LIVE UPDATES
Aktualitet

Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre dekadash

Fakti që ishte regjistruar në Ishujt Cayman, bënte që pronarët e kësaj kompanie të ishin të mbrijtur me ligj dhe që gjithashtu të përfitonin nga taksimet e ulëta. Kompanitë në këtë vend shërbejne më tepër si kompani seksese, ato blejnë ‘produktin’ nga një kompani dhe ia shesin një vendi apo shoqërie. Për fitimin taksohen vetëm 1%.

3 Korrik 2025, 17:14 Nga M.B
Mes skandaleve të Bankers Petroleum, historia e një zhvatjeje prej tre
Foto ilustruese


TIRANA- Në vitin 1993 qeveria hyri në negociata me kompaninë angleze Premier Oil dhe një vit më vonë, në vitin 1994 u lidh marrëveshja për Patos-Marinzën. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan një kompani të përbashkët të quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do të ishte kjo kompani që do të zhvillonte Patos-Marinzën.

Premier Oil solli specialistët e saj të cilët nisën kërkimet dhe studimet por dhe punën në disa nga puset funksional në Patos-Marinzë. Kjo kompani vijoi punën deri në vitin 2004, pas 10 vitesh punë në këtë zonë, u tërhoq në mënyrë të papritur nga Shqipëria.

Por pa kaluar një muaj nga tërheqja, në ishujt Cayman u regjistrua një kompani e re, Sanxon Energy International. Dhe dy muaj më vonë lidhi një marrëveshje me Albpetrol dhe i zuri vendin kompanisë britanike Premier Oil në Patos-Marinzë.

Por në fakt, ishte e njejta kompani.

Premier Oil ishte tërhequr thjesht zyrtarisht, por paralelisht ishte regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman, duke ndryshuar vetëm emrin dhe duke u prezantuar si shoqëri kanadeze. Por, harruan një detaj.

Përfaqësuesi kishte mbetur i njëjti, Richard Uofsorth, i cili kishte qenë që në vitin 2001 në Shqipëri për të dirigjuar projektin në Patos-Marinzë të dirigjuar nga Premier Oil.

Një kontratë e re me një drejtor të vjetër…

Por nuk është ky problemi! Problemi ishte se qeveria e asaj kohe në kryeministrin Fator Nano nuk përfilli ligjin për hidrokarburet që thotë se në këto raste marrëveshjesh, kompania duhet të ketë eksperiencë dhe të dorëzojë bilancet e 5 viteve të fundit. Marrëveshja u ‘bekua’ nga ministri i asaj kohe, Viktor Doda.

Tre vite pas themelimit, kompania Saxon vendosi të ndryshonte emrin e saj dhe vendosi të quhej: Bankers Petroleum, që është edhe emri i kompanisë së saj mëmë në Kanada.

Fakti që ishte regjistruar në Ishujt Cayman, bënte që pronarët e kësaj kompanie të ishin të mbrijtur me ligj dhe që gjithashtu të përfitonin nga taksimet e ulëta. Kompanitë në këtë vend shërbejne më tepër si kompani seksese, ato blejnë ‘produktin’ nga një kompani dhe ia shesin një vendi apo shoqërie. Për fitimin taksohen vetëm 1%.

Por pavarësisht këtyre detajee, shteti shqiptar duke mos e ditur se me kë po negocionte, por duke pasur të qartë faktin se përballë kishte të njëjtin person që pati kur negocioi me Premier Oil, pra Riçard Uofsorth dhe ditur e ditur që ishte në shkelje të ligjit të hidrokarbureve, sërish negocioi dhe firmosi. Ajo që vihej re gjithashtu ishte një ndryshim kyç në kontratë.

Në kontratën e firmosur me Premier Oil në vitin 1994, ndarja e prodhimit të naftës ishte 15% për Albpetrol dhe 85% për Premier Oil, ndërsa në kontratën e firmosur në vitin 2004, Albpetroli merrte vetëm 1% të prodhimit të naftës, ndërsa Saxon apo Bankers merrte 99%.

Drejtori i Bankers Petroleum në atë kohë, Leonidha Çobo e argumentonte këtë gjë me pjesën e rriskut. Sipas tij, Albpetrol kishte marrë më herët 15% të naftës, por gjithashtu kishte dhe 15% të rriskut. Me rënien e prodhimit të naftës, sipas Çobos, ishte ulur dhe rrisku që kishte marrë përsipër Albpetrol.

Raportet e 10 viteve më vonë më vonë, tregonin se kjo kompani kishte paguar 0 tatim fitim dhe vetëm për vitin 2013, të ardhurat e kësaj kompanie ishin mbi 540 milion dollarë.

Deri në vitin 2015, Bankers kishte vjelë mbi 2 miliardë dollarë të ardhgura nga Shqipëria, por sërish nuk paguante tatim mbi fitimin, falë një dispozite që kishte vendosur në kontratë, e cila specifikonte se: Për sa kohë kompania nuk mbulon kostot e veta, shteti nuk mund t’i marrë tatim mbi fitimin. Madje, Bankers thoshte se të gjithë fitimin e saj e investonte tek puset e reja dhe nuk i mbetej asnjë qindarkë që t’i tatohej prej shtetit!

Në fakt, kompania Bankers ishte zotuar se deri në vitin 2009 ishte zotuar se do të kishte arritur mbulimin e kostove dhe më pas, shteti shqiptar do të mund ta tatonte.

Në vitin 2006, ministri Genc Ruli firmosi planin për zhvillimin e Bankers Petroleum, ku zbulohej që mbulimi i kostove do të përfundonte në vitin 2009 dhe më pas Bankers Petroelum do të vazhdonte të paguante tatim fitimin. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë!

Arsyeja?

Një vit para afatit, pra në vitin 2008, Bankers Petroleum dhe Ruli e modifikuan marrëveshjen dhe gjithçka u mbajt e fshehtë. Madje në këtë vit, Bankers bëri pjesë të bordit, ish-Gjeneralin e NATO-s, z.Uesli Clarck.

Kjo gjë shmangu sërish pagesën e tatimit mbi fitimin, por të paktën, qeveria e asaj kohe, bëri që Bankers Petroleum të paguante rentën minerare, 10% të prodhimit bruto.

Gjërat ndryshuan sërish me ardhjen e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, më 23 qershor të vitit 2013, kur Bankers Petroleum iu shtuan tri taksa: Taksa e Akcizës, Taksa e Qarkullimit dhe Taksa e Karbonit.

Kjo erdhi pasi qeveria Rama 1 vendosi të taksonte me shumë sektorin e hidrokarbureve dhe kompania koncensionare nuk kishte pse të bënte përjashtim. Marrëveshja u rishikua dhe u bënë modifikimet e nevojshme.

Por, a u taksua vërtetë kompania?

Në fakt jo, pasi në vitin 2015 AKBN deklaronte se këto tre taksa konsideroheshin si ‘kosto hidrokarbure’, domethënë që kompania këto kosto i rikuperonte sërish nëpërmjet naftës fitim, 100%.

Të gjitha marrëveshjet e tjera që lidhi shteti shqiptar me indrustrine hidrokarbure ishin në frymën e të njëjtës kontratë, pasi në vitin 2008 shteti shqiptar lidhi kontratën me Stream Oil për fushat e naftës së Balkshit, Gorishtit dhe Koçulit, me të njëjtin proporcion ndarjeje prodhimi, duke e lënë shtetin shqiptar në disavantazh. Edhe Stream Oil u regjistrua në ishujt Cayman. Edhe me Sherëood në Kuçovë u përsërit e njëjta histori. Në fakt Sherëood ishte në pronësi të Bankers por ishte regjistruar si entitet i vetëm në ishujt Cayman.

Por le të rikthehemi tek historia e Bankers

Albpetroli nisi t’i fshihej dhe KLSH-së pasi refuzoi të dorëzonte kontratat e lidhura me këto kompani në duart e kontrollorëve, duke përdorur disa klauzola për ekspozimin e informacioneve që konsideroheshin konfidenciale.

Kjo shënoi skandalin e parë.

Por, në vitin 2016 ndodhën të tjera lëvizje.

Kinezët morën nën kontroll naftën shqiptare. Vetë kompania Bankers Petroleum njoftoi se kishte hyrë në një marrëveshje përfundimtare me “1958082 Alberta Ltd” (blerësi) dhe “Charter Poëer Investment Limited” për blerjen e të gjitha aksioneve të “Bankers Petroleum Ltd” me një çmim prej 2.2 USD për aksion. Blerësi dhe Charter Poëer janë degë të kompanisë “Geo-Jade Petroleum”, një nga kompanitë e pavarura më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në Kinë. Transaksioni u realizua përmes një plani i cili bazohet te ligji kanadez (Akti i Provincës Alberta). Në bazë të marrëveshjes “Bankers Petroleum” u vlerësua me 575 milionë dollarë pa përfshirë detyrimet.

Por një vit përpara se të finalizohej shitja, pronarët e Bankers Petroleum e paditën Shqipërinë në Arbitrazhin Ndërkombëtar pasi kërkuan që t’i njihen si shpenzime 236 milionë dollarë, të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove.

Përmes një njoftimi, Ministria e Energjetikës, bëri të ditur atë kohë, se arbitrazhi është shprehur se kostot e pretenduara nga Bankers janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Pra shteti nuk ka për detyrim t’ia njohë këtë vlerë. 

Pas këtij vendimi në favor të Shqipërisë, kompania u detyrua të paguajë tatim mbi fitimin për aktivitetin e saj. Në rastin e kontratave të hidrokarbureve siç është me Bankers, Tatimi mbi Fitimin nuk është 15% por 50%. Pra mbi shumën 236 mln dollarë do të bëhet një verifikim se sa janë kosto reale dhe më pas do të nxirret detyrimi i kompanisë ndaj shtetit shqiptar. 

Sot, pas 10 vitesh të tjera, rezulton se sërish Bankers Petroleum nuk i ka paguar asgjë shtetit shqiptar, ose të paktën, jo aq sa detyrohej.

Kjo pasi një hetim i Prokurorisë së Fier ka zbuluar se “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka paguar tatikm mbi fitimin.

Me vendim të Gjykatës së Fierit, janë lëshuar 14 masa sigurie, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe 5 përfaqësuese kinezë të kompanisë janë shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. 

Gjithashtu prokuroria bën me dije se gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Masat e sigurisë:

Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Ndërsa Ardit Kero, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Kero është i njohur edhe si ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani./ Zëri.ai

bankers petroleum

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim