Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vetë avokati, në seancë gjyqësore i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në përfundim të seancës nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për avokatin Bardhi Koçi që akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndikim te gjyqtari. Vetë avokati, në seancë gjyqësore i ka mohuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa në përfundim të seancës nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës.
“Kontrolli i banesës në të cilën nuk u gjet asnjë send kompromentues, është i paligjshëm, pasi ishte pa vendim gjykate. Duhet të provoni faktin se cili gjyqtar apo prokuror mund të jetë korruptuar me 1000 euro. Kush korruptohet me kaq para?”, ka thënë ai në gjyq.
VENDIMI I GJKKO:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.
2. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
Sipas SPAK avokati Bardh Koçi kur ishte i punësuar si auditues i KLSH mori ryshfet nga një grua që ishte nën hetim. Avokati kërkoi 4 mijë euro ryshfet për të ndikuar në vendimin e gjyqtarit, që po shqyrtonte çështjen ndaj shtetases Pranvera Meshi. Në njoftimin e SPAK thuhet se ai ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.
foto ilustruese ITALI- Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Bolzanos në Itali, pasi i...
foto ilustruese FIER- Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të nj...
foto ilustruese BERAT- Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar prej disa ditësh. Bëhet e ditur se disa persona ...
aksidenti LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotoli...
Foto ilustruese THUMANA- Një aksident ka ndodhur në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë” ku një automje...
Jetmir Llani KURBIN- Jetmir Llanaj i shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve ka rënë në prangat e policis&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia ka zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin e vdekjes së Mentor Palokajt, vëllait të Unikkat...
Efektivët TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë "arrest me burg", për tre ish-efektivë...
Personat e përfshirë TIRANA- Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i dy ditëve më parë ku u lëshua...
Policia KRUJË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Krujë. Një 45...