LIVE UPDATES
Aktualitet

KAMERA E FSHEHTË/ Eglein Laknori bie “pre” e Piranjave: Miku ta bën të keqen

Dhe mesa duket emisioni i drejtuar nga Flori dhe Egi ka tërhequr vëmendjen e madhe të një biznesmeni italian, me origjinë nga Napoli, i cili do të reklamojë produktin e tij në vendin tonë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë produkt të rëndomtë, por të atij që zë kohën  më të madhe të shqiptarëve, kafesë.

9 Tetor 2022, 21:39 Nga DOSJA
KAMERA E FSHEHTË/ Eglein Laknori bie “pre” e Piranjave: Miku ta
Eglein Laknori

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e sotme kanë sjellë plot surpriza, investigime por edhe kamera të fshehta që do ju bëjnë të qeshni me lot.

“Miku ta bën të keqen sot”, është një shprehje e “urtë” e kohëve moderne, e cila mesa duket zë vend në lojën që “Piranji” i “Piranjave” Florjan Binaj ka përgatitur për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij në emision “Rikoshet” që bëhet në “Club Fm”, Eglein Laknori.

Siç të gjithë e dimë sa më i suksesshëm është një emision aq më të interesuar janë dhe bizneset për të bërë reklama. Dhe mesa duket emisioni i drejtuar nga Flori dhe Egi ka tërhequr vëmendjen e madhe të një biznesmeni italian, me origjinë nga Napoli, i cili do të reklamojë produktin e tij në vendin tonë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë produkt të rëndomtë, por të atij që zë kohën  më të madhe të shqiptarëve, kafesë.

Italiani Salvatore ka vendosur që të reklamojë “Caffe Cotti” e përkthyer në shqip “Kafe Kot” në emisionin e drejtuar nga Flori, Egi dhe Indriti. Prandaj pronarja e radios Flutura ka vendosur që të bëjë një mbledhje me “çunat” dhe tu shpjegojë këtyre të fundit se oferta që ka ardhur për reklamë është e majme dhe duhet trajtuar me shumë seriozitet gjatë emisionit.

Flori dhe Egi si komedianë të njohur por dhe shumë të dashur për publikun e pranojnë me kënaqësi reklamimin e kafes edhe pse emri i saj në shqip është kot fare. Dhe dita e shumëpritur për reklamimin e kafes “Kot” erdhi. Ndërkohë që mendohej që emri i kafesë të ishte pengesë, një tjetër problem edhe më i madh do të sillte përplasje mes klientit, pronares së radios dhe “çunave”. Qëllimisht emri i italianit të famshëm Toto shkruhet Tito, njësoj si ish-lideri i Jugosllavisë. Edhe këtë problem gjatë emisionit Egi e trajtoi me shumë kujdes dhe e kaloi me batutë, por kjo vlejti vetëm për Egin jo për Salvatoren.

Pas emisionit Egi dhe Flori nisen për të drekuar, por gjatë rrugës vjen një telefonatë nga Flutura e cila tregon se si ngatërresa e emrit të Toto-s me Titon po i largon klientin, ndërsa u kërkon çunave që të gjejnë një zgjidhje. Ndërkohë që Egi përdori gjithë ndihmën e mundshme për të treguar se nuk ishte faji i tij por i përkthyeses për këtë ngatërresë, një tjetër problem i madh del në momentin që ulen në restorant. Egi është alergjik ndaj djathit dhe gjalpit, por mesa duket kamarierët e restorantit  që për “dreq” është pronë e Salvatores, as nuk duan t’ia dinë se çfarë porositi Egi, por sollën atë që deshën. Siç edhe e thamë më lart Egi ka vendosur që të mos kalojë asnjë kafshatë poshtë pa u siguruar më parë se në ushqimin e tij nuk ka as djathë dhe as gjalpë, prandaj pyet dhe njëherë kamarierin që i servirti pjatën.

Këtu tashmë fillon një tjetër moment stresi për Egin pasi kamarieri i thotë se i kanë hedhur gjalpë sa për shije. Prandaj Egi vendos të kthejë pjatën mbrapsh. Ky veprim i Egit sigurisht që fyen pronarin, Salvatoren, të cilit i duket sikur aktori ynë komik po nja bën qëllimisht, pasi fillimisht i ngatërron produktin, e më pas i fyen edhe ushqimin. Të bërtitura, kërcënime (të gjitha nga Salvbatore) bëjnë që Egi të fillojë dhe të humbasë pak qetësinë, prandaj Flori dhe “Piranjat” vendosin t’i tregojnë se e gjitha kjo ishte një lojë. Një lojë por që vetëm ju që e patë dhe “Piranjat” e dinin, pasi reagimi i Egit gjatë gjithë kohës do u bëjë të qeshni me lot.

Marrë nga Abcnews.al

eglein laknori

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit