LIVE UPDATES
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa ekstreme deri në mbyllje të mediave

Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e GJEDNJ-së.

7 Gusht 2025, 12:20 Nga Elvin Luku
Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa ekstreme deri
foto ilustruese

TIRANË- Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më të rëndësishme që garanton edhe sigurinë juridike.

Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e GJEDNJ-së.

Sikurse do të analizojmë në vijim, drafti i Kodit Penal, godet rëndë lirinë e shprehjes dhe censuron qytetarin, gazetarin dhe median duke kriminalizuar veprime dhe praktika që deri më sot nuk konsideroheshin si të tilla. Ky dokument nuk i parashikon një status të veçantë gazetarit të lirë apo atij të atashuar pranë një medie që administron dhe raporton informacionin për interes publik. Gjithashtu koncepti për median është i vjetër, pasi njehson këtë te fundit me gazetarin, duke harruar se luftën e parë për liri raportimi, reporter e ka brenda redaksisë.   

Për të kaluar më në detaje, do të ndalemi ndoshta te neni më abuziv në raport me median e lirë (Neni 515), gazetarinë e pavarur dhe përpjekjen për të censuruar një gazetar të pavarur, por pse jo dhe individë të tjerë opinionbërës, influencer, gazetarin-qytetar, etj., që përpiqen të hedhin dritë dhe në çështje abuzive, shpesh herë nën ombrellën e informacionit sekret, që duhet mbajtur larg opinionit publik.

Neni 515 – Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal

1. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

2. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.

3. Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

Marrëdhëniet që pushtetet e tjera kanë në raport me median tregojnë shumë për nivelin demokratik të një vend dhe në këtë nen, sikurse dhe shumë të tjerë në këtë draft, nuk i njohin asnjë status gazetarit apo dhe medias, ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhe vendimi i fundit i Kushtetueses në rastin Qyno, i njeh gazetarit të drejtën për publikimin e informacionit sekret dhe ruajtjen deri në fund të burimit të tij.

Po të kthehemi disa dekada pas, në vitin e largët 1971, është marrë një vendim historik mbi të ashtuquajturën “Pentagon Papers”, e cila mund të konsiderohet si çështja më e rëndësishme në historinë e medias botërore dhe gazetarisë investigative që i hapi rrugë hulumtimeve të tjera, mes tyre dhe skandalit të “Watergate”.

Shkurtimisht, Gjykata Supreme në SHBA rrezoi tentativat e qeverisë amerikane e cila përdori argumentin e “kërcënimit te sigurisë kombëtare” për të ndaluar publikimin e raportit sekret të Pentagonit mbi luftën në Vietnam, në New York Times dhe Washington Post. Në këtë dokument tregohej sesi qeveria kishte fshehur për shumë vite informacione duke mashtruar Kongresin dhe publikun amerikan. Vendimi i Gjykatës Supreme shënoi një standard në SHBA në të cilin interesi publik prevalonte mbi sekretin dhe lejoi publikimin e raportit prej mediave.

Po kështu, ka disa procese gjyqësore kur Strasburgu ka argumentuar se Neni 10 i Konventës mbron publikimin e një dokumenti sekret nga ana e gazetarit pasi interesi publik është më i lartë se dokumentet e klasifikuara. (Stoll vs. Switzerland 2007)

Nëse afrohemi në kohë, në rastin e skandalit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, e njohur si NSA, në vitin 2013, ndonëse të dhënat që rrodhën ishin të klasifikuara si sekret, qeveria amerikane procedoi penalisht Eduard Snowden si ish-punonjës i Shërbimit Sekret Amerikan dhe askush nuk tentoi të akuzonte mediat dhe gazetarët që publikuan informacionet.

Ka dhe raste të tjera ndërkombëtare, sigurisht, por jurisprudenca jonë është pasuruar edhe me një vendim të këtij vitit të Gjykatës Kushtetuese e cila argumentoi se rëndësia për të mbrojtur burimin e informacionit në rastin e gazetarit Elton Qyno është më e lartë se ajo për ruajtjen e aktit konfidencial.  

Ndaj, nuk mundet sot, në vitin 2025, pas gjithë këtyre praktikave botërore dhe vendase, një shtet si Shqipëria aspirante për anëtare në BE, të hartojë një draft të Kodit Penal ku të mos njohi, rëndësinë, statusin dhe të drejtën jo vetëm të gazetarit investigativ, por në kushtet e sotme të zhvillimit të medias edhe reporterëve të lirë, që jo domosdoshmërish janë të lidhur me një media tradicionale, por punojnë për platforma alternative online, apo si gazetarë të pavarur.

Prisni, se nuk ka mbaruar!

Pasi ky nen, të cilin jo më kot e cilësuam si abuziv, pasi dënon median apo gazetarin e pavarur që është regjistruar si person juridik, në momentin kur ai ka pamjaftueshmëri financiare për të paguar gjobën, dënimi i tij mund të konvertohet edhe në mbyllje të “personit juridik” sipas nenit 123/6 të këtij Kodi.

Neni 123/6: Në rast pamundësie apo pengese në shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata, me kërkesë të prokurorit, vendos ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit të dënimit. Nëse personi juridik nuk disponon fonde dhe pasuri për shlyerjen e dënimit me gjobë, gjykata mund ta zëvendësojë atë me dënimin e mbarimit të personit juridik.

Pra, publikimi i një dokumenti sekret, që gazetari gjykon se mbart interes te larte publik, mund te sjellë dënim të konvertuar në mbyllje të platformës apo medias në të cilën ai punon.

Dhe duhet mbajtur në vëmendje se një pjesë e konsiderueshme e mediave apo organizatave që lëvrojnë gazetari investigative në Shqipëri, janë kryesisht iniciativa individuale apo grupe gazetarësh, që financohen kryesisht me grante të huaja dhe pak ose aspak fitimprurëse.  

Në të njëjtën logjikë censuruese dhe ndëshkuese për gazetarin dhe mediat që publikojnë informacione që lidhen me ngjarje kriminale. Ekspertët e draftit në vend që të kërkojnë përgjegjësinë penale te autoritetet e ngarkuara për ruajtjen e informacioneve, shënjestrojnë median me ndëshkime të rënda financiare deri në mbyllje të saj:

Neni 517 – Dhënia e informacioneve

1. Dhënia e informacioneve të rëndësishme që lidhen me operacione arrestimesh, vendndodhje dokumentesh apo personash, ngjarje kriminale, rekorde kriminale, lëvizje personash, pavarësisht shkaqeve të dhënies së tij, përveçse kur ka shkaqe padënueshmërie, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

2. Nëse informacioni është dhënë në shërbim të personave të organizuar në bashkëpunim të veçantë, dënimi sipas paragrafit të parë rritet deri në një të dytën e tij.

3. Kur informacioni jepet nga zyrtari publik që mban informacionin apo bie në kontakt me të ngaqë ka dijeni për arsyet e kërkimit të tij, vepra konkurron me krimin që kryhet me ndihmën edhe të informacionit të dhënë autorëve të tyre.

4. Publikimi me çfarëdolloj forme i akteve të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, shton dënimin deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.

Drafti ne fjalë nuk sqaron se çfarë nënkupton me informacion të rëndësishëm! A kemi të bëjmë këtu me informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror? A kemi të bëjmë me informacionin të klasifikuar si konfidencial? Mos ndoshta ekspertët me informacion të rëndësishëm nënkuptojnë aktet hetimore? Çfarë është informacioni i rëndësishëm për grupin e ekspertëve?

Deri diku mirëkuptohet publikimi i një informacioni sensitiv në operacione arrestimi në zhvillim e sipër, ndonëse, përsëris nuk është detyra e reporterit ta ruajë këtë sekret. Gjithashtu, si gazetar nuk arrij të kuptoj se çfarë do të thotë të ndalosh raportimin mediatik të një informacioni të rëndësishëm mbi një ngjarje kriminale post factum! Puna e gazetarit nuk është të riprodhojë deklaratat për shtyp të autoriteteve por pikërisht të gjurmojë dhe zbulojë informacionin më të rëndësishëm mbi ngjarjen kriminale të ndodhur.

Nga ana tjetër, kjo dispozitë ndalon informacionin e rëndësishëm për rekordet kriminale. A mund të ndalohet publikimi i rekordeve kriminale, të cilat janë të dhëna publike të evidentuara nga autoritetet? Ta konsiderosh këtë një vepër penale në rastin më të mirë do të cilësohej censurë ndaj lirisë së medias, liri kjo e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë (neni 22), Neni 10 i Konventës por dhe nenin 852 i këtij Kodi, të cilin do e shohim në vijim.

Nenin 852 është në dukje dispozita më favorizuese për gazetarët dhe median. Themi në dukje pasi po ta lexosh me vëmendje përdoret një terminologji që lë shteg për interpretim por dhe për cenimin e ushtrimit të profesionit të gazetarit:

Neni 852 – Shkelje e lirisë së mendimit dhe shprehjes:

1. Mohimi ose kufizimi padrejtësisht i lirisë së fjalës dhe shprehjes në publik, lirisë së shtypit apo të komunikimit me mënyra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit.
2. Dënimi shtohet deri në një të tretën e tij kur kundërvajtja penale sipas paragrafit të parë kryhet nga kushdo që urdhëron, detyron, kufizon apo padrejtësisht i mohon një gazetari të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë për të regjistruar ose raportuar ngjarje e fakte reale, apo analiza dhe opinione të bazuara në to.
3. I njëjti dënim sipas paragrafit të dytë të këtij neni zbatohet edhe për këdo që në mënyrë të padrejtë pengon publikimin, shitjen apo shpërndarjen e librave, revistave, gazetave, apo çdo lloj shtypi tjetër, ose prodhimin, shpërndarjen e programeve radio dhe televizive, programeve të lajmeve të agjencive të shtypit, apo lëshimin e përmbajtjeve të tjera mediatike.

Çdo të thotë që një gazetar “të ushtrojë me vërtetësi vullnetin profesional të lirë”? Si do të arrijë gjykata që të interpretojë nëse një gazetar ka ushtruar profesionin me vërtetësi apo pa vërtetësi? Mos ndoshta duke përdorur këtë terminologji, autorët e këtij drafti synojnë që të hyjnë në analizën e përmbajtjes së shkrimit të gazetarit, sepse, nëse do të ishte kështu, ky nen, në dukje avantazhues, do të përbënte një censurë të rëndë. Imagjinoni gjykatën që shprehet se gazetari i ka verifikuar si duhet faktet apo jo! Po burimet anonime si do i klasifikojë? Mos do kërkojnë nga gazetarët edhe burimet? Vetëm terminologjia “me vërtetësi” e përdorur “hedh në erë” gjithë nenin dhe në vend që të garantojë lirinë e shprehjes e shkel atë me të dyja këmbët. Për këtë arsye ajo duhet hequr duke u mjaftuar me “ushtrimin e vullnetit te lirë profesional”.

Nga ana tjetër, në të treja pikat e këtij neni përdoret ndajfolja “padrejtësisht”, e cila në vetvete bart shumë subjektivitet, ku secila palë pretendon se e drejta është në anën e tij. Kam parasysh këtu me qindra rastet kur gazetarët e Fiks Fare, të Stop, Piranjave apo dhe gazetarë freelance janë sulmuar ndërsa filmonin jashtë rrethimit të subjekteve private apo kur kryenin xhirime të gërryerjes së lumenjve dhe të abuzimeve që kompanitë koncesionare kanë kryer gjatë zbatimit të një PPP-je. Punonjësit e këtyre kompanive, besonin se ata ishin viktimat real të një padrejtësie që po u bënin gazetarët dhe se ishin në të drejtën e tyre për ta larguar këtë kërcënim. Ndaj ky term subjektiv ka nevojë për rishikim, ndoshta duke u  zëvendësuar me “i kundraligjshëm” apo “në kundërshtim me ligjin”.

Sakaq, një tjetër nen që mund të rrezikojë thellësisht hulumtimin gazetaresk me natyrë investiguese është dhe Neni 838. Ky i fundit nuk krijon një balancë mes të drejtës për privatësi dhe lirisë së gazetarit për të përdorur mjetë regjistrimi apo fotografimi si teknika të gazetarisë investigative.

Neni 838 – Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1. Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

2. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qëllimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me gjobe ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Cilat janë hapësirat kur një person apo një funksionar publik gëzon ligjërisht privatësi? Ligji përmend banesën e tij personale, por mund të jetë një shtëpi pushimi, një vilë e deklaruar ose jo apo dhe në automjetin personal. Të mendojmë për një moment sikur ky ligj, me këto masa ndëshkimore penale të aplikohej në SHBA, gazetarët investigative nuk do të mund të kishin zbuluar kurrëskandalin “Epstein”, ku miliarderi dhe figura të rëndësishme politike dhe personazhe VIP përfshiheshin në abuzime seksuale me të mitura. Për zbulimin e tij u përdorën regjistrime të ambienteve private, fotografi dhe dëshmi të viktimave.

Sikur ky ligj të aplikohej në Itali, mediat nuk do të mund të zbardhin asnjëherë festat “Bunga Bunga” të ish kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, ku përdorej pushteti politik në këmbim të favoreve seksuale, në disa raste edhe me vajza të minorene. Ky skandal u zbulua me përgjime të brendshme, fotografi, telefonata të përgjuara nga autoritetet por që u siguruan nga gazetarët. Pa harruar dhjetëra materiale investigative te Fiksit, Stopit ndër vite duke përdorur pikërisht këto teknike për ekspozime rastesh korruptive.  

Sa më sipër, është me mjaft rëndësi që në këto dispozita, por edhe në nene të tjera të këtij drafti, të evidentohet se nga cenimi i këtyre të drejtave, përjashtohen së kategorizuari si vepra penal punët investiguese kur këto të fundit vërtetojnë se shkelja është kryer për një interes më të gjerë publik, siç mund të jetë aferat korruptive, abuzimi me detyrën apo pushtetin./Medialook

drafti i kodit penal gazetaria investigative

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë