16 Maj 2022, 16:24
Nga DOSJA
Foto ilustruese
DURRËS- Një ekip i Stefano Boeri Architetti dhe Son Architects ka fituar një konkurs të drejtuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit për të krijuar një park arkeologjik dhe për të ruajtur rrënojat romake në Durrës. Qyteti i dytë antik që pritet të “falet”. Sipas të dhënave, studio “Stefano Boeri Architetti” dhe “SON Architects” janë fitues të tenderit për konservimin, prezantimin, përmirësimin dhe planifikimin e gërmimeve arkeologjike të Amfiteatrit. Po ashtu, bëhet me dije se fituesit do të jenë përgjegjës edhe për projektimin e një sërë shtigjeve urbane me synimin për të rilidhur atraksionet kryesore historike me bregdetin dhe portin e qytetit.
Stefano Boeri Architetti dhe SON Architects shpallen fitues të tenderit të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për konservimin, prezantimin, përmirësimin dhe planifikimin e Gërmimeve Arkeologjike të Amfiteatrit Romak, Bizantin. Forumi dhe Banjat Romake në qendrën historike të Durrësit. Në mbështetje të vizionit afatgjatë për qytetin e Durrësit, fituesit do të jenë përgjegjës edhe për projektimin e një sërë shtigjeve urbane me synimin për të rilidhur atraksionet kryesore historike me bregdetin dhe portin e qytetit.
Amfiteatri, që daton nga fillimi i shekullit të 2-të, është një dëshmi e historisë së gjatë të qytetit. Pavarësisht se është në një gjendje të neglizhuar, kryesisht për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe përpjekjeve të ngadalta të konservimit, ky vend tërheq rreth 20,000 vizitorë në vit. Kjo thekson rolin qendror që luan në identitetin dhe jetën shoqërore të qytetit. Shtigjet e propozuara synojnë të integrojnë zonën në një strukturë urbane aktualisht të fragmentuar dhe të theksojnë rëndësinë e saj duke e bërë zonën më të aksesueshme si për banorët ashtu edhe për vizitorët. Forumi 2530 m2 dhe banjat 700 m2 janë të mbyllura dhe të fshehura nga publiku aktualisht. I pari përmban mbetjet e një portiku të rrumbullakët me një podium në qendër pjesërisht nën nivelin e rrugës. Ky i fundit përmban një kaldarium dhe pishinë të gërmuar, me një tepidarium dhe frigidarium ende për t’u hetuar.
Amfiteatri i Durrësit nuk është thjesht një monument kulture, por një përfaqësim i simbolikës së qytetit të Durrësit, një dëshmi e lavdisë së kaluar të këtij qyteti antik, që duhet të kthehet në vëmendjen e çdo vizitori të Durrësit. Shekujt kanë hedhur hije, por nuk e kanë shuar dritën e pasurisë së pamasë kulturore të Durrësit, ndaj projekti për konservimin dhe rivitalizimin e amfiteatrit është i domosdoshëm për të rikthyer sadopak lavdinë e ‘humbur’. Amfiteatri do të duhet të dalë në dritë me të gjithë madhështinë e tij dhe të jetë pjesë e një harte kulturore të Durrësit, duke synuar të lidhë përmes një rrjeti shtigjesh të gjitha monumentet e qytetit. Durrësi ka një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike dhe ka shumë të tjera për të zbuluar, megjithatë të gjitha rrugët duhet të na çojnë drejt amfiteatrit - Elva Margariti, Ministre e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.
Ky është parku i dytë që pritet t’i jepet një privati për menaxhim, pasi është thjesht çështje procedurë që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) të marrë për 30 vjet menaxhimin e Butrintit, çështje që ka shkaktuar debat kombëtar. Por duket teksa të gjithë e kishin vëmendjen në Butrint, “puna” ka vijuar edhe në Durrës. Veçse diçka nuk është e qartë; nëse gjithë parqet menaxhohen nga AADF me “shokë”, qeveria ç’do bëjë?
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:25
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rrëzimin e ashensorit tek “Nënë Tereza”...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:21
Petrit Bica
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura ng...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:16
TIRANË- Ardit Kërtusha, ish-kandidati i Partisë Socialiste është shprehur se me personin që e plagosi sot është konflikt...
Aktualitet
16 Maj 2022, 16:10
Foto Ilustruese
TIRANË- Tedi Neziri, i riu që tentoi të grabiste një vilë në zonën e “Kopshtit Botanik” n&eu...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:57
Pamje nga aksidenti në Rrugën e Kombit
RRËSHEN- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. M&e...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:50
Aksidenti në Lezhë
LEZHË- Aksident me vdekje në Rrilë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Lezh&...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:37
TEPELENË- Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht babë e bir, Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u s...
Aktualitet
16 Maj 2022, 12:00
Proteste ne Diber
DIBËR- Banorët e Dibrës protestuan ditën e sotme pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:02
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar në Këshillin e Lartë të P...
Aktualitet
16 Maj 2022, 15:16
Enkelejda Kapedani
TIRANË- Gjyqtarja e Elbasanit, Enkelejda Kapedani ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pav...