All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Artan Hoxha zbardh detaje për aplikacionin SKY CC: Familjarët e personit të rrëmbyer dhe vrarë dorëzuan telefonat e tij në polici

Hoxha shpjegoi mënyrën e funksionimit të Encro dhe Sky, duke theksuar se pas goditjes së rrjetit u zbulua se gjuha e dytë e përdorur pas anglishtes ishte shqipja.  

14 Shtator 2023, 21:42 Nga I.A
Artan Hoxha zbardh detaje për aplikacionin SKY CC: Familjarët e
Artan Hoxha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka dhënë detaje nga thyerja e aplikacionit SKY CC, i cili përdorej nga bota e krimit për të komunikuar në mënyrë të fshehtë. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se ky aplikacion, por edhe një i mëparshëm me emrin Encrochat, përdoreshin në Shqipëri, jo vetëm nga bota e krimit por edhe nga politikanët. 

Ai deklaroi se familjarët e një personi të rrëmbyer dhe të vrarë, kanë dorëzuar telefonat e tij tek autoritetet, ku janë kodet me emrat e personave që përdornin aplikacionin e fshehtë. Hoxha shpjegoi mënyrën e funksionimit të Encro dhe Sky, duke theksuar se pas goditjes së rrjetit u zbulua se gjuha e dytë e përdorur pas anglishtes ishte shqipja.  

"Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj.  Unë para dy javësh kam qenë në policinë gjyqëosre federale belge për këtë punë. Denoncimin e parë për Sku ECC e kam bërë unë. Shkrimi i gazetës britanike, nuk gjendet më, sepse kompania e ka detyruar gazetën ta heqë, duke e kërcënuar me padi. Unë kam qenë përdorues i SKY ECC. Telefoni që përdorej për EncroChat ishte prodhim spanjoll me logo BQ mbrapa. Nëpër Tiranë, e dalloja kush e kishte sepse ai telefon kishte këtë. E kishin politikanë, drejtorë, ministra.

Të gjithë kërkojnë rrjet komunikimi të sigurt. Në Shqipëri abonimi bëhej një herë në tre muaj, në varësi të programit. Sky ECC përdorej në Iphone. Telefoni nuk përdorej më nëse vendosej ky aplikacion. Cfarë ishte ky program në vetëvete? Trafikantët, grupet kriminale, politikanët, të korruptuarit, biznesmenët, duan rrugë të sigurta komunikimi. Si fillim ishte Encro, por u godit për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në Francë dhe në Belgjikë. Nga aty u thye sistemi. Kur u goditur Encro, Scotland Yard, ndërtoi operacion dhe arrestoi 709 shqiptarë, trafikantë të drogës kryesisht, në pranverën e 2020. Në korrik 2020 më vijnë gazetarë britanikë që donin informacion. Unë i thashë nuk ka mafie, por krim të organizuar. I thashe me operaiconin që keni bërë ju nuk keni goditur trafikantët e mëdhenj por shpërndarësit.

Kur vijnë gazetarët, u them që trafikantët e nivelit të mesëm dhe të nivelit të lartë, kanë kohë që nuk përdorin EncroChat por përdorin SkyCC. Unë ua tregova. I thashe në Ekuador, ishalla është zgjuar filani nga gjumi. Më dha informacionin. E panë ata. I shkruajta njërit në Republikën Domenikane, e njëjta gje. Britanikët publikuan shkrimin tek Daily Express. Mua më erdhi mesazhi dhe më thotë, vazhdoni të jeni përdorues të rrjetit tonë, sepse ky rrjet është i sigurtë, programi ynë nuk është thyer. Nga personat që e përdornin më thanë cfarë na bëre se na more më qafë. E kanë patur edhe politikanët tanë këtë. Cfarë ndodh pas kësaj?

Në vitin 2021, autoritetet belge ndërmarrin operacion, pasi kishin kapur disa përdorues të SKY CC. U gjetën kodet në Itali dhe u godit karteli i parë shqiptar, karteli Blanco, e hetuar nga anti-mafia e Firences. Si funksiononte ky telefon? Ke një kod unik, që vendosje çdo emër si të duash. Kodin tënd nuk mund ta dijë gjithkush në rrjet, vetëm atyre që ua ke dhënë. Policia Federale belge ka 1 miliard mesazhe. Kanë 3 vjet që punojnë dhe nuk po i japin dum. Një miliarde mesazhe. Gjuja kryesore është anglishtja, gjuha e dytë është gjuha shqipe. Duke qenë gjujë e vecantë, ka edhe problemin tjetër, nuk e kuptojnë dot edhe me përkthyes sepse fjalët i përdorim me shumë kuptime. Autoritetet belge nuk i kanë sjellë Shqipërisë të dhëna. Këtu kanë ardhur të dhëna nëpërmjet Europol.

Nga të dhënat që ka marrë, ka dy mënyra të identifikojnë. Ose personat e penduar si Nuredin Dumani, që ka përdorur edhe Matrix, që vjen pas SKY CC. Rreth 5 muaj më parë, një familjar i një personi të rrëmbyer dhe të asgjësuar, ka dorëzuar aparatet telefonike dhe ua ka dhënë autoritetet. Nga këto telefona të dorëzuar, janë me kode, emra, thuhet kodi filan është x, etj. Sa përdorej në Shqipëri? Po ta them, kam parë sidomos me Encro përshembull, persona të të gjithë nivelet. Në Shqipëri, një nga rastet, me sa di unë janë gjashtë grupe të mëdha nën hetim, fillojnë nga veriu në jug. Brenda tyre ka nën ndarje të tjera", tha Hoxha. 

artan hoxha sky cc

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari