Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo e fundit na pret në ndërtesën e përfituar në vitin 2002 nga Bashkia e Durrësit, pas prishjes së banesës së saj për shkak të një plani zhvillimi. Por edhe pse kanë kaluar 23 vite, ajo ende nuk ka arritur të marrë banesën e premtuar.
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiell të hapur, na bënë që të udhëtonim këtë të premte drejt Shkozetit, në Durrës, për të takuar Sonila Gegën. Kjo e fundit na pret në ndërtesën e përfituar në vitin 2002 nga Bashkia e Durrësit, pas prishjes së banesës së saj për shkak të një plani zhvillimi. Por edhe pse kanë kaluar 23 vite, ajo ende nuk ka arritur të marrë banesën e premtuar.
Kur themi “banesë”, është pak si shumë në fakt, pasi ajo është një magazinë, pa tavan, pa dyer dhe pa dritare, ku u vendos familja në vitin 2002 nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Miri Hoti. Por që nga ai vit e deri më sot, ajo nuk ka kaluar në emër të kryefamiljarit Armand Gega, për shkak të burokracive dhe neglizhencës së institucioneve. Edhe sot e kësaj dite, familja qëndron në kushte mesjetare, me sytë nga shteti, i cili nuk ka lëvizur as gishtin për t’i ndihmuar.
Sonila tregon vështirësitë e jetesës në atë magazinë, kushtet e rënda dhe, si të mos mjaftonte kjo, edhe betejën që ajo ka pasur me Bashkinë e Durrësit për të marrë shtëpinë që iu premtua. Ndërkohë, nisin edhe konfliktet me komshiun poshtë saj, i cili, duke shfrytëzuar neglizhencën e shtetit, tenton t’ia marrë banesën duke u përpjekur ta kalojë në emrin e Armand Gegës.
Këtu nis edhe konflikti që më pas degjeneroi në dhunë fizike mes burrave, çka çoi në pranga bashkëshortin e Sonilës dhe më pas në dënimin e tij me 6 muaj burg nga gjykata. Ndërkohë, sorollatjet nëpër zyrat e institucioneve në Durrës vazhduan, bashkë me ping-pongun burokratik që e dërgonte Sonilën nga një zyrë në tjetrën, gjithmonë pa zgjidhje. Pasi dëgjuam rrëfimin e saj, u nisëm të takojmë personat përgjegjës për këtë neglizhencë 23-vjeçare.
Por për çudinë tonë, të gjitha institucionet vendosën të tregohen bashkëpunuese dhe të gatshme për të zgjidhur një problem që kishte 23 vite që flinte në zyrat e tyre.
Pasi morëm zotimin e Diana Mandias, përgjegjëse e Zyrës së Strehimit në Bashkinë e Durrësit, dhe të Jolanda Mustafarajt, drejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave (Dega Durrës), kërkuam më shumë siguri. Për këtë arsye, takuam vetë kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako.
Kjo e fundit u tregua e gatshme ta shohë me prioritet këtë problematikë, që prej 23 vitesh nuk ka gjetur zgjidhje. Megjithatë, familja Gega ka pritur 23 vite për të marrë banesën e premtuar, ndaj do të duhet të presë edhe disa ditë të tjera, derisa të marrë formë korrespondenca ndërinstitucionale.
Vetëm se këtë herë Sonila dhe familja e saj nuk do të jenë vetëm, pasi ne do të jemi me ta. /Piranjat.al
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e S...
Mashtrimet financiare janë kthyer në një fenomen thuajse të përditshëm, sidomos me zhvillimin e teknologjisë online. Grupe ...
Aida Hajnaj TIRANA- Aida Hajnaj, ish-drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka paditur në Gjykatën Administrative procesin...
Foto nga emisioni Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra ...
Foto nga vendngjarja ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës para klubit Rinora4 në R&uum...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor, duke v&...
Foto ilustruese BERAT- Një 43-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në fshatin Duhanas të Beratit, pasi ra aksidentalisht ng...
Foto ilustruese GREQI- Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një shqiptar u gjet i prango...
Florant Nako ANGLI- Një ish-drejtor banke, i akuzuar për grabitjen e parave të një klienti në vitet 2018 dhe 2019, është...
Vilat lusoze duke u shembur TIRANA- Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u...