestuan ditën e sotme pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:02
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të P...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:16
Enkelejda Kapedani
TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pav...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:51
Policia
TIRANË- Sërish zjarr në ashensor. Tashmë zjarri ka përfshirë ashensorin e pallatit në një kompleks pallate...
Aktualitet
16 Maj 2022, 14:40
TIRANË- Kur ka kaluar një javë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiran&...