Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndër të tjera Veliaj nxjerr "bllof" veten në një nga çështjet më të lakuara prej tij mediatikisht gjatë detyrës. Bëhet fjalë për premtimin e Veliajt për mbjelljen e 1 milion pemëve në kryeqytet.
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tashmë i arrestuar, ka bërë sot në reagim në rrjetet sociale lidhur me komunikimin e akuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Ndër të tjera Veliaj nxjerr "bllof" veten në një nga çështjet më të lakuara prej tij mediatikisht gjatë detyrës. Bëhet fjalë për premtimin e Veliajt për mbjelljen e 1 milion pemëve në kryeqytet.
Më 26 mars 2023 Veliaj deklaroi se në Tiranë u mboll pema e 1 miliontë. Në atë kohë, pema e “shënuar” u mboll nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe një grup fëmijësh në Parkun e Liqenit Artificial. Po atë ditë Veliaj shprehu ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.
“Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Nuk e di a e mbani mend, kush ka qenë në Tiranë para 7-8 vitesh, kjo hapësirë ishte e gjitha një landfill i madh, ku digjej plastikë. Vetëm këtu ka pasur 100 struktura pa leje, kurse sot është dyfishuar hapësira e Parkut të Liqenit. Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti. Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj në mars 2023.
Por sot jemi në korrik 2025 dhe kryebashkiaku në listën e tij "të arritjeve" në krye të institucionit "na befason" duke deklaruar se janë mbjellë qindra mija pemë. Pra ku shkruan mijëra e mijëra të tjera që duhej të përbënin 1 milion pemët?! Dhe a duhet hetur nga organet e drejtësisë edhe "zhdukja" e këtyre mijëra pemëve që pretendohej se ishin mbjellë në Tiranë?!
Pjesë nga reagimi i Veliajt korrik 2025:
Në finale të një vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025, dhe një persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijë vota për të tretën herë në Tiranë), me një letër anonime të një kallëzimi të falsifikuar, në emër të një Nesti Angoni që, edhe sipas prokurorëve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzës qe ky:
Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës - të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK.
Veliaj dhe SPAK
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Foto TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën e ish-depute...
seanca e KAS TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e subjektit "Shqipëria Bëhet" që t&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është pyetur nga gaz...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD po punon në këtë periudhë më dokumentin e sh...
Kalaja TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, AMT paraditen e sotme është paraqitur para ambiente të SPAK ku kan&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët nga s...
Zhupa TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Pen...
jorgo goro TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vjet burg ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goron, për v...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me komunikimin e akuzës së ngritur ndaj tij nga...
Shaip Kamberi SERBIA- Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në...