LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VIDEO/ Vëllai i Sulovarit përplaset me efektivin: Po sikur të të marrim peng ty, do vijë shteti? S’jemi këtu për një lopë apo viç, duam trupat e dy të zhdukurve

Ai dëgjohet që kërkon të takohet me shefin e komisariatit, por efektivi i thotë se ai nuk gjendet aty për momentin.

22 Prill 2023, 18:28 Nga F.M
ME VIDEO/ Vëllai i Sulovarit përplaset me efektivin: Po sikur të
Gëzim Sulovari dhe efektivi

SARANDË- Familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar këtë pasdite Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe kanë kërkuar që të paktën tu gjenden trupat e dy 46-vjecarëve, Leonard Thodhorit të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit. Vëllai i Sulovarit është përplasur verbalisht dhe me një efektiv policie që ishte në krye të detyrës. Ai dëgjohet që kërkon të takohet me shefin e komisariatit, por efektivi i thotë se ai nuk gjendet aty për momentin.

“Kush është në shërbim vëlla. Po sikur të të marrim peng ne ty ore, të të fusim në makinë, do vijë shteti?”- i thotë ai.

“Është në shtëpi,”- thotë efektivi.

“Ore ti ke familje ti, ke njerëz more zotëri, se s’po të bëjë presion. Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur.  A ke epror ti? Ti s’më sqaron dot mua, unë dua një shefin e komisariatit. Mua s’më intereson. Unë dua trupin, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërve në shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj. Merre të vijë këtu. Janë familjarët e atyre të zhdukurve, ka 15 ditë. Ke vëlla ti, kë djalë ti, po të humbi vëllai yt? Ore ka ardhur Gëzimi thuaj more,”- vijon të thotë vëllai i Sulovarit.

“Mos më kërcëno,”- shprehet efektivi.

“Po s’po të kërcënoj more, merre thuaj, ka ardhur Gëzimi,”- shton në fund vëllai i Sulovarit.


Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

fatmir sulovari fatmir krasniqi leonard thodhori

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më