LIVE UPDATES
Aktualitet

Në Vjosë vetëm 1 leje për marrje inertesh, por hulumtimi zbuloi dhjetëra kompani që zhvasin Parkun e Mbrojtur

Marrja e inerteve nga lumi dhe fraksionimi i gurit konsiderohet një nga veprimtaritë më shkatërruese për basenin e çdo lumi, aq më tepër kur ai lumë ka mbrojtje strikte. Megjithatë, përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, ai është një aktivitet i zakonshëm, megjithëse plani i menaxhimit të këtij parku e ndalon në mënyrë kategorike. Dunat e zhavorrit që janë gërryer nga shtrati i lumit nuk janë një pamje e rrallë.

18 Mars 2026, 22:45 Nga E. D

Në Vjosë vetëm 1 leje për marrje inertesh, por hulumtimi

Në vitin 2023, Vjosa u shpall Park Kombëtar, që i siguron një mbrojtje strikte. Megjithatë, mbrojtja duket se ekziston vetëm në letër, pasi në terren ajo ka një sërë kërcënimesh. Sipas një studimi të realizuar nga “EcoAlbania”, në Vjosë janë evidentuar 34 pika inertesh, nga të cilat 17 janë aktive me leje.

“Nga këto 17 leje aktive që praktikisht marrin inerte, kanë leje për të marrë inerte dhe përgjithësisht janë kompanitë që kanë pasur, po themi, tendera apo marrëveshje me qeverinë për të ndërtuar rrugët dhe janë aty në rastet kur bëjnë rikonstruksionin apo rinovimin e ndonjë problematike që mund të ketë në rrugë,” u shpreh Olsi Nika, ekspert mjedisi i “EcoAlbania”.

Marrja e inerteve nga lumi dhe fraksionimi i gurit konsiderohet një nga veprimtaritë më shkatërruese për basenin e çdo lumi, aq më tepër kur ai lumë ka mbrojtje strikte. Megjithatë, përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, ai është një aktivitet i zakonshëm, megjithëse plani i menaxhimit të këtij parku e ndalon në mënyrë kategorike. Dunat e zhavorrit që janë gërryer nga shtrati i lumit nuk janë një pamje e rrallë.

“Vjosa nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni prej vitesh. Aty ka dy-tre zona ‘hotspot’. Këto projekte patjetër ligjërisht duhet të largohen, por ka një afat kohor për t’u larguar. Afati është diku te 10 vjet, më duket, pra ka një afat goxha të gjatë kohor për t’u larguar. Por çfarë duhet patjetër aty të ndalohet? Marrja e inerteve,” u shpreh Besjana Guri nga Qendra “Lumi”.

Situata duket pak më komplekse. Shumica e këtyre subjekteve që punojnë në të gjithë vendin, jo vetëm në Vjosë, justifikohen se nuk po marrin inerte nga lumi. Ata thonë se kanë leje për të punuar me atë sasi inertesh që kanë marrë më parë. Mirëpo ekspertët e konsiderojnë të padrejtë një praktikë të tillë, pasi bizneset vazhdojnë të punojnë “gjithë jetën” me materialin që ia kanë marrë lumit.

“Por edhe në rastin më të mirë, që këto kompani nuk marrin më inerte, ata kanë marrë mjaftueshëm inerte nga lumi sa për të punuar aty dhe 10 vitet e ardhshme me ato male të inerteve që i kanë grumbulluar në anë të lumit. Vetëm marrja, ripërpunimi ose ritransportimi i këtyre inerteve do të mjaftonte për bizneset për të jetuar dhe për të fituar,” tha Besjana Guri.

Madje, aktivistët ngrenë dyshime se, sa kohë makineritë janë aty dhe nuk ka një monitorim të situatës, kompanitë mund të vijojnë ta shfrytëzojnë lumin.

“Por aty ka male dhe shtretër; buzë këtyre kompanive janë të mbushura me gropa, me gërryerje, që nuk tregojnë ndonjë aktivitet tjetër. Pra, këto pika marrjesh inerte në Vjosë aktualisht nuk duhet të marrin, për këtë nuk e vë dorën në zjarr që nuk marrin, për sa kohë makineritë janë aty dhe për sa kohë nuk ka një reagim publik apo një monitorim që e vërteton që ata nuk marrin. Çfarë ndodh?”, u shpreh Besjana Guri.

Ekspertët dyshojnë se pas lejes për ndërtim rrugësh fshihet në të vërtetë një abuzim i madh me inertet e lumenjve. Shumë nga materiali i mbledhur për rikonstruksion rrugësh ka përfunduar në fakt në kantiere të tjera ndërtimi.

“Në monitorimin më të imtësishëm që ne e kemi vënë re, shumë nga ai material i grumbulluar për këtë qëllim në fakt ka përfunduar në pistën e aeroportit të Vlorës. Pra, përfundon për ndërtime të veprave të tjera,” u shpreh Olsi Nika..

Shkatërrimi nuk është vetëm vizual.

Ndërhyrjet e dhunshme, si në rastin e Erzenit apo Shkumbinit, kanë krijuar gropa të mëdha. Për peshqit migratorë, kjo është si ndërprerja e një autostrade, duke izoluar zonat dhe penguar emigrimin e tyre.

“Rasti i Erzenit është një rast flagrant, ku ne shohim gropa të mëdha, mini-liqene të vegjël nëpër lum, dhe lumi nuk arrin më të ketë rrjedhë normale. Pra, rrjedha pengohet dhe është pikërisht nga marrja pa kritere e inerteve. Në fakt, për speciet e ujit, si peshqit migratorë, kjo është esenciale, sepse nuk i mundëson – është njësoj si të ndërpritet autostrada,” shton Olsi Nika./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet