LIVE UPDATES
Politike

"A mendoni se do kandidoni më?"/ Protesta bën të reflektojë anëtaren e PS, i kthehet Ramës: Nuk e kam ditë që PS paska pasur gjak serbi

Pas kritikave nga deputetët brenda kësaj force politike dhe pas largimit të Marjana Koçekut, tashmë edhe anëtarësia po kërkon që qeveria të mbajë përgjegjëse mbi atë se çfarë po ndodh prej më shumë se një muaj në vendin tonë.

3 Korrik 2026, 16:12 Nga E. D

"A mendoni se do kandidoni më?"/ Protesta bën të

TIRANË- Teksa protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e 34 për largimin e qeverisë, zërat brenda PS për kërkesë llogarie sa vijnë dhe shtohen. Pas kritikave nga deputetët brenda kësaj force politike dhe pas largimit të Marjana Koçekut, tashmë edhe anëtarësia po kërkon që qeveria të mbajë përgjegjëse mbi atë se çfarë po ndodh prej më shumë se një muaj në vendin tonë. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërndarë një video të një anëtare të PS, e cila ka shprehur zhgënjim ndaj mënyrës se si është menaxhuar situata e fundit dhe protestat në vend. Në mesazhin e saj, ajo thekson se prej një muaji ka zgjedhur të heshtë, me shpresën se një përfaqësues i Partisë Socialiste do të dilte publikisht për të dhënë shpjegime dhe për të mbajtur përgjegjësi për premtimet e bëra gjatë fushatave elektorale.

Ajo vlerëson pjesëmarrjen masive në protesta, duke e cilësuar atë si një mobilizim që, sipas saj, do të ishte ëndërr e çdo politikani për një fushatë elektorale. Anëtarja e PS kritikon edhe reagimin e institucioneve ndaj protestuesve, duke theksuar se kur lëndohet një polic të gjithë i shkojnë në spital, ndërsa kur lëndohen qytetarët nuk i plas askujt. Në fund të video-mesazhit të saj, ajo ngre pyetje drejtuar përfaqësuesve të PS nëse mendojnë se do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve dhe nëse kanë frikë nga Zoti për gjithë këtë të keqe që po i bëjnë popullit. 

"Shumë po shumë e zhgënjyer nga videot që kam parë në rrjetet sociale. Si një anëtare e PS kam zgjedhur të hesh prej një muaji. Nuk kam folur dhe nuk kam reaguar se kam besuar dhe kam shpresuar se njëri i vetëm prej atyre të PS nga më i madhi tek më i vogëli të dilte përpara popullit dhe të jepte një sqarim. Të dali përpara atij populli dhe të mbajë përgjegjësi për një mal me premtime që ne bëjmë në fushata. Është e turpshme kjo qe shikohet. Ne jemi shqiptarë dhe po i tregojmë gjithë botës sesa të fortë jemi, sesa të zotë jemi dhe ne nuk mposhtemi. Duke parë çdo ditë atë protestë masive është ëndërr e çdo politikani e çdo partie të ndryshme të ketë një fushatë të tillë.

Kjo që po ndodh është ekstrem e turpshme që sot mblidhen aq shumë policë dhe kur i ndodh një dëm policit shkojnë të gjithë te spitali dhe kur dëmtohen gjithë ato femra dhe djem asnjërit nuk i intereson. Asnjë nuk del të mbajë përgjegjesi për atë votë që ka marrë, por kur futen në parlamente zonjat e mia të nderuar ju duket vetja sikur po kalojnë në një tapet të kuq. A mendoni se do të kandidoni më? A mendonjë se ju duhen vota? E nëse nuk mendoni këtë gjë dhe nuk keni frikë nga populli a keni frikë nga Zoti për gjithë këtë të keqe që jeni duke bërë? Nuk e kam ditë që PS paska pasur gjak serbi. Ju përshendes nga Zvicra," shprehet anëtaria e PS./Dosja.al

edi rama sali berisha anetaresia e ps protestat

Sondazh

Poll

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi