"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e kryeministrit: Arrestoni Ramën
Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat 3 Korrik, 21:32 Dita e 34-t&eum...
Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat 3 Korrik, 21:32 Dita e 34-t&eum...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Debat në Komisioni e Ligjeve/ Strazimiri: Ka njerëz të pafajshëm në burgje. Braho: Gjyqtari nuk ësht&eum...
Sipas tij, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare është ndier menjëherë te kostot operative të kompanive.
Për fabrikat që furnizojnë zinxhirët industrialë me pjesë apo produkte finale të thjeshta ose jo, luftërat dhe tensionet gjeopolitike nuk janë ngjarje të largëta që ndiqen në ekranet televizive. Sa herë ndodh diçka e kësaj shkalle, pasojat shfaqen drejtpërdrejt te faturat e transportit, te çmimet e lëndëve të para dhe te planet e investimeve.
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të ndikojë tregjet ndërkombëtare prej vitesh, tani edhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë rikthyer shqetësimet për sigurinë e rrugëve kryesore tregtare. Fabrikat shqiptare nuk bëjnë përjashtim nga rasti dhe po përballen me një mjedis gjithnjë e më të vështirë operimi. Për kompanitë që eksportojnë pjesë dhe komponentë për industrinë automotive europiane, sfida nuk është te rënia e kërkesës, por mbi të gjitha paparashikueshmëria.
“Situata mbetet shumë e paqartë dhe panorama globale është e turbullt, çka e bën të vështirë planifikimin afatgjatë”, – thotë Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i Delmon Group Shqipëri.
Sipas tij, ndikimi i zhvillimeve ndërkombëtare është ndier menjëherë te kostot operative të kompanive.
“Çmimi i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt te kostot e transportit të produkteve, ndërsa presioni vjen edhe nga shtrenjtimi i lëndëve të para në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, – thotë ai.
Në industrinë prodhuese shqiptare, ku një pjesë e madhe e aktivitetit lidhet me eksportet drejt Bashkimit Europian, rritja e kostove logjistike është bërë një nga efektet më të prekshme të krizave gjeopolitike. Kompanitë po përballen me çmime më të larta transporti, vonesa në furnizime dhe vështirësi në parashikimin e kostove për periudha afatgjata.
E njëjta situatë përshkruhet edhe nga Eris Jaçaj, Drejtor Menaxherial i Forschner Albania, një nga kompanitë më të mëdha të sektorit të komponentëve elektrikë në vend.
“Ne jemi një kompani me volume të konsiderueshme logjistike, të cilat përkthehen automatikisht në kosto më të larta transporti. Efekti u ndie menjëherë kur nisi konflikti në Lindjen e Mesme”, thotë ai.
Sipas z. Jaçaj, ndikimi nuk kufizohet vetëm te transporti. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, pasiguritë rreth Ngushticës së Hormuzit dhe ndryshimet e vazhdueshme në klimën ekonomike ndërkombëtare kanë detyruar kompanitë të rishikojnë vazhdimisht planet e tyre.
“Planet për zgjerim i kemi vendosur disi në pritje për shkak të situatës globale dhe zhvillimeve jashtë kontrollit tonë”, thotë ai.
Nga ana tjetër, ritmi i ndryshimeve ka qenë aq i shpejtë sa buxhetet e miratuara në fund të vitit janë detyruar të rishikohen vetëm pak muaj më vonë.
“Buxheti i miratuar në nëntor u rishikua që në mars, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe efekteve që ato sollën”, – shton ai.
Euro, goditja e dyfishtë e eksportuesve
Ndër shqetësimet më të mëdha për industrinë prodhuese dhe eksportuese mbetet kursi i këmbimit. Ndryshe nga vendet e tjera ku zhvlerësimi i monedhës vendase ndihmon eksportuesit të zbusin një pjesë të kostove, prodhuesit shqiptarë po përballen me forcimin e vazhdueshëm të Lekut në vitet e fundit.
Z. Jaçaj thotë se kjo ka krijuar një situatë paradoksale për bizneset eksportuese.
“Në vende të tjera ku operon kompania, si Turqia për shembull, zhvlerësimi i monedhës lokale shpesh kompenson rritjen e kostove. Tek ne ndodh e kundërta, ku kostot e brendshme rriten, ndërkohë që Euro zhvlerësohet”, thotë ai.
Të njëjtin shqetësim ngre edhe Ertjan Çabiri, Drejtor Menaxherial i Delmon Group Shqipëri, sipas të cilit kursi i këmbimit po ndikon te konkurrueshmëria e vendit për investime të reja në industri.
Por ky nuk është faktori i vetëm pasi efektit të kursit i shtohen edhe politikat e rishikimit të pagave si ajo minimale, si rrjedhojë e vendimit të qeverisë dhe pjesës tjetër nën ndikimin e mungesës së fuqisë punëtore, që jo gjithmonë do të thotë më shumë produktivitet.
“Për Shqipërinë, faktorët specifikë që po ndikojnë negativisht te konkurrueshmëria janë rritja e pagës minimale dhe kursi i këmbimit. Këto e bëjnë Shqipërinë më pak tërheqëse për investime, pasi vendi nuk po krijon avantazhe të qarta konkurruese për industrinë”, thotë z. Çabiri.
Sipas përfaqësuesve të kompanive, rritja e pagave në vetvete nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së produktivitetit, por nën presionin e mungesës së fuqisë punëtore dhe lëvizjeve.
Mungesa e talenteve po zhvendoset në nivelet drejtuese
Nëse pak vite më parë, shqetësimi kryesor i industrisë ishte gjetja e operatorëve të linjave të prodhimit, sot një pjesë e kompanive po përballen me një problem tjetër: largimin e stafit të kualifikuar dhe të menaxherëve. Sipas z. Çabiri, stabiliteti i punonjësve në prodhim është përmirësuar, por niveli drejtues ka pësuar goditje të forta nga emigracioni.
“Në dy vitet e fundit, thuajse të gjithë menaxherët që kemi pasur janë larguar, kryesisht drejt Gjermanisë, por edhe Italisë”, thotë ai. Zëvendësimi i tyre është bërë gjithnjë e më i vështirë, pasi tregu vendas ofron pak profesionistë me përvojën e kërkuar.
“Tregu nuk ofron staf të gatshëm dhe shpesh kompanitë detyrohen të marrin punonjës nga njëra-tjetra. Kjo krijon edhe një lloj flluske, pasi instrumenti kryesor që përdoret është paga”, shton z. Çabiri.
Për t’iu përgjigjur kësaj situate, Delmon ka zgjedhur të promovojë punonjës nga brenda organizatës dhe të investojë në trajnimin e tyre.
Ndërkohë, në kompaninë Forschner situata paraqitet më e stabilizuar krahasuar me periudhën pas pandemisë, kur lëvizjet e stafit ishin shumë më të mëdha.
“Dy ose tre vite më parë kishim raste kur punonjësi largohej nga puna dhe të nesërmen nuk paraqitej më fare. Ishte një fenomen i përhapur në treg. Sot situata është ndryshe”, thotë z. Jaçaj.
Ai shton se kompania është përpjekur të ruajë stafin përmes kushteve mbi mesataren dhe skemave të lidhura me produktivitetin./Monitor
Foto ilustruse Rritja e çmimeve në bregdetin shqiptar po e bën pushuesin vendas më të vëmendshëm ndaj krahasimit t&eum...
Foto ilustruse LIBRAZHD- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku një gur ës...
Foto ilustruse TIRANA- Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. ...
Foto ilustruse Rënia e lindjeve në Shqipëri po fillon të ndihet edhe në tregun e produkteve për foshnje. Të dhënat ...
Foto ilustruse Kursi i këmbimit të lekut me euron ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme, duk...
pamjet TIRANË- Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë mbërritur pranë Prokurorisë së Tiranë...
pamjet TIRANË- Mijëra qytetarë kanë "pushtuar" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndalu...
Foto TIRANË- Policia ka bërë sekuestrimin e rreth 46 kilogramëve lëndë narkotike në Aeroportin Ndërkombët...
pamjet TIRANË- Në ditën e 34-t të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama, "flamingot" kanë "pushtuar" Bulevard...
Foto TIRANË- Një i ri nga Korça mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Ai tha se &eum...