LIVE UPDATES
Aktualitet

"Me plumbin e fundit nuk vras veten..."/ Gazetari Artan Hoxha: Lekë nga Suel Çela? Po për 21 janarin më pagoi Rama?

Ai shtroi pyetjen se përse duhej të merrej me inskenime ai kur tha se ishte kërcënuar realisht nga Çapja-t. Ai deklaroi se i kanë ardhur njerëz dhe i janë futur mik dhe pastaj i kanë thënë "do kesh probleme".

2 Dhjetor 2024, 22:05 Nga M.B
"Me plumbin e fundit nuk vras veten..."/ Gazetari Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANA-  Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetimin e SPAK ndaj tij. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se bisedat e SKY ECC janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Ai shtroi pyetjen se përse duhej të merrej me inskenime ai kur tha se ishte kërcënuar realisht nga Çapja-t. Ai deklaroi se i kanë ardhur njerëz dhe i janë futur mik dhe pastaj i kanë thënë "do kesh probleme".

"Ai Capja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, është dënuar me burgim të përjetshëm. Kur KM ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë KM nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën", tha Hoxha.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Një nga episodet që përmendet në dosjen e SPAK dhe që ka bërë shumë bujë është emisioni i Blendi Fevziut, ku ju keni nxjerrë foton e Ardjan Capjas me Edi Ramën. Fillimisht ju nxirrni foton në 6 shkurt 2020 në Opinion dhe pastaj Fevziu ia paraqet Edi Ramës në 13 shkurt, në një emision ku edhe ju ishit i ftuar.  Të ndjekim sinkronin!  Bisedat në SKY ECC përputhen me atë që ndodhi në emision.

Artan Hoxha: I kanë bërë qëllimisht të duken ashtu. Ajo foto, që kam publikuar unë është në 6 shkurt 2020. Operacioni ka filluar në 3 shkurt. Ishte operacion makiazhi, për të treguar që qeveria nuk kishte lidhje me krimin. Paraja e krimit dhe asetet u legalizuan. E di sa probleme do të kenë? Gjyqtarët, prokurorët, që i kanë çertifikuar. Nga e dija unë? E kisha informacionin. Dija që ishte fallco. Kjo foto, ka qenë publike, ka qenë në Instagram. Unë jam marrë me klanin Capja, nga viti 2005, nuk jam marrë sot. Në 2005, ai Sueli që thonë këta nuk e di ku lunate. Strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Capjat, kanë sunduar për dy dekada, pa asnjë diskutim. Kanë vrarë oficerë policie. Shefin e qarkullimit të Elbasanit. Kanë vrarë shoqëruesin e Edmond Kosenit. Pse kam qenë në gjurmim? Në shkurt 2016 ndaj Capjave u organizua një masakër, ishin 14 prej tyre në lokal. Në atë masakër u vranë tre.

Ylli Rakipi: A i keni verifikuar informacionet para publikimit? Edhe Rama mund të bëjë foto të panumërta kështu.

Artan Hoxha: Në momentin që mua më çojnë se kam sulmuar kryeministrin… Po bëhem unë shembulli që nga nesër e tutje, te dera e SPAK do të kesh vetëm mikrofonë dhe kamera, nuk do të guxojë njeri që të merret me SKY ECC. Fotoja u shfaq në Instagram në vitin 2017, kur ishin zgjedhejt në vitin 2017. A e dinte Rama se i kujt ishte hoteli? Po patjetër e dinte. Pse e nxorra? Sepse e gjithë historia është nxjerrë nga konteksti. Unë e kam nxjerrë në fillim te OFL, për të treguar se është opreacion makiazhi, që synon të legalizojë asetet e krimit të organizuar. 

Ylli Rakipi: Ju i thoni Ramës se jeni kërcënuar nga krimi i organizuar. Ta ndjekim! Sipas bisedave në SKY ky duhet kërcënim i inskenuar nga ju dhe Suel Cela. 

Artan Hoxha: Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Nëse e dëgjove në fund, i them këta e kanë buxhetin më të madh se ministria jote e brendshme. Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Capja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, nga Rolling Hills te Kodra e Diellit, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme. Ai Capja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, është dënuar me burgim të përjetshëm. Kur KM ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë KM nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën.

Ylli Rakipi: SPAK e paraqet si shërbim që i bëni Suel Celës. I keni shërbyer Celës apo interesit publik? Mundet ti keni shërbyer edhe indirekt atij... 

Artan Hoxha: Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vraë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marër info nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjtëshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot,, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hetarë kanabis, krimin e oragnizuar. Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar por politika.

Ylli Rakipi: Suel Cela dukej i interesuar për lajme të caktuara. Nga sa keni kuptuar ju pse i duhej dalja e informacioneve të caktuara? Ngrenë dhe akuza. Lekë ti ke marrë nga këta?

Artan Hoxha: Unë jam marrë me dosjen Tropoja, e di akuzën, që më kishin paguar ata që ishin masakruar. Kur nxorra 21 janarin, më pagoi Edi Rama. Tani që nxorra këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha? Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këta. Ke shkrime aty, që thonë e ka paguar Berisha, për të luftuar Bashën. Pra deri ku shkonin.

artan hoxha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje