Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ishte strehuar, ndërsa Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”.
VLORË- Gjykata e Vlorës do të zhvillojë sot seancën për masën e sigurisë ndaj 4 personave u arrestuan së bashku me Flodian Plakun. Ky i fundit ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas. Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, të cilët akuzohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, ndihmonin ekzekutorin e dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga policia.
Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ishte strehuar, ndërsa Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim. Personi i katërt Julian Aliaj u kap bashkë me Pole Qorrin dhe në momentin e arrestimit ishte i armatosur me pistoletë. Aliaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.
Kush është Flodian Plaku
Flodian Plaku dyshohet si një nga tre atentatorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Plaku dyshohet se ka vepruar si vrasës me pagesë. 42-vjeçari nga Vlora, mban edhe dy mbiemra të tjerë, Flodian Mamo dhe Flodian Serjani, por që njihej edhe me pseudonimin “Pole Qorri”.
Nga hetimet e Policisë ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Po sipas hetimeve, policia tha se është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
Vrasja e Gentjan Bejtjas
Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj.
Foto ilustruese DIMAL- Një 43-vjeçar në Dimal raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Bëhet me dije se...
zjarri ne polican POLIÇAN- Një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor është proceduar penalisht nga policia, pasi...
foto nga operacioni DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga &eu...
enver bajraktari KOSOVË- Enver Bajraktari i cili u gjet i groposur në fshatin Baicë të Lipjanit është vrarë me mjet...
foto ilustruese BULQIZË- Pesë persona janë arrestuar në Bulqizë lidhur me vdekjen e minatorit Fari Veliut me detyrë armator n...
foto ilustruese PRISHTINË- Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillojnë pasdit...
zjarri ne polican BERAT- Vatra e zjarrit në pyllin e Poliçanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme. Aktualisht flakët ja...
foto ilustruese KOSOVË- Në moshën 23-vjeçare, Xhevdet Thaqi kishte lënë rehatinë e jetës që kishte ndër...
foto ilustruese TIRANË- Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me &...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet t&e...