Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qato dhe Molla akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla. Sipas vendimit, dy ish-drejtorët do të vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit.
Qato dhe Molla akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tenderë” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti. Apeli i Posaçëm në muajin korrik la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për masën “arrest në burg” ndaj Mollës dhe Qatos.
Pak javë më parë, trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese dhe vendimi mbeti po i njëjtë.
Redi Molla dhe Mariglen Qato prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit së bashku me Taulant Tushen, Julian Zanajn dhe Eglantina Zeren. Hetimi për këtë çështje nisi në vitin 2023, për disa vepra penale si “Shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, korrupsion dhe refuzim për deklarim të pasurisë.
Sipas prokurorisë së Posaçme, Qato dhe Molla janë pronarë të vërtetë të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera të organizuara nga bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të gjashtë viteve, nga 2016 deri në vitin 2022.
Redian Molla gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, në 2016-2020, 5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në shtatë tendera, të realizuara nga kjo ndërmarrje.
Ndërsa në 2016-2018, Mariglen Qato, ortaku tjetër i 5D, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 tendera.
Në Korrik, SPAK vuri në sekuestro disa pasuri të paluajtshme të Qatos dhe Mollës dhe familjarëve të tyre. Nën sekuestro u vendos dhe shoqëria tregtare “5D Konstruksion” që dyshohet se është krijuar nga përfitimet e tenderave abuzive, “Restur shpk”, si dhe 24% e kuotave të shoqërisë tregtare “Mediterranean Investment Group”.
Florian Taçi GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me gjashtë vite burg ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi....
LEZHË- Një bloger i huaj ka hyrë në bazën ajrore të Gjadrit dhe ka publikuar në rrjetin sociale Tik Tok pamje nga brenda. I...
foto nga vendngjarja POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec. Mësohet se ngjarj...
Gjykata e Lartë TIRANA- Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të grekut Eftimius Eftimiu...
foto ilustruese BERAT- Policia e Beratit ka vënë nën hetim një mësues, i cili dyshohet se ka kërcënuar një nxë...
foto ilustruese GREQI- Armand Qamil Nuraj është i burgosuri shqiptarë që u gjet i vdekur nga rojet e burgut në Malandrin...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 32-vjeçar maroken pasi më 18 tetor 2023 kisht...
Protesta KOSOVË- Ditën e sotme mësuesit në Kosovë kanë dalë në protestë ndërsa janë mbledhur para qe...
pamej nga dyqani VLORË- Një shpërthim i një bombole gazi ka ndodhur ditën e sotme në lagjen 28 nëntori në Vlor&eum...
neritan licaj TIRANË- Në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës të organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbro...