LIVE UPDATES
Aktualitet

Besnik Koçiu ndërroi jetë te "313"-ta, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: U mbajt 8 ditë në qeli pavarësisht shqetësimeve shëndetësore të vazhdueshme! Të hetohet ngjarja

Në reagim thuhet se gjendja jo e mirë shëndetësore e Koçiut rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor që kishin lënë herë pas here shënime që ai të mbahej nën vëzhgim. 

7 Gusht 2025, 14:00 Nga r.ll
Besnik Koçiu ndërroi jetë te "313"-ta, Komiteti
foto ilustruese

TIRANË- Besnik Koçiu, 51-vjeç humbi jetën në burgun 313 pas problemeve shëndetësore. Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Komiteti i Shqiptar i Helsinkit, ku shprehet se gjatë ditëve të para të akomodimit të tij në IEVP "Jordan Misja" kishte paraqitur ankesa për dhimbje, dobësi trupore dhe djegie. 

Komiteti njofton se nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme, dhe kështu ishtë transferuar në një dhomë i vetëm. Në reagim thuhet se gjendja jo e mirë shëndetësore e Koçiut rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor që kishin lënë herë pas here shënime që ai të mbahej nën vëzhgim.  Ndërkohë më tej shtohet se në 24 korrik në orën 07:00, Besnik Koçiu është dërguar më urgjencë te QSUT, ku mjekët e kanë shpallur të vdekur nga arresti kardiak. 

Nga monitorimi i KShH, ka rezultuar se 51-vjeçari ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për tu dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim.

KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.

REAGIMI I PLOTË: 

Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit B.K përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit.

Shtetasi B.K, ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi.

Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC ischemic akut.

Rezulton se, gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron.

I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë,nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.

Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.

Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën 07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.

Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për tu dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. Mgjth, KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.

KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjëndjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.

Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria” e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar në sistemin e burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë (KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një “përpjekje të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore, mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend që t’i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, § 93).

KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk ështe hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K.

Familjarët e viktimës nga ana tjetër kanë hedhur akuza ndaj institucioneve se 51-vjeçari nuk humbi jetën nga sëmundja por nga neglizhenca dhe shpërfillja e burgut.  Sipas familjarëve burgu 313, nuk tregoi kujdesin as më minimal dhe njerëzor ndaj një të paraburgosuri i cili kishte probleme serioze shëndetësore. Ata theksojnë se 51-vjeçari një natë para se të ndërronte jetë shfaqi probleme shëndetësore dhe në vend që të dërgohej për trajtim u izolua në një ambient tjetër. Familjarët shtojnë se i afërmi i tyre dha frymën e fundit i vetëm dhe pa ndihmën e askujt.

komiteti shqiptar i helsinkit besnik koçiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet