LIVE UPDATES
Aktualitet

Më pak foshnja, më pak konsum/ Edhe ushqyerja e bebeve ndjek rënien e lindjeve

Shifrat sugjerojnë se ndryshimi nuk lidhet me një zhvendosje të prindërve nga një mënyrë ushqyerjeje te tjetra, por me tkurrjen e vetë numrit të lindjeve në vend.

4 Korrik 2026, 06:56 Nga E.d
Më pak foshnja, më pak konsum/ Edhe ushqyerja e bebeve ndjek
Foto ilustruse

Rënia e lindjeve në Shqipëri po fillon të ndihet edhe në tregun e produkteve për foshnje. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 numri i foshnjave të ushqyera me formulë artificiale zbriti në 3,459, niveli më i ulët i regjistruar në gjashtë vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, në rënie ishte edhe numri i foshnjave që ushqehen vetëm me gji, i cili arriti në 15,068, nga 15,979 një vit më parë dhe mbi 19 mijë në vitin 2021.

Shifrat sugjerojnë se ndryshimi nuk lidhet me një zhvendosje të prindërve nga një mënyrë ushqyerjeje te tjetra, por me tkurrjen e vetë numrit të lindjeve në vend. Me më pak foshnja që vijnë në jetë çdo vit, zvogëlohet automatikisht edhe baza e konsumatorëve për formulat e qumështit, pelenat, shishet, biberonët, ushqimet e specializuara dhe një sërë produktesh të tjera të nevojshme gjatë vitit të parë të jetës.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve në vend ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2024 u regjistruan rreth 22 mijë lindje, nga mbi 28 mijë në vitin 2019, duke shënuar një tkurrje prej afro 22% brenda pesë viteve. Rënia e lindjeve është bërë tashmë një nga sfidat kryesore demografike të vendit, me ndikim jo vetëm në strukturën e popullsisë, por edhe në sektorë të tërë të ekonomisë që varen nga konsumatorët më të vegjël.

Në aspektin ekonomik, formulat e qumështit përbëjnë një nga zërat më të kushtueshëm të shpenzimeve për familjet me foshnja. Në tregun shqiptar, një kuti me formulë për të porsalindurit (0–6 muaj) kushton mesatarisht 18–30 euro, në varësi të markës dhe gramaturës. Për formulat e fazës së dytë (6–12 muaj) dhe të tretë (mbi 12 muaj), çmimet luhaten zakonisht nga 15 deri në 28 euro për kuti.

Një foshnjë e ushqyer ekskluzivisht me formulë mund të konsumojë 6–8 kuti në muaj gjatë muajve të parë, çka e çon faturën mujore në rreth 120–220 euro vetëm për qumështin. Në disa raste, sidomos kur përdoren formula speciale për alergji apo intoleranca, shpenzimi mund të jetë edhe më i lartë.

Pikërisht për shkak të kësaj vlere ekonomike, rënia e numrit të foshnjave ushqyer me formulë përkthehet edhe në një tkurrje të kërkesës për këtë kategori produktesh. Kjo prek jo vetëm farmacitë, ku realizohet një pjesë e madhe e shitjeve, por edhe distributorët, importuesit, supermarketet dhe kompanitë që operojnë në segmentin e kujdesit për foshnjat. Ndryshe nga vitet kur rritja e shitjeve mbështetej edhe te numri i lindjeve, tashmë bizneset po përballen me një treg gjithnjë e më të vogël, ku zgjerimi varet kryesisht nga fitimi i pjesës së tregut ndaj konkurrentëve ose nga ofrimi i produkteve me vlerë të shtuar./Monitor

bebe ushqyerje renie

Sondazh

Poll

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, nisin arrestimet masive

Momenti kur një protestues godet me gur në kokë efektivin e policisë

Tensione te Kuvendi, protestuesit pengojnë largimin e Peleshit dhe qëllojnë me vezë automjetin e tij

Vijojnë tensionet, protestuesit heqin pjesë të gardhit metalik te Ministria e Brendshme

Adriatik Lapaj i bashkohet revoltës, protestuesit i kërkojnë të largohet

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri