"Ju erdhi fundi"! Protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e kryeministrit: Arrestoni Ramën
Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat 3 Korrik, 21:32 Dita e 34-t&eum...
Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat 3 Korrik, 21:32 Dita e 34-t&eum...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Debat në Komisioni e Ligjeve/ Strazimiri: Ka njerëz të pafajshëm në burgje. Braho: Gjyqtari nuk ësht&eum...
Gjatë marshimit, protestuesit ka brohoritur një zëri: "Lironi çunat", “Tradhtarë, këlyshë komunistësh”, “Polici e krimit” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen".
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 35-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e ditës së sotme pritet të këtë përmasa më të mëdha, pasi është një protestë kombëtare. Pritet që ata të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Gjatë marshimit, protestuesit ka brohoritur një zëri: "Lironi çunat", “Tradhtarë, këlyshë komunistësh”, “Polici e krimit” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen".
“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Merrni me vete shokët dhe familjarët. Nga Konispoli në Vermosh, e gjithë Shqipëria të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i përcjellë nga njëri prej protestuesve ditën e djeshme. Ata kanë bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje dhe kanë ftuar emigratët, pasi e konsiderojnë praninë e tyre te domosdodhme në këtë tubim kombëtar.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
Pamje MORINA- Një tjerët aksident rrugor është shënuar ditën e sotme. Gjashtë automjete janë aksidentuar pran&...
Pamje LEZHA- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit t&eum...
Pamje TEPELENA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të q...
Pamje LEZHA- Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e djeshme, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake....
Më 2020, fermerët në Kosovë kishin derdhur sasi të qumështit në rrugë në shenjë proteste Shoqata e Qum&eu...
Foto ilustruse Kosova mund të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe njëkohësisht të ul&...
Foto ilustruse Për fabrikat që furnizojnë zinxhirët industrialë me pjesë apo produkte finale të thjeshta ose jo, luft&eu...
Foto ilustruse Rritja e çmimeve në bregdetin shqiptar po e bën pushuesin vendas më të vëmendshëm ndaj krahasimit t&eum...
Foto ilustruse LIBRAZHD- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ku një gur ës...
Foto ilustruse TIRANA- Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. ...