LIVE UPDATES
Aktualitet

"Njolloset" gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi kandidaten Holta Zaçaj

Juristja Zaçaj ishte në garë me kandidaten tjetër, Elsa Miha, prokurore në Tiranë. Në fund të Dhjetorit 2022, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Gjykatës së Lartë listën me dy kandidatet e kualifikuara, duke pikëzuar të parën zonjën Zaçaj dhe të dytën zonjën Miha.

16 Janar 2023, 20:31 Nga k.m.
"Njolloset" gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi
Holta Zaçaj

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë plotësoi këtë të Hënë vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, në vijim të një procesi të zhvilluar në mënyrë tejet të dyshimtë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Holta Zaçaj është anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo do të zëvendësojë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila qëndroi në detyrë edhe 5 vjet përtej mandatit 9-vjeçar. Juristja Zaçaj ishte në garë me kandidaten tjetër, Elsa Miha, prokurore në Tiranë. Në fund të Dhjetorit 2022, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Gjykatës së Lartë listën me dy kandidatet e kualifikuara, duke pikëzuar të parën zonjën Zaçaj dhe të dytën zonjën Miha.

Në mungesë të një votimi me shumicë, Gjykata e Lartë vendosi të emërojë si anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese kandidaten Holta Zaçaj, e renditur e para në listën e KED-së. Por, pikërisht procesi i pikëzimit është zhvilluar në një klimë që krijon dyshime të forta për favorizim të kandidates fituese së kësaj gare. Dyshimi për favorizim ngrihet në të paktën dy piketa kryesore-1. Rritje pikësh për kandidaten Holta Zaçaj dhe 2. Mos-pranim dokumentash për kandidaten Elsa Miha, të cilat mund të përmbysnin renditjen finale të kandidatëve.

Rritje pikësh për kandidaten Zaçaj

Juristja Holta Zaçaj kishte aplikuar për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në një procedurë të mbyllur në gusht të vitit 2022, e vlerësoi kandidaten me 82.2 pikë. Në atë procedurë, kandidatja Zaçaj nuk arriti të zgjidhej në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Ajo kishte aplikuar edhe për vakancën e gjyqtares Vitore Tusha. KED vendosi që të mos kryernte rivlerësim për kandidaten Zaçaj, duke qenë se nuk kishte kaluar shumë kohë nga pikëzimi i mëparshëm i saj (në gusht 2022).

Në 5 Dhjetor, KED ka vendosur ta konsiderojë të pikëzuar kandidaten Holta Zaçaj, me pikët që ajo ka marrë në një vakancë tjetër, ku me vendimin nr. 34 datë 11.08.2022 është vlerësuar me 82.2 pikë.

"Njolloset" gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi

Kandidatja Zaçaj bën një kërkesë për rishikimin e vendimit të Gushtit 2022, duke argumentuar se ka ekuivalentuar diplomën “master” të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoi që ky fakt të pranohej nga KED, pasi ndikonte në rritjen e pikëve. KED, në një procedurë të paqartë, vendosi rishikimin e vendimit që kishte marrë në Gusht 2022 dhe, pa kryer një vlerësim të ri, por vetëm duke i konsideruar ekuivalentimin e diplomës master, i shton pikë kandidates, duke e dërguar në nivelin e 84.7 pikëve.

"Njolloset" gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi

Goditja për kandidaten Miha

Paralelisht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po kryente procedurat për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidates tjetër në garë, Elsa Miha.

Në pasditen e datës 16 Dhjetor, që ishte ditë e premte, kandidatja Miha njoftohet nga KED se në datën 21 do të zhvillohej seanca dëgjimore dhe se ajo, brenda datës 19 dhjetor (ditë e hënë), duhet të dorëzonte disa dokumenta specifikë që do të shërbenin për procesin e vlerësimit profesional.

Pra, KED-i, i cili kishte zhvilluar proces verifikimi gati 1-vjeçar, i caktoi kandidates tre ditë kohë për të mbledhur një duzinë dokumentash, për më tepër që afati 3-ditor përfshinte brenda tij dy ditë pushimi (e shtunë, e dielë). Gjithësesi, kandidatja Miha arrin të mbledhë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë edhe statistika, duke i dorëzuar brenda afati të përcaktuar nga KED.

Në datën 20 dhjetor, pra një ditë para seancës dëgjimore, KED i dërgon kandidates Miha rezultatet paraprake, ku konstatohet se nuk ishin përfshirë një seri dokumentash për kriterin profesional, si certifikata trajnimesh, punime e prezantime, përfshirja si eksperte dhe angazhime të tjera profesionale. Gjatë seancës dëgjimore, të zhvilluar paraditen e datës 21 dhjetor, kandidatja Elsa Miha pyetet se përse kishte zgjedhur që të mos i dorëzonte punimet profesionale. Prokurorja deklaron se ajo kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në vijimësi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në seancën e intervistimit, kandidatja Miha ka mësuar gjithashtu se nevojitej dokumentacion provues edhe sa i përket pjesëmarrjes së saj në kauza civile, dokumentacion që nuk i ishte kërkuar asnjeherë më parë, pavarësisht se procesi ka zgjatur për rreth një vit.

Në këtë seancë, kandidatja merr përsipër dhe gjen konfirmimin, që të dorëzojë brenda ditës së nesërme, datë 22.12.2022 të gjithë dokumentacionin në fjalë, pra të gjitha punimet e kryera, dokumentacion vërtetues për kauzën civile dhe të verifikonte e të dërgonte dokumentacion vërtetues për trajnimet ku mungonin çertifikatat.

Por, pavarësisht se ishte në dijeni që në datën 22 dhjetor kandidatja do të dorëzonte aktet shtesë të kërkuara, KED-i cakton që në atë ditë do të zhvillohej edhe mbledhja për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidateve në garë.

Prokurorja Elsa Miha, e vënë në dijeni për këtë zhvillim, arrin të dërgojë thuajse të gjithë materialet e kërkuara rreth orës 15.30 të datës 22 dhjetor, vetëm pak minuta para se të niste seanca e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

"Njolloset" gara për Kushtetuese/ Faktet si KED favorizoi
Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, KED merr vendimin për pikëzimin e kandidateve. Në vendimin e zbardhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi konstatohet se në vlerësimin e saj nuk është përfshirë asnjë prej dokumentave të dorëzuar para nisjes së seancës.

Elsa Miha kishte marrë 82.3 pikë, duke u renditur e dyta, pas kandidates tjetër, Holta Zaçaj.

Heshtje nga KED

Pasi u njoh me rezultatet e pikëve, kandidatja Elsa Miha i drejtohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me kërkesë për rishikimin e vendimit, duke argumentuar se nuk i janë marrë në konsideratë një numër i konsiderueshëm dokumentesh, të dorëzuar brenda afatit.

Nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përballet me heshtje. Nuk merr asnjë përgjigje, asnjë lloj mesazhi.

KED, e cila më herët kishte pranuar kërkesën e kandidates Holta Zaçaj për rishikim vendimi, duke i shtuar pikë pa kryer ri-vlerësim të ri, në rastin e kandidates Elsa Miha zgjodhi të mbaj qëndrim injorues.

Elsa Miha nuk tërhiqet. E vënë në dijeni se mbledhja për emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohej në datën 16 janar në Gjykatën e Lartë, i drejtohet kësaj të fundit për të pezulluar procedurën, derisa KED të shprehet për kërkesën e saj për rishikimin e pikëzimit.

Gjykata e Lartë, në mbledhjen e zhvilluar këtë të Hënë, e ka diskutuar këtë qëndrim të kandidates Miha, por ka vendosur të vijojë procedurën, me argumentin se kërkesa për rishimin e vendimit nuk i është drejtuar asaj, por KED-it.

Në përfundim, 15 anëtarët e Gjykatës së Lartë votuan për dy kandidatet. Secila prej tyre mori nga 6 vota, ndërsa tre u shpallën të pavlefshme.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Lartë deklaroi: Në zbatim të nenit 7/ç, pika 4, të ligjit për Gjykatën Kushtetuese thuhet: “Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, komisioni deklaroi fituese kandidaten Holta Zaçaj.

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që znj. Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese”./BOLDNews

holta zaçaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Janar 2023, 20:10 k.m.

Kostituohet KED për vitin 2023

Mbledhje e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Dre...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez