LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Paraliza institucionale po e cenon "shtetësinë dhe rendin kushtetues të Kosovës"

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

7 Gusht 2025, 13:31 Nga M.B
Analiza: Paraliza institucionale po e cenon "shtetësinë dhe
Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësisë – pa Kuvend të konstituuar, pa Qeveri me kompetenca të plota ekzekutive. Situata është përshkallëzuar me zhvillimet e reja në Gjykatën Kushtetuese. Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, ka thënë Shtuni në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Ai i ka bërë këto komente pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstitutim të Kuvendit. Presidentja e ka arsyetuar vendimin duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb, Radomir Llaban si raportues në shqyrtim të lëndës, është vendim shqetësues dhe i rrezikshëm.

Pas deklaratës së Osmanit se Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, në publik kanë nisur të qarkullojnë ide se Prokuroria mund të ndërhyjë pas këtyre pretendimeve, apo Llaban mund të shkarkohet, çka do ta vinte në pikëpyetje funksionalitetin e gjykatës, dhe kështu do të rriteshin edhe më tepër paqartësitë për hapat e radhës drejt zgjidhjes së krizës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se i trajton kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, dhe ka rikujtuar që gjyqtari Llaban është emëruar në vitin 2018, pasi u ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi dhe dekretimin nga presidenti i atëhershëm.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndonëse rasti i gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese “duket kredibil, sa i përket të kaluarës së tij dhe brengave për karakter të dyshimtë jokredibil në atë rol”, nëse shikohet pamja në përgjithësi dhe rrethanat në veri, po krijohet ideja që ndarja e pushteteve me karakter etnik në Kosovë nuk po funksionon.

“Çështja e tërheqjes së kërkesës nga Kushtetuesja po e thellon tutje këtë narracionin që karakteri multietnik i Kosovës është duke u rrënuar”.

Multietniciteti në Kosovë është njëri prej aspekteve që faktori ndërkombëtar e mbron me çdo çmim dhe bën thirrje të vazhdueshme që shumica shqiptare t’i integrojë pakicat në të gjitha nivelet, siç iu takon me Kushtetutë. Kërkesë të ngjashme pati më 6 gusht edhe i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Mirëpo, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë mediave po atë ditë se çdo veprim është në funksion të integrimit të serbëve.

“Kryetarët shqiptarë në katër komunat në veri i kanë nënkryetarët serbë dhe kanë drejtorë serbë. Unë kërkova që të ketë një mirënjohje më të madhe për shtetin e Kosovës, sepse nuk ka asnjë incident mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre serbë në veri”.

Kosova vazhdon të mos ketë Kuvend të konsituuar pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe partitë nuk sinjalizojnë se janë të gatshme për kompromis. Në mungesë të një Kuvendi aktiv, plot ligje e marrëveshje ndërkombëtare në vlera milionëshe kanë mbetur në vendnumëro. Visoka i përmend dy rreziqe të tjera të mëdha nga situata e krijuar.

E para është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale. Sipas tij, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

Sipas Shtunit, përgjegjësia për gjetjen e zgjidhjes është e klasës politike në Kosovë dhe ajo nuk mund të delegohet.

“Sinqerisht shpresoj shumë se politika në Kosovë do të dijë t’i tejkalojë, si përçarjet dhe armiqësitë e tepruara mes veti, ashtu edhe varësinë e zgjidhjeve në zarf nga jashtë. Ky është testi i vërtetë i pjekurisë shtetërore dhe i konsolidimit të sovranitetit”, ka thënë Shtuni.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka thënë pas takimeve me liderë politikë të Kosovës se ata kanë fituar vota për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet shteti, andaj duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin e dhënë nga populli. Aspekti i dytë, sipas profesorit Visoka, është që ky kaos i konvenon Serbisë, që të lobojë kundër shtetësisë së Kosovës, të cilën nuk e njeh. Edhe Shtuni beson se nga kjo situatë përfitojnë shtetet jomike për ta portretizuar Kosovën si shtet i dështuar.

“Populli ka një shprehje të urtë që thotë: Më mire të daltë syri se sa nami. Këtu kam frikë se po dalin të dyja, edhe imazhi i vendit po cenohet edhe interesat madhore po dëmtohen. Pse? Sepse besimi i partnerëve strategjikë të një Kosove të aftë për të qenë e zonja e vetes, dhe një partnere e besueshme, e fortë, dhe e qëndrueshme, po zbehet ndjeshëm”.

Shtuni beson se përgjegjësitë e paralizës politike janë proporcionale me rezultatet e 9 shkurtit.

“Votat janë përgjegjësi, ndaj përgjegjësinë kryesore për gjetjen e kompromisit e ka partia që ka dalë e para. Fakti se votuesit nuk i dhanë asnjë partie mandat për të qeverisur vetëm, çon në përfundimin logjik se ata votuan për ndryshim, pra për një qeverisje koalicioni, që në thelb është qeveri kompromisi".

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate. Visoka beson se nëse një parti do të bënte tani lëshime, ajo do të fitonte simpati më të madhe në publik.

“Do të merrte përkrahje politike për atë veprim që do ta quaja fisnik për të kaluar këtë krizë”.

Ai porosit që pas kthimit të situatës në normalitet, duhet të mendohet në rrafshin afatgjatë se si të bëhen ndryshime kushtetuese, ligjore dhe rregullative që të mos ketë përsëritje të një ngërçi të tillë politik./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet