LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mungesë e institucioneve të posaçme!" Raporti i KLSH: Burgu i Shën Kollit në Lezhë ka mbipopullim, të sëmurët në kushte të vështira

Sipas këtij raporti të KLSH, mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuan maksimalisht nga institucionet përgjegjëse.

4 Dhjetor 2024, 17:30 Nga ZH.LL
"Mungesë e institucioneve të posaçme!" Raporti i
foto ilustruese

LEZHË- Një raport i fundit i KLSH pas një auditimi të bërë për shëndetin mendor, kryesisht në Burgun e Lezhës dhe në disa spitale psikiatrike në vend, ka dalë në konkluzionin se nuk po merren masat e duhura.

Sipas këtij raporti të KLSH, mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuan maksimalisht nga institucionet përgjegjëse. Numri i individëve aty po vijon të rritet dhe nëse nuk merren masa urgjente situata do të shkojë në të njëjtat kushte.

Sipas KLSH, rritja e kapacitetit në këto ambjete ka ardhur si pasojë e mungesës së institucioneve mjekësore të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer vepra penale. Lidhur me këtë situatë, Burgu i Shën Kollit në Lezhë ka shërbyer si një mjedis fizik për t’i trajtuar, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuan  maksimalisht nga institucionet përgjegjëse, kjo pasi numri i individëve të akomoduar aty u rrit dhe vijon të rritet, gjë kjo e cila mund të çojë IEVP Lezhë po në të njëjtat kushte ku gjendej më parë Burgu i Zaharisë”, nënvizon KLSH. 

Raporti thekson se numri ka ardhur në rritje, pasi deri në dhjetor 2023 në Shën Koll kishte 220 persona mbi kapacitetin e institucionit, ndërsa gjatë vitit 2024 numri i individëve të trajtuar është rritur. Gjithashtu në raport thuhet se kjo shifër mund të reduktohet nëse do të zbatohej në kohë ligji për rishikimin e masës mjekësorë “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” nga gjykatat.

Sipas këtij raporti, 58 pacientë të dënuar me masë mjekësore "mjekim i detyruar" dhe 65 të tjerë me masën "shtrim i përkohshëm", plotësojnë tre kriteret bazë për të kaluar në mjekim ambulator nën kujdesin e familjarëve

“Institucioni, nëpërmjet një vlerësimi të brendshëm, raporton se rreth 58 pacientë të dënuar me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe 65 pacientë të dënuar me masë mjekësore “shtrim i përkohshëm”, plotësojnë tre kriteret bazë për të kaluar në mjekim ambulator nën kujdesin e familjarëve. Po kështu, edhe 67 shtetas me masë mjekësore që kanë kryer vepra të lehta, të cilët ruajnë kontakte të rregullta me familjarët e manifestojnë sjellje e qëndrime të rregullta në institucion mund të kenë mundësi të mira për të vijuar trajtimin ambulator pranë familjeve”, thuhet në raport. 

KLSH ka evidentuar se jo vetëm në burg por edhe në spitalet psikiatrike në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër nuk garantohet shërbim cilësor dhe trajtim njerëzor e dinjitoz. Nga këto katër spitale gjendja më e rëndë paraqitet në Tiranë dhe Elbasan, për shkak të mbipopullimit dhe kushteve të rënda në ambiente. Situata duket më e mirë vetëm në spitalin e Shkodrës.

klsh lezhe burgu dhe spitalet

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore