LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në lumin Mat, dhjetëra kompani pa leje zhvatën inertet

Siç edhe dëshmojnë këto pamje, në të dy anët e shtratit të Matit gjenden dhjetëra pika të grumbullimit të inerteve. Rrugët nga kantieri drejt lumit dhe gropat e shkaktuara nga gërryerjet në shtratin e lumit dëshmojnë se aktiviteti vijon normalisht.

18 Mars 2026, 21:58 Nga E. D

Masakra në lumin Mat, dhjetëra kompani pa leje zhvatën inertet

MAT- Lumi Mat, me një sipërfaqe të basenit ujëmbledhës prej 2809 km², është kthyer në një simbol të shfrytëzimit pa kriter për inerte. Masakra mjedisore që ka nisur tre dekada më parë mbi këtë rrjedhë ujore, është e përqendruar nga Rrësheni, e deri në grykëderdhjen e tij në Adriatik.

Siç edhe dëshmojnë këto pamje, në të dy anët e shtratit të Matit gjenden dhjetëra pika të grumbullimit të inerteve. Rrugët nga kantieri drejt lumit dhe gropat e shkaktuara nga gërryerjet në shtratin e lumit dëshmojnë se aktiviteti vijon normalisht.

Asnjë nga institucionet, policia, prefektura, bashkia, administrata e zonave të mbrojtura, inspektoriati kombëtar nuk i shohin

Në një përgjigje me shkrim, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, që administron lejet për shfrytëzimin e lumenjve, i tha Inside Story se mbi lumin Mat janë vetëm dy subjekte me leje.

Më konkretisht bëhet fjalë për ‘Salillarin’, i cili e ka marrë lejen në vitin 2020 për mirëmbajtjen e autostradës Milot–Morinë. Vlera e inerteve për shfrytëzim është 603 mijë m³ me të drejtë shfrytëzimi deri në fund të koncensionit.

Kompania e dytë është “BAMI HOLDING” e cila është pajisur me leje në vitin 2025, për shfrytëzimin e inerteve lumore në shtratin e Përroit të Hurdhës për zbatimin e projektit “Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës. Vlera e inerteve për shfrytëzim është 60 mijë m³, deri në vitin 2028.

Sipas AMBU, të gjitha subjektet e tjera janë pa leje. Megjithëse kjo është një masakër që zhvillohet në mes të ditës, askush nuk merr asnjë masë.

Sa më sipër, çdo subjekt apo individ që ushtron aktivitet në shtretërit e lumenjve, në zonat pranë tyre apo kryen shfrytëzim të materialeve inerte dhe që nuk rezulton i përfshirë në listën e subjekteve të autorizuara që po ju përcillet, konsiderohet se operon pa lejen përkatëse dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për menaxhimin dhe përdorimin e burimeve ujore.

Malet me inerte ndodhen të depozituara anës tij, në mes të një prej arterieve kryesore të vendit, por, asnjë institucion nuk ka të dhëna se sa është sasia që i është marrë lumit.

Megjithatë, dokumente të ndryshme të siguruar nga Inside Story dëshmojnë se të gjitha autoritetet janë në dijeni të masakrës që ndodh mbi lumin Mat.

Në fund të dhjetorit të vitit 2020, prefekti i Lezhës, i cili sipas ligjit është edhe kryetari i komisionit që miraton lejet për shfrytëzimin e inerteve, i ka dërguar një shkresë zyrtare një sërë institucioneve përgjegjëse për situatën. Ai ngre alarmin për numrin e lartë të subjekteve pa leje që ushtrojnë veprimtarinë e nxjerrjes të inerteve në shtratin e lumit Mat, edhe pse i kanë njoftuar disa herë autoritetet.

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve nga subjekte pa leje, përveçse ushtrohet hapur, pa u shqetësuar nga askush, deri më sot nuk jemi informuar nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e subjekteve pa leje që shfrytëzojnë inertet, që të jenë gjobitur apo ndëshkuar për gjithë këtë krim mjedisor përgjatë lumit Mat.

Asokohe në këtë basen ujor ishin të licencuara vetëm 4 subjekte, por prefektura informonte autoritetet se mbi 30 subjekte të tjera e shfrytëzojnë këtë lum pa leje. Pavarësisht këtij alarmi edhe në kanal zyrtar, asnjë institucion nuk reagoi./Top Channel

mat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet