LIVE UPDATES
Bota

Nga mishi tek perimet e kafeja: Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Këtë e parashikon një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump në orët e vona të së premtes, 14 nëntor, i cili përfshin mbi njëqind produkte.

15 Nëntor 2025, 14:59 Nga M.L
Nga mishi tek perimet e kafeja: Trump ul tarifat doganore për mbi 100
Donald Trump

SHBA- Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump në orët e vona të së premtes, 14 nëntor, i cili përfshin mbi njëqind produkte. Një lëvizje e diktuar edhe nga presioni që populli amerikan po ushtron mbi administratën e tij për shkak të rritjes së fortë të kostos së jetesës.

"Shumë nga marrëveshjet tregtare të shpallura dhe negociatat në zhvillim përfshijnë vende që prodhojnë sasi të konsiderueshme të produkteve bujqësore që nuk kultivohen ose nuk prodhohen në sasi të mjaftueshme në Shtetet e Bashkuara", lexohet në shënimin e shpërndarë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë. Për këtë arsye, ato do të përjashtohen nga koncepti i "tarifave reciproke" të vendosura duke nisur nga data 2 prill.

Produktet e përjashtuara nga tarifat

Në listë bëjnë pjesë edhe produkte të tjera të zakonshme si lëngjet e frutave, konkretisht të portokallit dhe ananasit, çaji, bananet dhe frutat tropikale në përgjithësi, arra indiane, kakao, erëzat dhe gjithashtu plehrat kimikë (për këta të fundit, bëhet fjalë për një konfirmim, pasi nuk kanë qenë kurrë subjekt i tarifave reciproke). Bëhet fjalë për produkte të përzgjedhura nga administrata Trump pas një vlerësimi të kujdesshëm mbi joefikasitetin e Shteteve të Bashkuara për t’i kultivuar ato ose për ta bërë këtë në sasi të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e vendit.

Megjithatë, qeveria amerikane vazhdon të mbështesë se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes tarifave tregtare dhe rritjes së madhe të çmimeve – e cila në disa raste ka arritur nivele rekord, si për mishin e viçit – duke qenë se nuk ka synim t’u ngarkohet konsumatorëve barra ekonomike.

Strategjia e administratës Trump

Që një ditë më parë, SHBA-të kishin deklaruar synimin për të hequr tarifat mbi disa produkte ushqimore dhe importe të tjera nga Argjentina, Ekuadori, Guatemala dhe El Salvadori, për t’u mundësuar kompanive amerikane një akses më të madh në këto tregje.  

Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë sqaroi se të gjitha tarifat e tjera do të mbeten në fuqi dhe se ky nuk është një vendim emergjence, por pjesë e një strategjie "tregtare dhe tarifash fleksibile, të nuancuara dhe shumëplanëshe", shtohej në deklaratë, të cilën administrata Trump e ka planifikuar prej kohësh. Në mbështetje të këtyre deklaratave, zëdhënësi Kush Desai ripërsëriti: "Urdhri ekzekutiv i 5 shtatorit ka specifikuar burime të ndryshme natyrore dhe produkte bujqësore që nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe që mund të përfitonin nga një trajtim i përjashtuar nga taksat".

Pesha ekonomike mbi konsumatorët

Megjithatë, analiza të ndryshme tregojnë se ndikimi mbi qytetarët amerikanë është real dhe i parashikueshëm. Një kërkim i Universitetit Yale, i raportuar nga Washington Post, tregon se rritja e çmimeve të konsumit që rrjedh nga tarifat do t’u kushtojë familjeve mesatarisht 3.800 dollarë për këtë vit.

Për Zvicrën tarifa 15%

Ndërkohë, është konfirmuar edhe marrëveshja me Zvicrën për të ulur nga 39% në 15% tarifat doganore të vendosura gushtin e kaluar mbi produktet që hyjnë në territorin amerikan. Këtë e konfirmoi përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, Jamieson Greer. Këshilli Federal zviceran e ka përshkruar marrëveshjen si "një zgjidhje të gjetur së bashku" dhe ka falënderuar presidentin Donald Trump për "angazhimin e tij konstruktiv" në negociata.

donald trump tarifa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet