Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi 3 Korrik, 19:24 ...
Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Policia goditi skemën e mashtrimit me Call Center në Shkodër, zbulohen emrat 3 Korrik, 14:07 Goditja e Call-C...
Debat në Komisioni e Ligjeve/ Strazimiri: Ka njerëz të pafajshëm në burgje. Braho: Gjyqtari nuk ësht&eum...
Sipas njoftimit të policisë, Xhoni Hitaj ishte shpallur më herët në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Rexhmati akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
DHËRMI- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin Bosit të Call Centerave, Granit Pepnika. Blutë sqarojnë se operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku në pranga u vunë, Granit Pepnikaj, 29 vjeç, Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, Xhoni Hitaj ishte shpallur më herët në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Rexhmati akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit kur kapet “bosi” i call center-ave.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Rrjetet". Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale. Kapen në Drimadhë dy shtetas të shumëkërkuar, të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave.
Vihet në pranga edhe një shtetas për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rrjetet". Në kuadër të këtij operacioni, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të shpallur në kërkim.
Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik". Shtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik".
Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit", shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
pamjet TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i “bosit” të call center-ave Granit Pepnika në Dhërmi. ...
foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëp...
pamjet ELBASAN- Një stuhi e fortë ka përfshirë këtë të premte qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje int...
DHËRMI- Granit Pepnika është arrestuar në një resort në zonën e Dhërmiut. Pepnika ishte shpallur në kër...
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur grabitjen me armë ndaj një çifti gjerman në fshatin Domen, t&e...
TIRANË- Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan është bërë temë e diskutimeve të gjer...
Pamje nga protesta BELGJIKË- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët prej 33 ditësh po protestojnë kundër zhvilli...
Foto ilustruese SHKODËR- Një operacion i koduar policor është finalizuar me sukses në qytetin e Shkodrës, duke çu...
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me goditjen ndaj call center-it në qytetin e Shkodrës. B...
Foto ilustruse SHKODRA- Një tjetër rast i mashtrimit të qytetarëve përmes call-center është goditur nga Krimi Ekono...