LIVE UPDATES
Aktualitet

U rrah nga djali i Ardian Nikulajt? Kolndreu: Zero konflikte, unë jetën ia kam besuar Krishtit, mëritë e gjimnazit i kam lënë pas

Marseli shkruan se kur është marrë në pyetje pas vrasjes së Ardian Nikulajt, policia nuk e ka pyetur shumë për ngjarjen, ndërsa shton se ai dhe familja e tij nuk janë të përfshirë në asnjë vrasje.

22 Prill 2023, 16:26 Nga F.M
U rrah nga djali i Ardian Nikulajt? Kolndreu: Zero konflikte, unë
Ardian Nikulaj

TIRANË- Marsel Kolndreu, i riu që një ditë më parë u raportua se ishte dhunuar nga anëatrë të familjes së Ardian Nikulajt, i cili u vra në Shëngjin, ka treguar se mëritë e kohës së shkollës së mesme, i ka lënë pas. Në një prononcim për JOQ, Kolndreu mohon që të jetë dhunuar nga djali i Nikulajt dhe të afërmit e tij dhe thotë se jetën ia ka besuar Krishtit pasi urrejtja sipas tij humb arsyen e jetës. Marseli shkruan se kur është marrë në pyetje pas vrasjes së Ardian Nikulajt, policia nuk e ka pyetur shumë për ngjarjen, ndërsa shton se ai dhe familja e tij nuk janë të përfshirë në asnjë vrasje.

Prononcimi i Marsel Kolndreut:

Pershendetje. Quhem Marsel Kolndreu dhe arsyeja qe po ju shkruaj eshte se nje i aferm i imi me dergoi nje lajm, qe keni publikuar ne lidhje me ngjarjen qe ka ndodhur para pak ditesh , ne Shengjjn . Ne kete postim, eshte treguar per nje ngjarje, midis meje dhe familjarve te te ndjerit qe nuk ka ndodhur. Une nuk jam dhunu prejt tyre as prej askujt edhe per kete fls me pergjegjesi sepse jam une ai qe e di se cfare kam bere edhe cfare kam jetuar. Une kam dhene deklaraten time per ngjarjen , policia e Lezhes dhe oficeret e senksionit per hetimin e krimeve, nuk me kane pyetur shume per ngjarjen per shkak se udhet e jetes sime qofte fizike qofte shpirterore nuk me perfshinje ne vrasje. Une e di qe ne keto raste policia punon ne te gjitha pistat, ne te cilat mund te rrjedhe ndonje informacion per ngjarjen por une dhe familja ime skemi dhe ata e dine qe ne skemi . Une per shkak te moshes dhe sjelljes se pavirtytshme ne rinine time, kam pasur mosmarrevesje me njerz por jo serioze dhe me djalin apo familjen e te ndjerit jo si jo. Une i kam besu jeten Krishtit dhe kjo do te thote se ne jetem time ska vend per urrejtje apo te mendoj per hatermbetjet e gjimnazit sepse urrejtja te ushqen deri sa shpirti ta humbe arsyen e jetes, gezimit,lumturise etj, te cilat i duhen çdo njeriu per nje jete ne paqe ne kete bote qe eshte vene ne sherbim te se liges. Me respekt dhe pergjegjesi per cka kam shkruajtur me siper Marsel Kolndreu

Historia e dhunimit u raportua një ditë më parë nga BW. Sipas të njëjtave burime, babai i Marsel Kolndreut ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e Nikulajt. Ai thotë se pasi i kanë rrahur djalin, i ka dërguar mesazh Nikulajt dhe pavarësisht përgjigjes që ka marrë, nuk e ka përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Madje shton se është i gatshëm të përballet me anëtarët e familjes Nikulaj.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën./Dosja.al

marsel kolndreu ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet