Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.
TIRANË- SPAK ditën e sotme ka dërguar në Gjykatë një kërkesë të re duke rënduar pozitat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Sipas gazetares Anila Hoxha, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, Spak ka një kërkesë të dytë, i ka kërkuar GJKKO vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.
Ka dyshime se Goro i ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano 4 hektarët tokë, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.
“Nga prokuroria e Vlorës është hetuar dhurimi i 4 hektarëve tokë në adresë të një tjetër kryetari bashkie, i cili u votua për shkak se Beleri ishte në burg, 4 hektarët tokë i janë falur kryebashkiakut Arqile Bollano, i cili nuk është pyetur ende nga SPAK. Është kryebashkiaku i tretë i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat”, tha Hoxha.
Hetimi është bërë nga prokurori i Vlorës, Arjan Xhaferri, i cili shpalli mos kompetencen dhe ia dërgoi çështjen SPAK-ut.
Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.
Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.
pamje nga zjarri LAZARAT- Një zjarr ka përfshirë mbasditen e sotme Lazaratin, ndërkohë që në rrezik janë edhe bane...
pamje nga vendngjarja ROSKOVEC- Banorët e fshatrave Suk dhe Arapaj, të cilët preken nga ndërtimi i TECI-t kanë protestuar sot para...
Foto ilustruese TIRANË- Me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 75...
fotot ilustruese KORÇË- Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premte në Korçë. Bëhet...
Arbër Çekaj TIRANË- Sekuestrimi i pasurive të Kristian Boçit dhe gruas së tij Drilona Boçit ka bërë shum...
Pajisja e kobaltoterapisë TIRANË- Pajisja e kobaltoterapisë ka hyrë në Shqipëri në vitin 2017, dhe jo në vitin 2020...
fotot ilustruese SHQIPRI- Të dhënat e INSTAT-it për censin e popullsisë kanë zbuluar statusin e qytetarëve të Shqipë...
pamje nga vendngjarja PUKË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Pukë, ku janë asgjësuar 183 bimë ...
Rajmonda Balilaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish-k...
Foto ilustruese TIRANË- INSTAT ka publikuar sot të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 202. Ky është censi i tret...