Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Debat në Komisioni e Ligjeve/ Strazimiri: Ka njerëz të pafajshëm në burgje. Braho: Gjyqtari nuk ësht&eum...
• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 34-t radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht janë mblodhur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Gjatë marshimit drejt kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur një zëri: Arrestoni Ramën, Rama në burg, Berisha në burg, Lironi çunat, Dorëheqje dhe Ju erdhi fundi.
5 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Në ditën e 34-të protestës vazhdonë marshimi i qytetarëve nga sheshi "Skënderbej" drejt gondinës së Kryeministrisë, në të cilën qytetarët do të mbajnë fjalimet e tyre.
Protestuesit i drejtohen kreut të qeverisë të lirojë qytetarët e arrestuar gjatë protestës së djeshme, teksa kërkojnë largimin e tij në mënyrë të padiskutueshme.
"Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni jo biznes privat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ‘Shqipëria nuk shitet”, “Rama jepe dorëheqjen", “Rama fuck you”,“Lironi çunat”, ishin thirrjet e protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 34-të të protestës nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve të cilët nisën grumbullimin e tyre në shëshin “Skënderbej”, për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Krteministrisë.
Një pensionist i është bashkuar protestës së sotme teksa shpreh pakënaqësinë e tij ndaj bonusit të pensioneve të cilin e ka cilësuar si ofendues.
“Me bonusin Rama u tall si gjithmonë me ne. 5 mijë lekë nuk jepen as për fëmijë. Rama duhet të mbledhë mendjen.
Të gjithë bujqit që hedhin prodhimin, të bllokojnë rrugët me mjetet e tyre. Nëse bllokohen rrugët për 3 ditë, Rama nuk ka jetë, do të dorëzohet,” u shpreh ai.
Ai i bëri gjithashtu thirrje pensionistëve që t’i bashkohen protestës./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant është kthyer ditën e sotme nga Greqia për tu bërë pjesë e protestës teksa ka deklaruar se vota e diasporës u stimulua nga patronazhistët.
Arsyeja e kthimit të tij në atdhe është dhunimi i ushtrar nga forcat policore gjatë protestës para Parlamentit, teksa njëkohësisht shprehet se ndihen të vjedhur dhe të intenuar.
“Kam ardhur nga Athina me një grup emigrantësh, jemi të indinjuar me atë rastin e babait të fëmijës me aftësi të kufizuara. Nuk më mbante vendi sepse nuk dua që ëndrra ime e viteve 90 të jetë kjo.
Kam qenë organizator i protestave të vogla, në sheshin “Sintagma”, prezenca linte për të dëshiruar, sepse ka shumë patronazhistë. Thasët me vota i morën në posta, i çuan në posta dhe jo në adresa. Ne s’jemi të paguar, jemi të internuar, të shkelmuar sidomos nga ky kryeministër i marrë peng.
Jemi të zhvatur, të zhgënjyer, kërkojmë të japin dorëheqjen. Kushtet atje ku do të shkojë do të jenë shumë më të mira sesa ato të parardhësve të tij. Popullit i ka shkuar thika në eshtë”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”. Prej 34 ditësh, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike.
“Lironi çunat tanë”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte thirrja kryesore duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar nga Policia të enjten para Kuvendit./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 34-t radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Qytetarët fillimisht janë mblodhur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas pritet të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku dhe do të mbajnë fjalime.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë./Dosja.al