LIVE UPDATES
Aktualitet

GJKKO çon për gjykim dosjen e ish-kryetares së Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj dhe 6 ish-zyrtarëvë

Rajmonda Bilalaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj janë ish-zyrtarët të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258- 25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021). 

28 Qershor 2024, 14:56 Nga N.F
GJKKO çon për gjykim dosjen e ish-kryetares së Bashkisë
Rajmonda Balilaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Bilalaj dhe 6 ish-zyrtarëve të hetuar për abuzim në 2 tendera. Sipas njoftimit të SPAK, Rajmonda Bilalaj dhe 6 ish- zyrtarët i dhanë dy tendera firmës 'Genti 001' të Ilir Dervishajt, me vlerë 15.3 mln lekë.


Rajmonda Bilalaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj janë ish-zyrtarët të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258- 25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021). Ndërsa Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. Në lidhje me gjyqataren që do të gjykojë çështjen do të përcaktohet për mes shortit.

 

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimit penal Nr.82, të vitit 2021, me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021), si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.


2. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:

• Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258- 25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

• Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

• Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.

3. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim

rajmonda balilaj gjkko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet