LIVE UPDATES
Aktualitet

Më shumë azilantë drejt Shqipërisë! Italia forcon masat e sigurisë: Shtrëngime për emigrantët dhe rendin

Paketa përbëhet nga dy tekste ligjore: një dekret me efekt të menjëhershëm dhe një draftligj që pritet të diskutohet në Parlament. Të dyja synojnë ashpërsimin e kontrollit në situata që qeveria i konsideron “të rrezikshme për rendin publik”.

16 Janar 2026, 15:07 Nga alba kepi
Më shumë azilantë drejt Shqipërisë! Italia forcon masat
foto ilustruese

ITALI- Qeveria italiane ka prezantuar një paketë të re masash për sigurinë publike, e cilësuar nga vetë autoritetet si një “hap parësor” për garantimin e rendit. Megjithatë, përmbajtja e saj ka hapur debat të fortë, pasi prek drejtpërdrejt të drejtat e emigrantëve, lirinë e protestës dhe raportin mes sigurisë dhe lirive civile.

Paketa përbëhet nga dy tekste ligjore: një dekret me efekt të menjëhershëm dhe një draftligj që pritet të diskutohet në Parlament. Të dyja synojnë ashpërsimin e kontrollit në situata që qeveria i konsideron “të rrezikshme për rendin publik”.

Emigracioni dhe marrëveshja me Shqipërinë

Masat më të forta lidhen me emigracionin. Në rastet e konsideruara si kërcënim serioz për sigurinë, qeveria italiane parashikon ndalimin e përkohshëm të hyrjes së anijeve të caktuara në ujërat territoriale. Azilkërkuesit që ndodhen në këto anije mund të transferohen në vende të treta, me të cilat Italia ka marrëveshje dypalëshe.

Në këtë kuadër hyn edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, e cila parashikon transferimin e një pjese të migrantëve në qendrat e pritjes në Shëngjin dhe Gjadër. Sipas autoriteteve italiane, këto kampe do të përdoren për menaxhimin e procedurave të azilit jashtë territorit italian. Kritikët, ndërkohë, ngrenë shqetësime serioze për transparencën, respektimin e të drejtave të njeriut dhe rolin e kufizuar të gjykatave italiane në shqyrtimin e rasteve, duke e konsideruar këtë model si një “eksternalizim” të përgjegjësive të azilit.

Paketa zgjeron gjithashtu rastet kur mund të urdhërohet dëbimi, kufizon ndërhyrjen e gjykatave në disa procedura dhe ul nga 21 në 19 vjeç moshën deri në të cilën migrantët përfitojnë nga skemat e veçanta të pritjes.

“Zonat e kuqe” dhe rendi urban

Draftligji që pritet të shkojë në Parlament parashikon krijimin e të ashtuquajturave “zona të kuqe” në qytete, kryesisht në zona me kriminalitet të përsëritur. Në këto hapësira do të rritet ndjeshëm prania policore, përdorimi i kamerave të sigurisë dhe kontrollet, përfshirë edhe verifikime biometrike ndaj tifozëve të dhunshëm.

Parashikohet gjithashtu ashpërsim i dënimeve për vjedhjet, veçanërisht ato në banesa dhe grabitjet në rrugë, si dhe masa më të forta kundër dhunës mes të rinjve.

Masa ndaj të miturve dhe përgjegjësia e prindërve

Një nga aspektet më të diskutueshme është ndërhyrja ndaj të miturve nga 12 deri në 14 vjeç, nëse përfshihen në përleshje, kërcënime apo akte dhune, sidomos kur përdoren armë. Prindërit ose kujdestarët ligjorë mund të gjobiten deri në 1.000 euro nëse nuk provojnë se kanë bërë gjithçka për të parandaluar sjelljet e dhunshme, përfshirë edhe rastet e bullizmit online.

Ndalimi i thikave dhe protestat

Paketa parashikon ndalim absolut të shitjes së thikave për të miturit dhe ndalim të mbajtjes së thikave të fshehshme, automatike apo me teh të mprehtë, me dënime deri në 3 vjet burg për mbajtje pa arsye të justifikuar. Shitësit që shkelin ligjin, edhe online, rrezikojnë gjoba të larta dhe heqje licence.

Për protestat dhe tubimet publike, kontrolli do të jetë më i rreptë. Mosnjoftimi paraprak nuk do të konsiderohet më vepër penale, por gjobat administrative mund të arrijnë deri në 20.000 euro. Forcat e rendit do të kenë të drejtë të kryejnë kontrolle trupore në vend, të ndalojnë persona deri në 12 orë për verifikime dhe të ndalojnë hyrjen në qendrat urbane për individë të përfshirë në dhunë gjatë protestave. Mosndalimi në postbllok policor do të cilësohet vepër e rëndë penale, me dënime deri në 5 vjet burg.

Në tërësi, ndërsa qeveria italiane e paraqet këtë paketë si përgjigje ndaj pasigurisë, kritikët paralajmërojnë se masat rrezikojnë të cenojnë liritë themelore dhe të zhvendosin problemet strukturore të emigracionit drejt vendeve të treta, përfshirë Shqipërinë, pa garanci të mjaftueshme ligjore dhe humane./Syri.net

itali shqiperi qeveria italiane azilante

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari