LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës (FOTO)

Kur lufta dhe varfëria i detyrojnë njerëzit t’i lënë pas shtëpitë, rrugëtimi drejt një jete më të mirë kthehet në një aventurë të pasigurt dhe me rreziqe. Husam Nmvawi, nga Rripi i Gazës, pas ecjeve të gjata nëpër male e pagesave prej qindra eurosh, ka përfunduar muajin e kaluar në Kosovë.

20 Qershor 2025, 13:35 Nga N.F
Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
Foto

KOSOVË- Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e Kosovës thotë se po forcon kontrollin në kufij me dronë dhe operacione të përbashkëta me shtetet fqinje, për të ndaluar kontrabandën e migrantëve. Por, sa efektive janë këto masa?

Kur lufta dhe varfëria i detyrojnë njerëzit t’i lënë pas shtëpitë, rrugëtimi drejt një jete më të mirë kthehet në një aventurë të pasigurt dhe me rreziqe. Husam Nmvawi, nga Rripi i Gazës, pas ecjeve të gjata nëpër male e pagesave prej qindra eurosh, ka përfunduar muajin e kaluar në Kosovë.

Teksa rri gjysmë i shtrirë në shtratin e tij në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit, ai duket se nuk ka një plan të qartë për të ardhmen.

“Unë kam qenë fillimisht në Turqi. Prej aty kam paguar 800 euro për të shkuar në Greqi. Nga Greqia, për të kaluar në Shqipëri, kam paguar 300 euro”, tregon 27-vjeçari.

Rrugëtimi i tij nuk përfundoi aty. Ai do të gjente një mënyrë për të hyrë në Kosovë - pa dokumente dhe pa siguri - ku tashmë ka aplikuar për statusin e azilkërkuesit.

“E kam paguar një person 100 euro dhe më ka treguar rrugën. Kam përdorur edhe telefonin”, rrëfen Husami për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk dëshiron të zbulojë shumë për rrugëtimin e tij, për grupet që mund ta kenë ndihmuar apo për rreziqet që ka hasur gjatë rrugës.

“Kam ecur shumë, edhe nëpër ujë, për të kaluar kufij”, thotë me fytyrën ngrysur.

Zëri i zihet edhe më shumë kur përmend Gazën - aty ku thotë se nuk ka më jetë dhe se ikja ishte e vetmja zgjidhje. Rrëfime si ky marrin edhe më shumë peshë sot, më 20 qershor, në Ditën Botërore të Refugjatëve, kur bota ndalet për të reflektuar mbi dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e miliona njerëzve të zhvendosur. Por, se pse ndodhet pikërisht në Kosovë, Husami nuk e shpjegon qartë.

“Për momentin jam duke qëndruar këtu”, thotë, dhe nuk tregon nëse Kosovën e ka destinacion përfundimtar apo vetëm ndalesë drejt ndonjë shteti tjetër.

Ai përmend shkurt se disa nga të afërmit e tij janë të shpërndarë në shtete të ndryshme evropiane, por nuk thotë nëse ka tentuar të bashkohet me ta. Ngjashëm, as autoritetet e Kosovës nuk kanë informacione të qarta për qëllimet afatgjate të migrantëve si Husami, ndërsa përpiqen të forcojnë kontrollin në kufij - me përdorimin e dronëve dhe me operacione të përbashkëta me shtetet fqinje - për të ndaluar kontrabandën dhe kalimet ilegale.

Me dronë që patrullojnë ditë e natë, Policia e Kosovës thotë se është duke monitoruar me kujdes brezin kufitar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetëm këtë vit, ajo ka ndaluar 15 persona të dyshuar për kontrabandim të migrantëve dhe 13 viktima - rastet e të cilave janë përcjellë nëpër gjykata - ndërsa, vitin e kaluar, thotë se ka trajtuar rastet e 1.025 migrantëve.

“Grupet e tilla i kemi kapur përmes dronëve të natës, kur kemi zhvilluar operacione”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nexhmi Krasniqi, drejtor i Departamentit për Kufijtë në veriperëndim të Gjakovës.

Ai thekson se pika më kritike në këtë aspekt, është zona e Vërmicës, pranë Prizrenit, por shton se, muajve të fundit, lëvizjet e migrantëve janë reduktuar ndjeshëm, falë bashkëpunimit të ngushtë edhe me Policinë e Shqipërisë.

“Veç patrullimeve të përbashkëta mujore që i kemi, ne bëjmë edhe operacione bashkë, kur kemi raste të tilla”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, këto rrjete kontrabande janë të përziera dhe udhëhiqen kryesisht nga marokenë e sirianë, me pjesëmarrje edhe të afganëve.

Ai thotë se ata përdorin teknologji moderne, si interneti dhe telefonat celularë, për të komunikuar dhe koordinuar lëvizjet, duke i sjellë migrantët nga Greqia, përmes Shqipërisë, në Kosovë, e më pas në Serbi dhe më tej në Evropë.

Disa prej këtyre individëve mund të kenë lidhje edhe me persona nga Kosova, thotë Krasniqi, ndonëse numri i tyre nuk është i madh.

“Njerëzit që i kanë ndihmuar, kanë qenë pak nga Prizreni, nga Gjilani, Mitrovica... Këta janë të lidhur me ata që kanë kompanitë e veta të taksisë dhe me njerëz që kanë edhe furgonë dhe bëjnë transportin e tyre”, shpjegon Krasniqi.

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga Policia e Kosovës, migrantët e ndaluar në Kosovë janë kryesisht nga Maroku, Siria, territoret palestineze, Egjipti dhe vende të tjera. Ata hyjnë në Kosovë nga të gjitha vendet me të cilat kufizohet, e sidomos nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Por, lufta kundër kontrabanduesve nuk mbyllet me aksionet e policisë. Në këtë proces janë të angazhuara edhe institucionet e drejtësisë, që synojnë goditjen e rrjeteve kriminale.

Prokuroria Themelore në Prizren - një prej komunave më kritike për kontrabandimin e migrantëve - bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë viteve të fundit ka trajtuar një numër të konsiderueshëm rastesh, me mbi 30 lëndë të hapura dhe dhjetëra persona të përfshirë, ndërsa në vitin 2025, deri më tani, nuk është pranuar asnjë rast i ri.

“Në vitin 2022, kjo prokurori ka pranuar 13 lëndë ndaj 48 personave; ka kryer 19 lëndë ndaj 46 personave dhe ka ngritur aktakuzë në 13 lëndë ndaj 31 personave. Në vitin 2023 janë pranuar 3 lëndë ndaj 13 personave dhe janë kryer 3 lëndë ndaj 32 personave. Në vitin 2024 janë pranuar 3 lëndë ndaj 4 personave, është kryer 1 lëndë ndaj 9 personave dhe është ngritur aktakuzë ndaj 8 personave pas hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Aktualisht, në Qendrën për Azil në Magurë janë të strehuar 17 migrantë, ndërsa në Qendrën për Migrantë në Vranidoll janë 9. Fitim Zariqi, drejtor i Qendrës për Azil në Magurë, thotë për Radion Evropa e Lirë se, ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit është shënuar një rënie e numrit të personave të strehuar në këtë qendër.

“Nga janari i këtij viti e deri më tash kemi pasur 44 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare. Disa nga ta janë larguar. Siç dihet, Kosova - në shumicën e rasteve - shfrytëzohet si vend transit për migrantë dhe nuk qëndrojnë këtu. Shumica janë larguar, kurse tani kemi vetëm 17 persona”, thotë Zariqi.

Ai tregon se nga viti 2019 - kur në Kosovë kanë aplikuar për azil 2.081 persona - numri i tyre ka shkuar duke rënë: në vitin 2020 kanë qenë 1.409; më 2021 - 578; më 2022 - 550; më 2023 - 181; më 2024 - 190 dhe deri më tash këtë vit 44. Sipas rregullave në Kosovë, një migrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.

Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit - në të kundërtën duhet të largohet  nga territori i Kosovës.Kosova nuk ka marrëveshje ekstradimi me shumë shtete dhe migrantët nuk mund të dëbohen, por shumica, thonë autoritetet, ikin vetë.

Sipas tyre, migrantët që nuk synojnë të qëndrojnë në Kosovë, zakonisht ndalojnë për 3 deri në 7 ditë. Ndërsa, për të fituar statusin e azilit, atyre u duhen disa muaj kohë.

Kosova, edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe përballet me sfida socio-ekonomike, ka pranuar dhe strehuar qindra azilkërkues viteve të fundit, veçanërisht gjatë krizave humanitare si ajo në Afganistan apo Ukrainë./ REL

kosove gaza


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari