LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërhyrjet në shtratin e Shkumbinit, aktivisti: Rrezikohen banesat, gërryerjet kanë cenuar rëndë habitatet

Masakra e vërtetë ka ndodhur në zonën e Librazhdit, ku 5 kompani janë licencuar për të marrë inerte mbi lumin Shkumbin, të cilat do t’i përdorin për të ndërtuar korridorin e 8-të që kalon në këtë zonë.

18 Mars 2026, 22:10 Nga E. D

Ndërhyrjet në shtratin e Shkumbinit, aktivisti: Rrezikohen banesat,

PEQIN- Këtu jemi në zonën e Peqinit, ku në kurriz të shtratit të lumit Shkumbin janë zgjeruar dhe funksionojnë prej vitesh një sërë biznesesh. Asnjë prej tyre nuk bën pjesë në listën e vënë në dispozicion nga AMBU. Ndërsa këtu jemi në Bradashesh, pas vend-depozitimit të mbetjeve ku duken makineritë që po punojnë në shtratin e lumit.

Masakra e vërtetë ka ndodhur në zonën e Librazhdit, ku 5 kompani janë licencuar për të marrë inerte mbi lumin Shkumbin, të cilat do t’i përdorin për të ndërtuar korridorin e 8-të që kalon në këtë zonë.

“Në Shkumbin kemi parë rastin më të keq se si shfrytëzohen inertet e një lumi dhe se si sakrifikohet një lum për hir të ndërtimit të një rruge. Patjetër ne nuk jemi kundër zhvillimit, nuk jemi kundër infrastrukturës. Të gjithë ne duam të lëvizim në rrugë të mira, jetojmë mirë si qytetarë të Shqipërisë dhe duam që vendi ynë të jetë me standarde ndërkombëtare”, u shpreh Besja Guri nga Qendra “Lumi”.

Pamjet në terren dëshmojnë se ndërhyrja në shtratin e lumit Shkumbin ka qenë arbitrare. Në disa vende ka pasur marrje masive të inerteve, në disa zona të tjera janë depozituar buzë lumit dherat e dala nga gërmimet dhe në zona të tjera është devijuar shtrati i lumit.

“Rasti i Shkumbinit është një nga rastet më flagrante se si keqpërdoret shtrati i lumit për hir të zhvillimit apo për hir të infrastrukturës. Mënyra se si merren inertet, mënyra se si është devijuar shtrati i lumit për të marrë inertet dhe më pas depozitimet që bëhen, pra që janë dherat, mbetjet nga ndërtimi në anë të lumit kanë formuar male, male të tëra duke ndryshuar komplet rrjedhën e lumit, shtratin e lumit dhe nga ana tjetër duke dëmtuar dhe tokat përreth”, u shpreh Guri.

Pasojat janë të dukshme. Fshati përballë ka rrëshqitur.

Gëzim Shuli që drejton një shoqatë mjedisore në zonën e Librazhdit dhe që e ka ndjekur prej kohësh situatën, thotë se lumi Shkumbin është një nga lumenjtë më të pastër të ekosistemeve ujore në vendin tonë. Sipas tij, si pasojë e punimeve ujërat janë ndotur, duke kërcënuar habitatin ujor. Mes tyre edhe ngjalën që jeton në këtë zonë, e cila është një specie në rrezik zhdukjeje në listën e IUCN-së.

“Po rrëshqasin tokat bujqësore, po rrezikohen edhe shtëpi në shumë raste. Ndryshimi i morfologjisë së trupit lumor sjell pasoja të pakthyeshme. Një sepse nëse ti gërmon në trupin e lumit do të rrisësh rrëmbyeshmërinë e tij duke e bërë akoma më të rrëmbyeshëm dhe kjo do të sjellë pasoja në të gjithë brigjet anësore të rrjedhës siç e kemi parë me rrëshqitje e dherave. Duke gërryer prapë lumin, ti do të prishësh habitatet e gjithë gjallesave që jetojnë aty”, u shpreh aktivisti Gëzim Shuli./Top Channel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet