LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Për farsën elektorale të 11 majit, diktatura autoritare e Edi Ramës përdori 1 miliardë e 24 milionë euro

Berisha tha se dokumentet zyrtare të grumbulluara nga PD-ja janë të pakundërshtueshme dhe faktojnë shkatërrimin e këtij procesi zgjedhor.

30 Korrik 2025, 13:35 Nga r.ll
Berisha: Për farsën elektorale të 11 majit, diktatura autoritare
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD po punon në këtë periudhë më dokumentin e shkeljeve zgjedhore të 11 majit. Berisha tha se dokumentet zyrtare të grumbulluara nga PD-ja janë të pakundërshtueshme dhe faktojnë shkatërrimin e këtij procesi zgjedhor . 

Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 21kishte përdorur 130 milionë euro nga buxheti për të disbursuar familjet e prekura nga tërmeti. Ndërkohë sipas tij në zgjedhjet e 11 majit, Rama ka përdorur 1 miliardë e 24 milionë euro. Këto para, tha Berisha u përdorën për të falur gjobat apo për bonuset e pensionistëve në këmbim të votës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS :

Edhe njëherë. Partia Demokratike për këtë periudhë po merret me ndriçimin e të vërtetës të farsës elektorale të 11 majit 2025 dhe mendoj se, ka arritur të grumbullojë dokumente zyrtare të pakundërshtueshme që faktojnë shkatërrimin e këtij procesi në çdo qelizë. Të kuptohemi, diktaturat janë dy lloje; janë diktatura totalitare të cilat nuk lejojnë konkurrencën, janë diktatura autoritare që puthadorët e qeverisë i quajnë tani, liberale. Diktaturat autoritare lejojnë konkurrencën, por e bëjnë fiktive garën. E bëjnë të pabarabartë. Rasti konkret, në Shqipëri në zgjedhjet e 2021, Edi Rama përdori 130 mln euro para buxheti, që disbursoi për familjet e prekura nga tërmeti. I disbursoi në rrethet, Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Kurbin. Tani nëqoftëse në 2021 u disbursuan nga buxheti për të blerë vota 130 mln euro dhe kjo ishte asgjësimi i votës, i procesit zgjedhor, si proces i rregullt, pra ishte farsë, në këto zgjedhje diktatori, apo diktatura autoritare përdori 1 miliardë e 24 milionë euro.

Cilat janë? 500 mln në kundërshtim me ligjin në prokurorime publike. 244 mln në kundërshtim me ligjin interesa bankare dhe grante për fermerët. 200 e ca milionë gjoba dhe kamata të falura të 10 viteve të fundit. 76 mln çdo pensionist 100 euro.
Pra vetëm me këto, pa llogaritur dhe 100 mln rrënjë kanabis, që nuk mbillen dot. Të them unë, 100 mln nuk i mbjell dot.
Pa llogaritur, ju i patë, qindra mijëra kate ndërtime nga kartelët e drogës dhe të tjerë, lejet e ndërtimit, lejet e legalizimit, certifikatat e pronësisë. Pa llogaritur dhjetëra mijëra të punësuar të përkohshëm. Pra kemi të bëjmë me një proces zgjedhor të vdekur. Nuk është totalitar, sepse e lejon garën, por e vdes në fushë garën. Ky është problemi.

Nuk ka ideologjinë komuniste, as naziste, as doktrina fetare në bazë, ka drogën dhe fuqinë e saj të tmerrshme. Ka drogën. Se shiko, është ndryshe diktaturë autoritare e një elite që bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, është krejt tjetër diktatura autoritare e bazuar në krimin dhe drogën. Droga të bën ministër, droga të bën ambasador, droga të bën kryegjykatës, të bën kryeprokuror. Droga të emëron drejtor të Përgjithshëm policie. Droga të eliminon kur i shkel në kallo. Është vendimmarrësi më i fuqishëm. Ndaj me dhjetëra e dhjetëra media të huaja e kanë quajtur narkoshtet.

Droga bën që prokurori special të mbajë në xhep mandatin e klanit Troplini dhe presin pastaj të merret... Në asnjë mënyrë, ai e ka mburojë, ai e din që do zëvendësonte Troplinin në çdo variant, ai që do të mbante në xhep mandatin dhe nuk do arrestonte. Po, po. Edhe tani ai Elvis Doçi në shtëpi është, bashkë me Altin Hajrin. Tani në Shqipëri e thërrasin masivisht Altin Troplini. Po don të fusë ligjin tani që ta mbrojë, të dënojë gazetarët që të mos flasin dot kundër tij dhe Irena Gjokës.
Kjo është çmenduri.

Pasi bëri fushatë 1 vjeçare për të ndryshuar kushtetutën se po më mbaron mandati dhe si të ja bëj. Duhet të ndryshonim kushtetutën për mandatin e tij, e kuptoni apo jo gjer ku shkon mendja e prokurorit të karteleve. Keni parë ju të dënohet qoftë dhe një njeri i vetëm jashtë dokumenteve të ardhura nga jashtë? Edhe ato i fut në turshi. Ky shtet po të mos ishin milionë faqe e dokumente të ardhura nga jashtë, këtu nuk arrestohet kush për drogën. Pse nuk kapet 1 kg drogë në Portin e Durrësit? Sepse ka në dorë droga. Ndaj dhe kjo diktatura liberale e avokatit të narkoshtetit, kjo është një diktaturë e pudrosur me një pluhur toksik që po shkatërron Shqipërinë, po largon shqiptarët nga Shqipëria.

sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë