LIVE UPDATES
Aktualitet

Mungesa e fondeve dhe kapaciteteve, raporti: Shqipëria në rrezik përballjeje me fatkeqësitë natyrore

Një nga problemet më të mëdha të bashkive është mirëmbajtja e rezervuarëve si për të përballuar thatësirën në bujqësi, por edhe për të shmangur katastrofat nga përmbytjet në dimër.

9 Tetor 2022, 23:09 Nga DOSJA
Mungesa e fondeve dhe kapaciteteve, raporti: Shqipëria në rrezik
Rezervuari i Pepelit

TIRANË- Thatësira e kësaj vere ka qenë e madhe dhe shirat e parë të vjeshtës nuk kanë arritur të mbushin rezervuarin e Pepelit, një zonë buzë kufirit me Greqinë. Situata e ngjashme reflektohet edhe në rreth 75 ujëmblëdhësit që ka Qarku i Gjirokastrës.

Dukuritë natyrore si thatësirat, zjarret dhe përmbyjtet janë bërë më të ashpra dhe përballja me to është gjithnjë e më e vështirë, thotë Pano Lula, nënkryetari i Bashkisë së Dropullit.

“Prerja e pyjeve, djegia e kullotave janë një premisë për të bërë më shumë dëme. Njëkohësisht rënia e zjarreve në pyje është shumë e vështirë në terrenin malor për t'i kontrolluar me mjetet dhe logjistikën që kemi si bashki. Duhen patjetër mjete ajrore për fikjen e zjarreve pasi nuk mund të përballohen situata të zjarreve masive gjatë verës me tre mjete ajrore që janë në rang kombëtar”, thotë ai.

Këtë vit një zjarr masiv përfshiu disa nga zonat e kësaj bashkie duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha dhe rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve, ndërsa përmbytjet sjellin në këtë bashki dëmtime vit pas viti sidomos në infrastrukturë që duan fonde të mëdha për t'u riparuar.

Një nga problemet më të mëdha të bashkive është mirëmbajtja e rezervuarëve si për të përballuar thatësirën në bujqësi, por edhe për të shmangur katastrofat nga përmbytjet në dimër.

Rezervuarët janë ndërtuar kryesisht para 40 vitesh dhe në to ka pasur investime mjaft të kufizuara.

Zoti Lula thotë se Bashkia e Dropullit administron 14 ujëmbledhës të cilët kontrollohen ritmikisht nga digat dhe bëhen përpjekje për t`i mirëmbajtur.

Kjo bashki është nga të rrallat në Shqipëri që ruan basenet ujore të disa ujëmbledhësve për t`i përdorur në raste të ndërhyrjeve nga ajri për zjarret.

Por jo të gjitha bashkitë, jo vetëm në këtë qark por edhe më gjerë po bëjnë kujdes për mirëmbajtjen e rezervuarëve. Përgjegjësi i Bordit të Kullimit në Gjirokastër, inxhinieri Niko Lici thotë se bashkitë kanë kapacitete për të ndërhyrë me të ardhura që mbledhin nga fermerët.

Bashkitë thotë ai nuk e kanë aq prioritet si e kanë pasur bordet e kullimit mirëmbajtjen e ujëmbledhësve duke i quajtur objekte të dorës së dytë.

Ndryshimi i klimës e ka bërë më të ndjeshme nevojën e investimeve në ujëmbledhësit, thotë zoti Lici.

“Ka ndryshuar situata sinoptike, kemi rënie reshjesh në sasi mjaft të mëdha në një kohë të shkurtër që bëhen agresive. Dalja e përrenjve, që furnizojnë ujëmbledhësit sjell sasi të mëdha aluvionesh pasi kemi dëmtime të pritave malore. Bashkitë duhet të ndërhyjnë urgjentisht për rehabilitmin e tyre pasi duke mos qenë në eficencë dekantimi me aluvione i baseneve ujore bëhet më i madh dhe i nxjerr jashtë pune ujëmbledhësit”, thotë ai.

Studiuesit vlerësojnë se ndryshimet klimaterike globale kanë rritur ashpërsinë e dukurive natyrore ku disa qarqe të vendit janë edhe më të ekspozuara ndaj tyre.

Profesori i shkencave të natyrës në Universitetin e Tiranës, Lulëzim Shuka thotë se Mesdheu është qendra e ndryshimeve klimaterike.

“Mesdheu është qendra e këtyre ndryshimeve dhe në këto ndryshime ndikojnë një seri faktorësh. Unë kam rrreth pesë vite që bëj matje të lagështirës së tokës gati në gjithë Shqipërinë në periudha të ndryshme. Është tani e dukshme që niveli i lagështirës në tokë në 20 cm thellësi është tre herë më i ulët se minimalja që ka egzistuar 10 vite më parë” , thotë ai.

Zoti Shuka thotë se duhet një strategji e re e Shqipërisë për përballimin e rreziqeve natyrore sidmos duke forcuar kapacitetin e bashkive.

“Duhet një strategji e re në bazë të ndryshimeve që po ndodhin. Së pari duhen të dhëna faktike të këtyre ndryshimeve dhe mendoj se fokusi kryesor do të jetë që Shqipëria duhet të përgatitet për zjarre më të fuqishme", thotë profesori i shkencave të natyrës,

Sipas tij për sa i përket përballimit të zjarreve bashkitë duhet të menaxhojnë më mirë basenet ujore dhe të forcojnë repartet zjarrfikëse.

“Duhen sisteme ujore, të cilat kanë egzistuar më parë si rezervuarët etj. Ato duhen riparuar që uji të jenë sa afër zonave ku ndërhyhet nga ajri. Është negative për shembull ndërhyrja që u bë këtë vit për shuarjen e zjarreve në Karaburun - Llogara me ujë të kripur. Bënë një tjetër dëm më të madh duke e kripëzuar sepse gjithcka i dedikohet mbulesës së ulët bimore në Shqipëri. Ka patur mbikullotje dhe toka është në varfërim sepse thellësia e dheut është gjithnjë e më e ulët. Ne kemi toka të cekëta dhe shumica e maleve kanë 2 deri në5 cm dhe. Gjithashtu një masë tjetër është që bashkitë duhet të forcojnë edhe repartet zjarrfikëse duke financuar për mjete dhe pajisje vit pas viti", thotë ai.

Ndërsa për sa u përket përmbytjeve qeveritë vendore thotë më tej zoti Shuka dhe të bëjnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit natyror.

“Bashkitë duhet të kujdesen në mbrojtjen e mjedisit dhe kryesisht mbulesën bimore në mënyrë që që cdo shi të mos mbërrijë menjeherë në lumenj dhe të shkaktojë erozion, i cili tashmë është bërë katastrofik në Shqipëri. Erozioni është shkaku i thatësirës dhe i përmbytjeve. Ne duhet të presim që ciklet e shirave të rrëmbyeshëm të përshpejtohen për shkak të temperaturave të larta dhe ndeshjes së rrymave mesdhetare me ato veriore. Po kështu një hap që duhet të ndërmarrin bashkitë janë të mirëmbajnë kanalet kulluese dhe shkarkuese të ujrave për t`i paraprirë intesitetit të lartë të reshjeve dhe prurjeve ujore", thotë zoti Shuka.

Sipas një raporti të Bankës Botërore publikuar në majin e këtij viti Shqipëria përballet me një nga nivelet më të larta të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore në Evropë.

Raporti vlerëson se Shqipëria zotëron pak instrumente financimi për rerziqet natyrore dhe hendeku i mbrojtjes përmes skemave të sigurimeve ndaj këtyre fenomeneve të natyrës është i madh.

Marrë nga VOA

fatqkeqesite natyrore shqiperi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim