LIVE UPDATES
Aktualitet

"Prisja arrestimin, Veliaj më kishte paralajmëruar"! Artan Hoxha thyen heshtjen: E dija sa armiq kam, kam bërë shumë ...

Gjithashtu ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe kryebashkiakun Erion Veliajn si një person që e ka "paralajmëruar" nga një emision televiziv. 

2 Dhjetor 2024, 21:18 Nga E. D
"Prisja arrestimin, Veliaj më kishte paralajmëruar"! Artan
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet e SPAK ndaj tij për dy vepra penale. Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin. Gjithashtu ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe kryebashkiakun Erion Veliajn si një person që e ka "paralajmëruar" nga një emision televiziv. Po ashtu Hoxha tha se u krijua ideja që ai ishte një nga njerëzit kryesorë të organizatës, ndërkohë theksoi se ka folur dhe flet me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që e çojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi.

"Unë jam në vitin e 30 te punës time si gazetar. Nuk kam patur marrëdhënie të mirë me pronarët, nuk kam qenë ndonjëhrë drejtues, kryeredaktor, drejtor, kam qenë në rrugë. E kisha idenë që do të më godisnin dhe kur të më godisnin do të përdornin të gjithë mjetet për të rrënuar imazhin publik, për të shkatërruar, për t'u bërë i pabesueshëm, për të hedhur poshtë çdo gjë që kam bërë deri tani.

E dija sa armiq kam, kam bërë shumë armië, majtas, djathtas, ne qendër. Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende. Arkiva e punës time e 30 viteve… Unë kam patur shtëpi me qira dhe nuk kam patur mundësi as ti ruaj. Lajmi i parë që doli, nuk e kisha parë, sepse nuk kisha mjete komunikimi, lajmi ishte që jam arrestuar.

Pritej që të më arrestonin edhe mua vetë kështu ma kishin thënë. Isha në bulevard. I pari ka dalë ish kryeministri Berisha, që ka dhënë lajmin arrestohet, e kuptueshme, kam bërë 30 vite luftë me zotin Berisha. Pastaj, media të qeverisë, pranë Bashkisë dhe pranë qeverisë. Kanë menduar se do të më arrestonin. Ishan ë dijeni më parë, mbase për t’u tërhequr dhe larguar, më vunë në dijeni se do të arrestohesha.

Nuk jam pyetur fare. Komunikimi im i fundit me SPAK-un, është bërë në datën 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK dhe besoj se kjo i ka penguar. Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.

Pse nuk është vepruar deri në 3 tetor që isha në SPAK? Unë jam thirrur për kasetën e 21 janarit. Po të mos e dorëzoja do të shtyhej. Kam dhënë katër orë dëshmi dhe kam thënë kush duhet pyetur për 21 janarin. Këto ditë kam dëgjuar, kaq shumë shfrenim fantazie, madje të disa që hiqen si baballarë të gazetarisë, që prezumojnë pafajësinë, këto nuk janë as prova, janë dyshime, unë nuk jam i pandehur por person nën hetim. Këto u trajuan si prova të mirëfillta dhe unë jam bos i krimit të organizuar.

U nxorrën qëllimisht për të dëshmuar se çfarë kisha bërë, sikur kam bërë komplot kundër kryeministrit të vendit. Pra, u krijua ideja që unë isha një nga njerëzit kryesorë të organizatës, unë kam folur dhe flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më cojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi. Unë nuk jam as për tender, as për korrupsion, as kam vilanë Rolling Hills, unë punoj se Fresku.

Mua më kanë lajmëruar dhe prandaj e dinte zoti Veliaj, hetimi ka një vit e gjysmë. Kjo organizatë ka shumë cështje atje. Suel Cela është që me plumbin e artë. Ervis Martinaj që nuk jeton më dhe Suel Cela, që aty fillon kjo histori", tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës