7 Nëntor 2025, 20:29
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor, duke vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 55 efektivë dhe 7 mjete nga Njësitë e Sigurisë Publike në disa qarqe të vendit.
Forcat e rendit janë angazhuar në transportin dhe mbrojtjen e materialeve zgjedhore nga pikat kufitare dhe magazinat e KQZ-së drejt qendrave të numërimit në Vlorë, Tepelenë, Berat, Burrel dhe Cërrik, si dhe në ruajtjen e rendit publik në zonat me risk.
Policia thekson se është në gatishmëri të plotë për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, të ligjshëm dhe të sigurt në të gjithë territorin.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të detyrimeve që ka Policia e Shtetit gjatë proçesit zgjedhor, të përcaktuara në pikën 2 të nenit 4 dhe pikën 6 të nenit 7 të Vendimin Nr. 12, datë 30.12.2020, të KQZ "Rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në shërbim të zgjedhjeve", Vendimi nr.25, datë 27.03.2025 të Komisionit Rregullator "Për disa ndryshime në Vendimin Nr.12, datë 30.12.2020", ju përcjellim informacionin si më poshtë:
Nisur nga situata e përgjithshme e rendit dhe sigurisë publike, bazuar në kërkesat e Drejtorive Vendore të Policisë, kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, për garantimin e rendit gjatë aktiviteteve sportive (ndeshjet e futbollit të kategorisë Superiore dhe kategorisë së Parë), me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, është vlerësuar e domosdoshme përdorimi i forcave të Njësive për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë pranë DPPSH, për mbështetjen e Drejtorive Vendore të Policisë.
Në mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kryerjen e shërbimit, Shoqërimin, sigurimin e materialeve zgjedhore gjatë transportit nga P.K.K. Hani i Hotit, Shkodër për në ambientet e magazinave të KQZ-së në Vaqarr, Tiranë, janë angazhuar 7 (shtatë) punonjës policie dhe I (një) mjet të Njësisë për Sigurinë Publike Shkodër. Shërbimi filloi në orën 08.00 të datës 06.11.2025 dhe përfundoi në orën 02.00, datë 07.11.2025.
Në mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kryerjen e shërbimit, Shoqërimin. sigurimin e materialeve zgjedhore gjatë transportit nga magazinat e KQZ-së në Vaqarr, Tiranë, në drejtim të KZAZ-së në Bashkitë Vlorës, Tepelenë, Berat, Burrel, Cërrik, dhe mbështetjen e Drejtorive Vendore të Policisë për garantimin e rendit publik, janë angazhuar me shërbim 40 (dyzet) punonjës policie dhe 5 (pesë) mjete të Njësisë për Sigurinë Publike Fier dhe Tiranë. Shërbimi ka filluar në datën 07.11.2025, ora 06.00, deri në një urdhër të dytë.
Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kryerjen e shërbimit, mbështetje të strukturave të policisë vendore për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në territorin në juridiksion të kësaj drejtorie, janë angazhuar me shërbim, 8 (tetë) punonjës policie dhe I (një) mjet të Njësisë për Sigurinë Publike Fier. Shërbimi do të fillojë në datën 07.11.2025, ora 14.00, deri në një urdhër të dytë.
Policia e Shtetit, është e angazhuar maksimalisht për zbatimin rigoroz të ligjit dhe akteve nënligjore, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
policia e shtetit zgjedhjet e pjesshme lokale
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 20:22
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Një 43-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në fshatin Duhanas të Beratit, pasi ra aksidentalisht ng...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 19:22
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një shqiptar u gjet i prango...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 18:14
M.L
Florant Nako
ANGLI- Një ish-drejtor banke, i akuzuar për grabitjen e parave të një klienti në vitet 2018 dhe 2019, është...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 17:35
M.L
Vilat lusoze duke u shembur
TIRANA- Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 17:01
M.L
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Dy persona u arrestuan nga Policia në Kakavijë, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri lënd&e...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 16:33
M.L
Eva Ndoja, foto ilustruese
ZVICËR- Media zviceriane Neue Zuercher Zeitung raporton se këngëtarja shqiptare Eva Ndoja ësht&eum...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 16:09
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:58
Elton Qyno
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:57
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar sot një 31-vjeçar qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur p...
Aktualitet
7 Nëntor 2025, 15:03
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Ngjarja e rëndë në Malishevë, ku Astrit Isufi vrau dy kunetërit e tij, Driton dhe Naim Morina, po zba...