Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas njoftimit, në qarkun Vlorë, në malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Sipas njoftimit, në qarkun Vlorë, në malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.
Mësohet se në qarkun Berat, në zonën e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, vijon zjarri dhe në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA. Ministria e Mbrojtjes thotë se forcat po punojnë për izolimin e plotë të zjarrit me kujdes të shtuar për shkak të zonës.
Gjithashtu bëhet me dije se në qarkun Fier në fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, me përhapje për shkak të erës. Ndërkohë, forcat në terren po punojnë për izolimin e tij.
Njoftimi:
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive.
Vatrat aktive:
Qarku Vlorë - Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët.
Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar: 34 efektivë me 10 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e Finiqit, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Gjirokastrës, Himarës dhe Dropullit, 30 forca vullnetare, forca bashkiake, të pyjores si dhe 30 efektivë të FA me mbështetje ajrore po nga Forcat e Armatosura.
Qarku Berat – Zona e ish-Uzinës Mekanike Poliçan, ku në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA. Forcat po punojnë për izolimin e plotë të zjarrit me kujdes të shtuar për shkak të zonës.
Qarku Fier – Fshati Lofkënd, bashkia Mallakastër: Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, me përhapje për shkak të erës. Forcat në terren po punojnë për izolimin e tij.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 41 automjete zjarrfikëse dhe 314 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 30 efektivë, 3 automjet zjarrfikëse me ekuipazh dhe mbështetje nga ajri.
Sipas parashikimeve nga IGJEO, sot nuk priten reshje.
Sa u përket zjarreve, sot pritet rrezik i lartë në qarkun Fier, rrezik i ulët në Kukës, Dibër, Korçë dhe rrezik i moderuar në qarqet e tjera.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.
foto ilustruese TIRANË- Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që nga nisja e funksionimit të saj ka kryer 21 i...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Ilir Pujo, shoferi i automjetit “Volkswagen” që aksidentoi për vdekje në Levan, Luftar Bra&...
Foto ilustruese KUKËS- Katër të rinj të moshave 20, 22, 23, dhe 28-vjeç janë arrestuar në Kukës pasi dy...
droga ne lazarat LAZARAT- Një sasi prej 1.4 kg kanabis është sekuestruar në një banesë në Lazarat në kuadër t&...
flodian plaku VLORË- Gjykata e Vlorës do të zhvillojë sot seancën për masën e sigurisë ndaj 4 personave u arre...
Foto ilustruese DIMAL- Një 43-vjeçar në Dimal raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Bëhet me dije se...
zjarri ne polican POLIÇAN- Një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është proceduar penalisht nga policia, pasi...
foto nga operacioni DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga &eu...
enver bajraktari KOSOVË- Enver Bajraktari i cili u gjet i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit është vrarë me mjet...
foto ilustruese BULQIZË- Pesë persona janë arrestuar në Bulqizë lidhur me vdekjen e minatorit Fari Veliut me detyrë armator n...