LIVE UPDATES
Aktualitet

"Na zure rrugën"/ 6 gardistë i thyejnë brinjët qytetarit se ndaloi mjetin, rrëfimi: Kishin armë! Më morën dhe telefonin

Pas tre ditë qëndrimi në shtëpi dhe ku mjekimi nuk po i jepte rezultat Iris Peti i drejtohet një spitali privat, ku bën skanerin, ku ndryshe nga mjekët e Spitalit të Traumës ,rezultoi me brinjë të krisura si rezultat i dhunës së gardistëve. Pasi mësoj se kishte brinjë të thyer, Peti ju drejtua mjekëve të spitalit të Traumës, të cilët e pranojnë gabimin, ndërsa shprehen se ky nuk është i vetmi rast që ndodh “na fal se nuk e kemi vënë re”.

14 Korrik 2022, 20:46 Nga F.M
"Na zure rrugën"/ 6 gardistë i thyejnë brinjët
Gardistët dhe qytetari

Dhuna e 6 gardistëve ka degraduar në thyerjen e brinjëve të drejtuesit të mjetit që kishte ndaluar për të zbritur fëmijën që e kishte në kopsht dhe për ta lënë ne shtëpi. Por kjo gjë duket se i ka bezdisur gardistët të cilët edhe pse nuk po shoqëronin askënd, nuk kanë nguruar që të dhunojnë drejtuesin e mjetit. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka kërkuar ndihmën e policisë së shtetit për të bërë denoncimin, por nga patrulla e policisë i është sugjerua të shkonte në komisariat, pasi gardistët ishin largua nga vendi i ngjarjes. Pas mbërritjes në polici drejtuesi i mjetit ka pritur ardhjen e shefit të krimeve, pasi askush nuk i merrte denoncimin. Ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe punonjësit e policisë së Komisariatit Nr. 1 kanë lajmëruar ambulancën duke e dërguar menjëherë në Spitalin Traumës.

Me të mbërritur në spitali, qytetari i është nënshtruar ekzaminimeve, ku në fund mjekët i kanë dhenë mjekim dhe i kanë thanë se ke vetëm shembje duke e nxjerrë nga spitali. Pas tre ditësh qëndrimi në shtëpi dhe ku gjendja e tij shëndetësore sa  vinte e rëndohej, qytetari i është drejtuar një urgjence të një spitali privat, ku ekzaminimi në skaner ka nxjerr se ai kishte brinjë të krisura dhe kjo ishte arsyeja e dhimbjeve që ai kishte.

Sipas Iris Petit ngjarja ka ndodhur “më datë 22.04.2022 unë dalë nga shtëpia marrë fëmijën në kopsht pranë liceut dhe kthehem në shtëpi për të dërguar fëmijën tim pranë shkollës “Ibrahim Braja”. Është një rrugë me dy sense dhe në një nga senset ishin të parkuar në të gjithë segmentin mjete. Në fund fare ndërsa po kaloja më paraqitet një mjet me xhama të zi, fugon i gardës. I bëj një shenjë, të futem pak sepse unë edhe pak dilja në fund të rrugës dhe nuk kisha vend ku të hapja rrugën. Dhe në momentin që i them të futem pak drejtuesi i burgonit fiku mjetin. Unë mendova se dikur aty ka ndonjë shërbim mos ka ardhur ndonjë përfaqësues i qeverisë.

Në atë moment kur fikën mjetin dhe nuk reagoj askush, marrë fëmijën i dal nga mbrapa fugonit e fus tek dera e shkollës fëmijën për ta lënë sepse e kam shtëpinë pranë shkollës dhe kthehem në makinë. Në atë moment  dëgjoj zhurmën e derës që hapet dhe më godasin pa më thënë asgjë rreth 5 – 6 persona. Të cilët ishin të gardës pasi ishin edhe të armatosur. Po pa uniformë, pa shenja dalluese personale, dolën nga mjeti me targa MB 779 AA  dhe pasi më gjuajnë më marrin telefonin dhe ma përplasin brenda në makinë.  Dhe unë në momentin që po ecja indietro me makinë, marrë telefonin aty ku e përplasen, ata më shohin dhe hidhen përsëri dhe më marrin telefonin me dhunë.

Unë dal nga mjeti dhe i them zotëri më jep telefonin tim . Ai që më ka gjuajtur nga krahu i djathtë i mjetit më afrohet dhe më thotë ” na zure rrugën” dhe në atë moment tentoj të më qëllonte përsëri. Duket edhe në video. I them mos e ngre dorën sepse je me uniformë shteti. Ikin futen në mjet dhe unë shkoj e i them zotëri të më jepte sendet e mia personale. Në ato moment këta largohen dhe unë marrë policinë në telefon. Në atë moment vjen dikush dhe më tha ” urdhëro telefonin se ma ka dhënë Beni, se Benit ja dha polici. Shkoj drejtë policisë sepse patrulla më tha do të paraqitesh atje, pasi në jemi pak larg dhe meqenëse ata kanë lëvizur, nuk kemi çfarë bëjmë atje po shko e bëj kallëzimin  në komisariatin e policisë. Aty i drejtohem recepsionit, aty recepsioni më tha duhet të vij shefi i krimeve. Pasi vjen shefi i krimeve më thotë duhet të vijë SHÇBA, ata kontaktojnë dhe poprisnim. Unë në ato momente nuk ndihesha mirë me frymëmarrjen dhe kisha dhimbje dhe ata e panë të arsyeshme të merrnin ambulancën. Më dërguan në spital ushtarak. Doktori më tha  do dalësh nuk ke asgjë, por ke pak shembje. I thashë doktor kam shumë dhimbje. Ok më thotë kështu e kanë shembjet kanë dhimbje normalisht.”

