Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu në Lezhë hidrovoret pu punojnë pa ndërprerje pasi rritja e nivelit të ujit është alarmante.
LEZHË- Bashkia Lezhë ka bërë bilancin e gjendjes së tanishme nga përmbytjet. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se në Lezhë janë 1300 hektarë tokë të përmbytura si dhe dy fëshatra komplet të izoluar për shkak të përmbytjes së rrugëve. Po ashtu në Lezhë hidrovoret pu punojnë pa ndërprerje pasi rritja e nivelit të ujit është alarmante.
Njoftimi i Bashkisë Lezhë:
Situata në territorin e Qarkut Lezhë ora 8:00, datë 22.11.2022. Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes kemi patur rreth 20 mm reshje. Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë: Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, kemi ulje të nivelit të ujit me rreth 20 cm. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat I prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht. Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.
Nga ana e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli I ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika. Mbetemi në kontakt.
Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.
Policia italiane ITALI- Një tjetër grup kriminal shqiptar është goditur nga policia italiane. Sipas mediave vendase, janë lës...
Shkoder SHKODËR- Sipërfaqja totale e përmbytur si pasojë e motit të keq në Shkodër është 1685 Ha. E përmb...
Ishëm LEZHË- Niveli i ujit në Ishëm ka rënë, pas reshjeve intensive gjatë dy ditëve më parë, megjithat&eu...
Blerina Kryeziu ITALI- Blerina Kryeziu nga Kosova ka vdekur në një aksident në Itali. E reja e cila punonte si kamariere në nj&eum...
Debore TROPOJË- Dita e sotme nis me një pamje të bukur në male. Këtë mëngjes Maja e malit të Gjallicës, Koretn...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al, Shqiptarja.com dhe Faxweb kanë në faqe t...
Reshje TIRANË- Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi intensitet të lartë pasdite dhe në mbrëmje n&e...
Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjej...
Pamje nga përmbytjet Në oborrin e banesës së familjes Hila në fshatin Gjadër të Lezhës niveli i ujit ka arritur der...
Foto ilustruese ELBASAN- Nëndrejtoresha e Spitalit të Elbasanit dhe një zyrtare e institucionit janë dënuar për shpërdor...