LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

Me ndihmën e shtetit, apo përmes sasive të naftës nga rezervat shtetërore, rafineria në Pançevë do të ketë lëndë të parë vetëm deri më 25 nëntor. Në rast të zvogëlimit të kapaciteteve ose ndalimit të punës pas këtij afati, të parët që do ta ndienin goditjen, do të ishin punëtorët e rafinerisë.

15 Nëntor 2025, 14:43 Nga E. D
Analiza: Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
foto ilustruese

SERBI- Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive të zyrtarëve, mjafton edhe për dhjetë ditë të tjera. Për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër NIS-it, që kanë ardhur si rezultat i pronësisë shumicë ruse, furnizimi me naftë të papërpunuar për Serbinë është ndërprerë.

Me ndihmën e shtetit, apo përmes sasive të naftës nga rezervat shtetërore, rafineria në Pançevë do të ketë lëndë të parë vetëm deri më 25 nëntor. Në rast të zvogëlimit të kapaciteteve ose ndalimit të punës pas këtij afati, të parët që do ta ndienin goditjen, do të ishin punëtorët e rafinerisë.

“Deri tani kemi arritur të kontribuojmë që kufizimet e shkaktuara nga sanksionet, të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale të punëtorëve, por është e rëndësishme që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bozho Dostiq, kryetar i Sindikatës së Rafinerisë së Naftës në Pançevë.

Ai shton se në NIS punojnë rreth 13.500 persona, ndërsa nga kompania varen indirekt edhe rreth 20.000 anëtarë të familjeve të tyre. Prioritet i sindikatës, sipas Dostiqit, është që “asnjë familje të mos i ndiejë pasojat e situatës aktuale”.

“Të ruhet çdo vend pune dhe të mbrohen të drejtat, të paktën në nivelin e garantuar nga Marrëveshja Kolektive”, shton ai.

Sa e rëndësishme është rafineria në Pançevë?

Shumica e produkteve të naftës që arrijnë në stacionet e benzinës, vijnë nga rafineria në Pançevë, ndërsa një pjesë më e vogël importohet.

Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shteti ka ndërhyrë tashmë me më shumë se 80.000 tonë naftë bruto, të siguruar nga rezervat e mallrave, “në mënyrë që rafineria të mund të funksionojë”.

“Mund ta lëmë rafinerinë të mos funksionojë për 15-20 ditë, por pas kësaj do të duhet edhe një muaj që të fillojë të funksionojë. Kjo do të ndikojë në shkallën tonë të rritjes, kjo do të ndikojë në produktin e brendshëm bruto, pagat, pensionet, gjithçka... Njerëzit duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) më 23 tetor.

Serbia plotëson vetëm një të pestën e sasisë së kërkuar të naftës nga prodhimi vendas, sipas të dhënave nga Agjencia serbe e Energjisë. Pjesa tjetër e naftës importohet. Nafta bruto përpunohet në produkte nafte në rafineri, të cilat më pas u shpërndahen konsumatorëve.

Çfarë thonë kompanitë e naftës?

NIS-i nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me skenarët e mundshëm pas 25 nëntorit, kur rafineria e Pançevës do të mbetet pa naftë bruto për përpunim, dhe çfarë pasojash mund të ketë kjo për vetë rafinerinë dhe tregun e derivateve të naftës. Pyetjeve të njëjta nuk iu përgjigj as Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë.

Shoqata e Kompanive të Naftës e Serbisë (UNKS) konfirmon për Radion Evropa e Lirë se importet e produkteve të naftës janë rritur ndjeshëm që nga 10 janari, kur SHBA-ja e vendosi NIS-in në listën e sanksioneve, me qëllim zëvendësimin e sasive të karburantit që mungojnë.

Sipas Tomisllav Miqoviqit, sekretar i përgjithshëm i UNKS-së, kompanitë anëtare të shoqatës janë importueset më të mëdha të produkteve të naftës në Serbi.

“Importi është rritur gradualisht. Së shpejti, pengesat logjistike do të jenë një sfidë më e madhe sesa vullneti dhe kapaciteti i kompanive anëtare për të importuar”, thotë Miqoviq.

Serbia nuk ka dalje në det, çka e vështirëson transportin dhe logjistikën.

“Meqenëse importi bëhet përmes Danubit... pastaj me hekurudhë dhe transport rrugor, në çdo fazë të këtij transporti mund të paraqiten vështirësi”, shpjegon Miqoviq.

Kush do t’i ndiejë pasojat?

Në rast të ndërprerjes së punës së rafinerisë në Pançevë, ekonomisti Millan Kovaçeviq thotë se Serbia do të detyrohej të importonte derivate të gatshme të naftës nga shtetet tjera.

“Në mënyrë të pashmangshme, këto burime të tjera do të ishin më të shtrenjta”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Çmimet e karburanteve - vlera maksimale e të cilave përcaktohet një herë në javë nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme e Serbisë - kanë lëvizur gjatë dhjetë muajve të fundit.

Aktualisht, ato janë pak më të ulëta krahasuar me çmimet e 10 janarit, kur NIS-i u fut në listën e sanksioneve të SHBA-së.

Krahasuar me BE-në, çmimet e benzinës në Serbi janë në nivel të ngjashëm, ndërsa dizeli është rreth 10 për qind më i shtrenjtë. Për këtë llogaritje janë marrë të dhënat e Komisionit Evropian nga nëntori.

Në rast se rafineria në Pançevë ndalon punën, Kovaçeviq nuk e përjashton as mundësinë e mungesave të karburanteve.

“Nga aspekti logjistik, është vështirë të garantohet se nuk do të ketë mungesa, sepse e dimë që nuk kemi qasje në asnjë det për furnizim me naftë dhe e dimë që derivatet për tregun tonë janë siguruar pothuajse ekskluzivisht nga Pançeva”, thotë Kovaçeviq.

Sipas tij, të parët që do të prekeshin, do të ishin konsumatorët, e më pas edhe vetë ekonomia.

“Të dyja palët do të duhej patjetër të përballonin koston - qytetarët me një standard më të ulët jetese, ndërsa ekonomia dhe sektorët e tjerë me kushte më të vështira operimi. Kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik do të ngadalësohej dhe do të kishte ndikim negativ në prodhimin e brendshëm bruto”, shpjegon Kovaçeviq.

Situata, sipas tij, bëhet edhe më e ndërlikuar nga fakti se kompania ruse, Lukoil, është gjithashtu nën sanksione.

Kjo kompani, e cila kërkon blerës për asetet e saj jashtë Rusisë, ka rreth 7 për qind të tregut me pakicë të derivateve të naftës në Serbi.

Ku kanë mbetur negociatat për sanksionet?

Ndërkohë, negociatat për fatin e NIS-it vazhdojnë - mes Rusisë, si pronare shumicë, dhe SHBA-së, e cila ka vendosur sanksione ndaj kompanive energjetike ruse. Sanksionet amerikane synojnë të pamundësojnë financimin e pushtimit që Moska ka nisur ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Edhe pse në janar refuzoi mundësinë e nacionalizimit të NIS-it - pra që kompania më e madhe e naftës në Serbi t’i kthehej kontrollit shtetëror - presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha për RTS-në më 23 tetor se shteti do të ndërhyjë, sapo të shfaqen probleme me furnizim.

“Ditën e parë që të kemi probleme, ne do t’i marrim gjërat në duart tona dhe do t’i zgjidhim - ditën e parë. Këtë ua kam thënë të gjithëve: edhe rusëve, edhe amerikanëve”, u shpreh Vuçiq.

Ai nuk specifikoi se cilat masa konkrete do të mund t’i ndërmerrte shteti. Sipas ministres së Minierave dhe Energjisë në Serbi, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, Rusia është e gatshme t’ia dorëzojë kontrollin dhe ndikimin mbi NIS-in një pale të tretë - gjë që është mbështetur edhe nga autoritetet në Beograd. Ndërkohë, kërkesa e NIS-it drejtuar autoriteteve amerikane për heqjen e kompanisë nga lista e sanksioneve, mbetet ende në pritje./REL

serbi

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027