LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e REL: Qasja në të dhënat penale ngre shqetësim për privatësinë dhe ndarjen e pushteteve në Kosovë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kanë shprehur rezerva të mëdha ndaj masës, duke paralajmëruar se ajo mund të jetë në kundërshtim me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale.

18 Mars 2026, 19:24 Nga E.d
Analiza e REL: Qasja në të dhënat penale ngre shqetësim
Foto ilustruse

Një draft-udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, që synon të zgjerojë qasjen e saj në të dhënat penale të qytetarëve, ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e privatësisë, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit të informacioneve të ndjeshme.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kanë shprehur rezerva të mëdha ndaj masës, duke paralajmëruar se ajo mund të jetë në kundërshtim me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ministria e Drejtësisë (MD) nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesave për koment të Radios Evropa e Lirë.

Kritika për “qasje të pakufizuar”

Sipas IKD-së, që i ka bërë edhe një analizë këtij draft-udhëzimi, ai i jep Ministrisë së Drejtësisë kompetenca shumë më të gjera sesa ato që parashihen me ligj.

“Ky draft i jep Ministrisë qasje të plotë në Sistemin e Evidencës Penale - duke përfshirë marrjen e dosjeve, kopjimin dhe përpunimin masiv të të dhënave e të tjera - kompetenca që nuk ia njeh Ligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale”, thotë Gëzim Shala nga ky institut.

Sistemi i Evidencës Penale është databaza që përmban të dhëna mbi dënimet penale të qytetarëve dhe përdoret kryesisht nga autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit.

Sipas Ligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale, ai administrohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ligji aktual i lejon Ministrisë qasje të kufizuar në këtë sistem, kryesisht për qëllime të bashkëpunimit ndërkombëtar, si shkëmbimi i të dhënave për personat e dënuar me shtete të tjera, por jo ndërhyrje apo kontroll të drejtpërdrejtë mbi databazën.

Rreziku për privatësinë dhe të drejtat e njeriut

Ekspertët theksojnë se të dhënat nga Sistemi i Evidencës Penale klasifikohen si ndër më të ndjeshmet dhe kërkojnë mbrojtje të rreptë ligjore.

Sipas Shalës, drafti bie ndesh jo vetëm me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë, por edhe me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Këto standarde janë pjesë e kornizës më të gjerë evropiane për mbrojtjen e privatësisë, të cilën Kosova synon ta ndjekë në kuadër të afrimit me Bashkimin Evropian.

“Ky draft nuk respekton standardet për mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme dhe për këtë arsye kemi të bëjmë edhe me shkelje të të drejtave të njeriut, të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës”, thotë Shala.

Ai paralajmëron edhe për një rrezik tjetër: transferimin e kontrollit mbi këto të dhëna nga sistemi gjyqësor në një institucion ekzekutiv.

“Nëse të dhënat kalojnë nga sistemi gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë - pra, te një institucion ekzekutiv dhe politik - atëherë mund të krijohen dyshime se këto të dhëna, potencialisht, mund të përdoren edhe politikisht, në raport me persona që kanë peshë politike apo peshë publike”, paralajmëron Shala.

Në sistemet demokratike, ndarja ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv konsiderohet thelbësore për të parandaluar abuzimin me informacionet e ndjeshme.

Kundërshtime edhe nga sistemi gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, që administron Sistemin e Evidencës Penale, kundërshton po ashtu qasjen e paraparë në draft.

Sipas KGJK-së, qasja e plotë e Ministrisë së Drejtësisë në të dhënat individuale të personave të dënuar, bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve dhe me legjislacionin në fuqi.

Megjithatë, ky institucion ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e një dokumenti të përmirësuar, duke ofruar asistencë dhe propozime konkrete.

Komentet e KGJK-së bazohen në një sërë ligjesh vendore dhe standardesh ndërkombëtare që rregullojnë mbrojtjen e të dhënave dhe funksionimin e evidencës penale.

“Komentet që i janë dërguar Ministrisë së Drejtësisë janë të bazuara në dispozitat e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Kodit të Drejtësisë për të Mitur, Ligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale, Ligjin për KGJK-në dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe në praktikat dhe aktet përkatëse ndërkombëtare, të cilat rregullojnë funksionimin e regjistrit shtetëror të evidencës penale”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së për Radion Evropa e Lirë.

KGJK-ja është organi kryesor përgjegjës për administrimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, përfshirë menaxhimin e të dhënave penale - çka e bën rolin e saj kyç në këtë debat.

Mungesë konsultimesh me autoritetin e privatësisë

Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e konsultimeve me Agjencinë për Informim dhe Privatësi - institucioni kryesor për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.

AIP konfirmon se nuk ka qenë e përfshirë në procesin e hartimit të draftit dhe se nuk ka pasur dijeni për të deri në momentin kur është kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë.

“Çdo draft që prek përpunimin e të dhënave personale - sidomos të dhëna të ndjeshme - duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë juridik dhe institucional para miratimit”, thekson AIP për Radion Evropa e Lirë.

Në shumë vende evropiane, konsultimi me autoritetet e privatësisë është një hap i detyrueshëm për çdo politikë që prek të dhënat personale.

AIP paralajmëron se të dhënat nga Sistemi i Evidencës Penale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën private, dinjitetin dhe reputacionin e qytetarëve, dhe për këtë arsye kërkojnë standarde të larta mbrojtjeje.

Qëndrimi i Avokatit të Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit nuk dha ndonjë vlerësim konkret për draftin, duke theksuar se nuk komenton dokumente që nuk janë në shqyrtim zyrtar prej tij.

Megjithatë, ky institucion rikujton se çdo akt ligjor dhe nënligjor duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit konfirmon për Radion Evropa e Lirë se nuk ka qenë pjesë e grupit punues dhe nuk ka marrë ankesa zyrtare lidhur me këtë çështje, por shton se do ta monitorojë atë në vijim.

Draft-udhëzimi administrativ nuk është miratuar ende përfundimisht.

Institucionet dhe organizatat që kanë reaguar presin që ai të rishikohet në tërësi, duke marrë parasysh vërejtjet e ngritura dhe duke u harmonizuar me ligjin dhe standardet ndërkombëtare./REL

ministria e drejtësisë kosovë këshilli gjyqësor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet