Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestuan të enjten përpara Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit lidhur me situatën e zjarreve në landfillet e mbetjeve si pasojë e mosfunksionimit të inceneratorëve, duke kërkuar hetim.
TIRANË- Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit.
Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e Tymit dhe e Ndotjes”.
“Ndërkohë që qytetarët thithin helmin, qeverisësit dhe kjo ministri sistematikisht kanë dështuar. Dështon të menaxhojë bombat mjedisore dhe shëndetësore,” tha Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, duke iu referuar djegies së mbetjeve.
“Ministria dështon të fikë zjarret, dështon të nxjerrë përgjegjësit, dështon të marrë masat për mbrojtjen e qytetarëve”, shtoi Qiraxhi.
Fusha e mbetjeve në Elbasan po digjet prej tre ditësh, teksa më herët edhe fusha e mbetjeve në Vlorë është djegur disa herë rradhazi, duke shkaktuar ndotje të madhe të këtyre qyteteve.
Aktivistët i quajtën këto zjarre si “jo të rastësishme”, teksa fajësuan më tej projektet e dështuara të inceneratorëve në vendin tonë.
“Zjarret e përsëritura në fushtat e mbetjeve në Tiranë, Vlorë, Elbasan janë shumë më tepër se ngjarje të rastësishme. Ato janë pasoja të një krize që e ka emrin ‘projekte të dështuara inceneratorësh’”, tha Antonio Demiri, aktivist dhe njëkohësisht banor në afërsi të Elbasanit.
“Ndërsa vendi digjet, institucionet heshtin, banorët konsumojnë helmin, zjarrëfikset përballen me pasojat”, tha Demiri.
Ai shtoi se përveç oxhakut të Metalurgjikut që ka ekzistuar prej vitesh, tanimë banorëve të Elbasanit do u duhet të durojnë edhe një oxhak tjetër i cili ndizet sa herë që ngrihen temperaturat.
“Pse ky incenerator nuk funksionon prej kohësh, por vazhdon të paguhet, pse duhet të grumbullohen të gjithë këto mbetje e të bëhet një mal me mbeturina që digjen më pas”, u shpreh Demiri.
Demiri tha se një hetim i menjëhershëm duhet kryer prej prokurorisë në mënyrë që të nxirren para ligjit përgjegjësit, të cilët po rrezikojnë shëndetin e banorëve të zonës.
“Elbasani nuk është një kosh mbeturinash. Shëndeti ynë nuk është i negociueshëm”, përfundoi ai./Reporter.al
Foto TIRANË- Pronari i "VAS KONSTRUKSION", Petrit Muhameti ka dëshmuar në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “5D&...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë më njoftim zyrtar lidhur me operacionin e organizuar në bashkëpunim me autoritete...
Foto TIRANË- Seanca e sotme për procesin e dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme është zh...
foto ilustruese FIER- Kompania "Bankers Petroleum" ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Fier lidhur me lëshimin e 14 masave t&eum...
Ndekja e te riut TIRANË- Një ditë pas arrestimit të të riut Skerdi Sina, policia ka publikuar pamje nga momenti i ndjekjes dhe kap...
Aksidenti TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djes...
foto nga aksioni i djeshëm në fier FIER- Prokuroria e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë...
zjarri ne elbasan TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend gjatë 24...
Foto GREQI- Një operacion është duke u zhvilluar ditën e sotme ku janë vënë në pranga zyrtarë doganorë gr...
Pamje nga aksidenti TIRANË- Një ditë pas incidentit të regjistruar në zonën e ish-Bllokut ështe identifikuar shofer...