Pas tre ditë qëndrimi në shtëpi dhe ku mjekimi nuk po i jepte rezultat Iris Peti i drejtohet një spitali privat, ku bën skanerin, ku ndryshe nga mjekët e Spitalit të Traumës ,rezultoi me brinjë të krisura si rezultat i dhunës së gardistëve. Pasi mësoj se kishte brinjë të thyer, Peti ju drejtua mjekëve të spitalit të Traumës, të cilët e pranojnë gabimin, ndërsa shprehen se ky nuk është i vetmi rast që ndodh “na fal se nuk e kemi vënë re”.

Pra si pas dhunuesit skaneri i bërë në spitalin ushtarak ka fshehur traumat që ka patur “nuk e di me ndërhyrje apo pa ndërhyrje  nga të tjerë, por mua më rezulton se e ka fshehur të vërtetën e diagnozës time” përfundon Peti.

Pasi e rrahin gardistë i marrin edhe telefonin

Denoncuesi – O vëlla bjere telefonin, bjere telefonin nuk kam punë me ty.

Denoncuesi – Bjere telefonin.

Gardisti – Edhe një herë, mos e merr, edhe një herë, edhe një herë lëri pordhët

Denoncuesi – Nuk kam pordhë, më jep telefonin tim dhe mirupafshim. Nuk keni të drejtë me dhunuar ju.

Gardisti 2 – Përse e bllokove rrugën t? (Tenton ta qëllojë përsëri).

Denoncuesi – Nuk ju bllokova rrugën, ja ku e ke rrugën.

Qytetari – Je edhe me uniformën e shtetit

Denoncuesi – O vëlla më jep telefonin. O zotëri bjere telefonin, ooo

Mjekët: Nuk i pamë brinjët e krisura, por faji është i skanerit

Pacienti – Si e kalove mirë? Irisi jam, ai çuni që isha atë dit që kontaktova edhe me doktorin.  Po, dhe që doktori më tha S… e ka bërë..

Doktoresha – Po skanerin, s’e kam bërë por e kam interpretuar.

Pacienti – Mua siç të thashë kjo e S… më del fije brinjës e krisur

Doktoresha – Po.  Atëherë nuk dukej. Hajde, hajde me mua të flas me doktor Ritin se e pamë të dy bashkë.

Doktoresha – Që të sqarohesh, duhet të marrësh mjekim për atë çfarë ndjen. Dhe prandaj të thashë ke me takuar doktor Naimin, në qoftë se ke shqetësim a dhimbje. Me që the se kishe dhimbje. Doktor Riti është ky zotëria që kemi parë skanerin. Skaneri që kemi parë këtu tek ne ajo duket pa probleme thjesht ka një kolaritet të korteksit po nuk duket, po nuk duket që të ketë fizur. A ishte kështu doktor?

Pacienti – Po pse nuk interpretohet kjo në skaner?

Doktori – Le të jetë, s’ka problem. Në traumat që na vinë neve dhe në këto raste edhe mundet të kesh pasur frakturë edhe sikur ashtu edhe nuk duket. Për raste ekstreme dhe nga mbingarkesa. Në një etapë të qetë doktori mund ta konstatoj.

Pacienti – Sa shkoj e bëj skaner privatisht dhe më del tjetër për tjetër. Dhe kam bërë dy madje, kam hyrë për tre ditë tre herë në skaner.

Doktori – Ka shumë që bëjnë kështu.

Pacienti – Doktori më tha mjekimin ta kam dhënë si për krisje dhe pa krisje.

Pacienti – Por që duhet të plotësohet kartela. Në qoftë se është bërë gabim tha duhej ta kishte plotësuar.

Doktoresha – Jo koredim kam shkruar vetëm aty. Atëherë golatekun se kam shkruar në kartel.

Doktori – S’ka problem e shkruajmë atë.

Pacienti – Po do të ishte shkruar se pse kartela, do shkoj nesër në gjyq.

Doktori – T’i ke të drejtën tënde.Në atë ekzaminim që ke bërë këtu nuk duket tamam si fizurë, si mund të jetë parë atje.Ti s’je i pari që vjen këtu dhe ke probleme të tilla. Doktoresha ta ka shkruar aty, ta ka shkruar atë që të ndiqet në vrasi të ankesës.

Pacienti – A të ndiqet? Unë atë ditë jam nxjerr edhe nga spitali për këtë gjë, sepse ka pasur ndërhyrje.

Doktori –  Merr mjekimin dhe ik si gjithë të tjerët. S’ka vend spitali.

Pacienti – Po mirë akoma më keq që s’ka vende. Kjo si gjë do ishte interpretuar?

Doktoresha – Unë e kam shkruar se t’i duhet të ndiqesh sepse ke disa probleme të tjera që  unë kam parë aty tek mushkëria. Brinjën nuk e kam dyshuar nuk e kam vënë re, të kërkoj ndjesë.

Marrë nga TOP-CHANNEL

iris peti gardistet dhunojne qytetarin

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim