LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ndaje shpirtin nga nëna, godit mallkimin”, video horror të pseudo-pastores

Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë.

14 Shtator 2023, 22:44 Nga I.A
“Ndaje shpirtin nga nëna, godit mallkimin”, video horror
Momenti i mashtrimit

TIRANË- Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale të një zonje, e cila prezantohet si pastore, e njohur me emrin Alketa. Ajo flet për Jezus Krishtin dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshme. Alketa kryen rituale të rrezikshme në emër të pastrimit të shpirtit, shërimit e heqjes së magjisë. Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Denoncuesja: Motra ime ka kaluar disa shqetësime dhe për shkak të këtyre shqetësimeve është futur në rrjetet sociale, ku ka kërkuar që të gjejë një ngushëllim, mirëpo ajo ka hasur në një faqe në internet me emrin “Kisha Online Jesus Krisht” e cila drejtohet nga zonja Alketa, me këtë emër e kam njohur dhe jam futur dhe vetë pastaj dhe kam kontrolluar, ju jam drejtuar juve sepse ajo po lidhet gjithmonë e më shumë me këtë të ashtuquajtur “kishë”. Ka filluar që të ndjekë seancat që krijon kjo kishë e mbledh njerëz. Aty ndodhin disa situata që për mua janë shumë shqetësuese dhe të frikshme. Unë si qytetare nuk më duket aspak e drejtë dhe madje më duket si manipulim që ju bëhet njerëzve. Ka pasur nëna më fëmijë të sëmurë dhe duke i parë të gjitha këto, vërej se kjo zonja i merr dhe i shtrin përtokë, bën sikur shëron sëmundjet. Heq magjira e gjëra të çuditshme.

Këto video janë si skena horrori dhe shumë të dëmshme për personat që janë manipuluar. Veprimtaritë publikohen në një profil të emërtuar “ Kisha Online Jezus Krishti Zot”.

Alketa Auer: Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Zjarr i Shpirtit të Shenjtë! Komplet! Në emër të Jezus Krishtit, unë do të shkatërroj çdo magji!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr! Zjarr! Zjarr!

Ato do të marrin urdhër dhe do të zbatojnë urdhrin, që vjen në emër të Jezus Krishtit. Bekojmë trurin, që të gjitha sinjalet e trurit, tani, të funksionojnë!

Unë godas, sot, çdo mallkim ndër breza! Jashtë, sot!

Nga mamaja, zjarr! Fryma e punës nga babai, zjarr! Fryma nga vëllai, zjarr! Në emër të Jezus Krishtit, unë bëj sot, ndarje shpirtërore nga mamaja!Në emër të Jezus Krishtit…!

Unë e ndaj shpirtin tënd nga mamaja jote! Tani, jashtë!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Dhe çdo plagë e të ligut, të shkatërrohet, tani!

Në emër të Jezus Krishtit Zot, dhe paqja jote të jetë tani në trupin e tij! Paqja jote, Zot, në mendjen e  tij, në zemrën e tij!

Në emër të Jezus Krishtit, zjarr!

Për Vëllazërinë Ungjillore dhe për psikologët, materiale të tilla janë shumë shqetësuese.

Vëllazëria Ungjillore të Shqipërisë: Falemindërit që e sillni këtë si çështje sepse në të vërtetë edhe ne kemi marrë disa ankesa të ndryshme nga qytetarë me drejtues të kishave për veprimtarinë e saj. Faqja online që kjo zonjë drejton, nuk ka lidhje dhe nuk është pjesë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë. Ne kemi drejtuar në fakt një letër tek të gjithë pastrorët dhe të gjithë drejtuesit për të vënë në dijeni besimtarët tanë ungillorë të kenë kujdes sepse veprimtari të tilla nuk janë përputhje me atë që Bibla na mëson ne dhe mbi atë që besojmë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që kur persona të tillë, kryejnë veprimtari të tilla, ne duhet të drejtohemi pranë një kishe ungillore dhe të jemi të vetëdijshëm a është diçka që Bibla apo kisha na mëson. Kjo nuk është një pastor, por mënyra se si ne i përcaktojmë pastorët janë përmes disa kritereve, të cilat çdo kishë ka edhe i cakton.

Psikologe, Gesi Anamali: Materialet e vëna nga ju në dispozicion ishin shqetësuese, por vërej që në materialet kishte elementë të dëmtimit të anës psikologjike, shëndetësore të individëve që ishin pjesë e tyre. Përgjithësisht, të gjithë individët, të cilët kalojnë një fazë të vështirë psikologjike, që mund të jetë depresion, kalimi i një ndjenje inferioriteti, apo të gjitha problematikat që na sjellë jeta, na duhen forca, na duhen njerëz që mund të na thonë që je mirë, je bukur, mund ta arrish, ndoshta këto individë nuk kanë gjetur dikë në rrethin e tyre shoqëror dhe janë drejtuar drejt kësaj zonje. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me predikim, por edhe me manipulim të individëve. Është më mirë t’i drejtoheni një mjeku, nuk arrijmë që të zgjidhim diçka me predikim.

Marrë nga Tv Klan

gesi anamali alketa auer

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari