16 Maj 2022, 16:28
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- F.C . e kreu burgun për dhunë ndaj bashkëshortes. Por nuk mori asnjë mësim nga ky ndëshkim. Menjëherë sapo doli nga burgu ai qëndroi i qetë vetëm pak ditë. Dhe më pas nisi sërish nga avazi i vjetër. Dhunë, kanosje, të bërtitura dhe sherre me familjarët. Këtë e kallëzoi në komisariatin numër tre, e shoqja, e martuar prej tetë vitesh me burrin nga një fshat i Tiranës dhe me banim në kryeqytet.
“Problemet tona nisën nga dhuna. Mbas sjelljes së F. u detyrova të njoftoja policinë dhe burri u dënua me tetë muaj burg. U detyrova se ai vuri dorë dhe ndaj dy djemve tanë. Kur doli nga burgu im shoq nuk gjeti punë dhe nisi alkoolin, por urdhrat e tij dhe kërkimi i llogarisë sa kthehem nga puna ndaj meje dhe djemve tanë është e padurueshme”, ka thënë gruaja.
Sipas burimeve të Gazetasi.al pranë komisariatit numër tre, gruaja shton se mbas keqtrajtimeve në rastin e parë kur i shoqi shkoi në burg, nga frika u largua nga Shqipëria.
“Kërkuam strehim për shkak të dhunës por kjo nuk u pranua. U kthyem dhe paratë që fitoj, sapo doli nga burgu i kërkon burri, s’na lë asgjë ne të tjerëve”, ka deklaruar gruaja.
38 vjeçarja, sipas burimeve, i thotë policisë se i shoqi është jo vetëm dembel por edhe pijanec.
“Nuk e ka mësuar askush se duhet ti dalë zot familjes. Kam tetë vite që punoj vetëm unë për çdo gjë, sytë i kanë nga unë. Do para xhepi, do para për pije, për të dalë, dhe urdhëron”.
Gruaja i thotë policisë se ju nënshtrua për shkak të fëmijëve derisa kuptoi se i shoqi nuk kishte asnjë mundësi që të ndryshonte.
“Meqë nuk punon dhe faturat i paguaj unë, deshi të tregojë që bën diçka dhe ai. Kështu lidhi kabullin që të vjedhim energji elektrike. Unë me djemtë, në një nga rastet tani që doli nga burgu, mbasi na dhunoi shkuam tek im vëlla ku kërkuam strehim”.
Por tek i vëllai gruaja qëndroi vetëm një natë dhe duke shpresuar se i shoqi ishte qetësuar, të nesërmen bashkë me djemtë u kthye në shtëpi.
“Kishte ndryshuar bravën e derës, bëj të hapja derën, nuk hapej. I thamë “hape derën” dhe u përgjigj: s’keni më shtëpi këtu, ikni”. Ai është shprehur se do ti vrasë dhe ka thënë dhe në lokal “do ti vras në gjumë”. Policia i thotë Gazetasi.al se ka pyetur djemtë që kanë konfirmuar skenat e dhunës dhe madje edhe lutjen e mamasë që ta ndihmonin atë e të dilnin të gjenin para. Ish i burgosuri mësohet se është justifikuar se nuk ka kryer dhunë por se gruaja po përpiqet që të bëhet ajo si kryefamiljare.
“Që kur dola nga burgu shoh punën time, rri në dhomë dhe nuk flas fare. S’kam punë dhe gjithë historia fillon e mbaron tek paratë. Ajo më zë në gojë burgun dhe më thotë se do më çojë prapë në burg”, ka deklaruar F.C.
Policia thotë për Gazetasi.al se më shumë se gruan, kanë besuar fëmijët e saj dhe ndaj i kanë vënë prangat 43 vjeçarit.
Marrë nga Gazetasi.al
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:24
Foto ilustruese
DURRËS- Një ekip i Stefano Boeri Architetti dhe Son Architects ka fituar një konkurs të drejtuar nga Ministria e Kultur...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:25
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrëzimin e ashensorit tek “Nënë Tereza”...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:21
Petrit Bica
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura ng...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:16
TIRANË- Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste është shprehur se me personin që e plagosi sot është konflikt...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:10
Foto Ilustruese
TIRANË- Tedi Neziri, i riu që tentoi të grabiste një vilë në zonën e “Kopshtit Botanik” n&eu...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:57
Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit
RRËSHEN- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. M&e...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:50
Aksidenti në Lezhë
LEZHË- Aksident me vdekje në Rrilë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Lezh&...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:37
TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht babë e bir, Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u s...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:00
Proteste ne Diber
DIBËR- Banorët e Dibrës protestuan ditën e sotme pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:02
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të P...