Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ata po verifikohen nga grupi hetimor dhe po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo.
DURRËS- Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy personat, të cilët kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durrësit. Dyshohet se këta dy persona kanë pasur dieni apo kanë ndihmuar në arratisjen e Ndocit nga ambientet e spitalit, ku po kryente një vizitë mjeksore.
Ata po verifikohen nga grupi hetimor dhe po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur t'i lokalizojnë, dy personat e dyshuar, në mënyrë që të merren në pyetje rreth situatës.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar emrat e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të narko...
Foto ilustruese DURRËS- Policia shtetit ka konfirmuar zyrtarisht që drejtuesi i automjetit në aksidentin tragjik një natë më ...
TIRANË- Ambasada Amerikane ne Tiranë, ka postuar në faqen e tyre zyrtare, një njoftim ku theksohet prioriteti i Trump për ...
Foto ilustruese POGRADEC- Lëkundje tërmeti të magnitudës 3,7 të shkallës Rihter janë ndjerë paraditen e të pre...
Foto nga vendngjarja DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se kreu një seri vjedhjesh në disa ban...
Gjon dhe Elvis Shkambi TIRANË- Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij...
droga e sekuestruar ITALI- 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar në provincën e Bergamos, Itali, gjatë një operaci...
Gjadri LEZHË- Rasti i Assane Thiaw, një azilkërkues 27-vjecar nga Senegali, është marrë në diskutim më Senatit Ital...
DURRËS- Fotoja e mësipërme është pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit n&eu...
Foto ilustruese DURRËS- Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që i mori jetën 18-vjeçares, janë zbardhur. Nga burime p...