16 Janar 2023, 20:08
Nga k.m.
Petraq Milo
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar kundër dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, ish-këshilltari i ish-kreut të shtetit, Ilir Meta. Pas publikimit të pamjeve ku ai dhunohet nga forcat malazeze në doganën e Murriqanit, Partia Demokratike kërkon reagim edhe nga autoritet shqiptare. Ndërsa autoritetet e Malit të Zi duhet që të hetojnë rastin në fjalë.
"Të papranueshme dhe tejet të rënda janë këto pamje që u bënë publike nga media. Dhuna ndaj qytetarëve që lëvizin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, është një akt skandaloz i elementëve që nuk i bëjnë nder asnjë trupe policie në asnjë vend të botës. I bëj th-irrje autoriteteve shqiptare që të kërkojnë me forcë zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e këtyre akteve. Autoritetet e shtetit të Malit të Zi duhet ta hetojnë rastin në fjalë dhe t’i japin dënimin e merituar veprimeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve miqësore mes dy vendeve tona dhe punës se madhe që është bërë deri në funksionimin me një doganë të përbashkët. Sot mbi gjithçka prevalon ligji dhe aktet e dhunës ndaj qytetarëve janë të papranueshme, aq më tepër nga uniforma e shtetit!,"-shkruhet në reagimin e bërë nga selia blu.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ, Petraq Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën. Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër. Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi. E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.
dhunohet petraq milo petraq milo
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, pritet të intensifikohen përgjat&e...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:53
A.B
Aurel Plasari
TIRANË- Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, u organizua nj&eum...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:39
A.B
Edi Rama
TIRANË- Në kuadër të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Ram...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:32
k.m.
Nelson Aliaj dhe të prangosurit e tjerë
BRITANI E MADHE- Organizatori kryesor i një rrjeti kokaine në Kent të Britanisë s&eum...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:24
A.B
Aurel Plasari
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe historiani Aurel Plasari, zhvilluan një bisedë me gjimnazistët në vigjilje t&...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:29
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës në vigjilje të 555-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Ka...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish në Tiranë. Tërmeti ka qenë me magnitudë...
Aktualitet
16 Janar 2023, 19:00
k.m.
Erion Hysenbelliu
ITALI- Ai kontrollonte trafikun e drogës në zonën e Miranos, duke furnizuar të varurit nga droga. Erion Hysenbelliu, ...
Aktualitet
16 Janar 2023, 18:48
k.m.
Foto ilustruese
SASSUOLO- Një 34-vjeçar shqiptar, banues në Castellarano u arrestua mëngjesin e së shtunës nga karabinier&...
Aktualitet
16 Janar 2023, 18:44
a,b
Foto ilustruese
VLORË- Ditën e sotme, është përfshirë nga flakët e zjarrit një sipërfaqe e pyllëzuar n&eu...