LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbledhin borxhet me mashtrim e shantazh: Si kompanitë mikrofinanciare vjedhin qytetarët

Për këtë arsye, organizata Drejtësi Sociale i është drejtuar Gjykatës, ndërkohë që po asiston një numër të konsiderueshëm qytetarësh që po përballen me bllokimin e numrave të llogarisë.

13 Qershor 2022, 13:45 Nga k.m.
Mbledhin borxhet me mashtrim e shantazh: Si kompanitë mikrofinanciare
Foto ilustruese

Bllokimi i numrit të llogarisë së bankës nga kompanitë mikrofinanciare dhe disa zyra përmbarimore, është kthyer në problem të madh për shumë familje të minoriteteve egjiptiane dhe rome. Shpesh veprimet e tyre për bllokimin e numrit të llogarisë janë të paligjshme dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Civile. I tillë është rasti i një familjeje në Lezhë, së cilës i është bllokuar paga, që është e vetmja e ardhur ekonomike për anëtarët e kësaj familjeje.

Për këtë arsye, organizata Drejtësi Sociale i është drejtuar Gjykatës, ndërkohë që po asiston një numër të konsiderueshëm qytetarësh që po përballen me bllokimin e numrave të llogarisë. “Shumica e tyre numrin e përdorin për të tërhequr pagën mujore, si e vetmja e ardhur për familjet e tyre. Bllokimi numrit kryhet nga ana e kompanive mikrofinanciare, të cilat kanë blerë kreditë e këqija tek kompanitë apo bankat. Pas blerjes së këtyre kredive, ata kryejnë mbledhjen e borxheve qytetarëve në mënyrë joligjore.”, shprehen drejtues të organizatës.

Për këtë situatë ka reaguar nëpërmjet një deklarate publike në muajin shkurt edhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë, e cila pranon se me mijëra qytetarë janë mashtruar dhe dhunuar gjatë muajve të fundit.

Si i vjedhin qytetarët kompanitë mikrofinanciare

“Me mijëra qytetarë u mashtruan dhe u dhunuan shumë rëndë këta muajt e fundit. Individë dhe familje të tëra shqiptare kanë kaluar deri në trauma psikologjike kur u është bllokuar çdo mjet jetese, paga mujore dhe çdo pasuri e mundshme prej mashtruesve publikë. Shumë individë janë dorëzuar tek këta mashtrues të pashpirt, sepse shteti nuk lëvizi! Shumë familje janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/borxheve të vjetra”, pohojnë aktivistët e organizatës.

Skema e mashtrimit funksionon ende perfekt: Një shoqëri mikrofinanciare blen nga bankat e nivelit II borxhin/kredinë e marrë në 2006, 2007, 2008 apo 2009 nga një shqiptar i thjeshtë dhe pasi e kërkon disafish me shantazh, e vendos atë mes dy zgjedhjeve të detyruara: O të paguajë disafishin e borxhit të vjetër, ose të marrë kredi të re dhe të kthehet në një borxhli modern të viteve 2019, 2020, 2021 apo 2022!”

Dhoma e Përmbaruesve e cilëson këtë një skemë mashtrimi perfekte, që nuk po preket e ndalohet nga askush.

Sipas tyre, mashtrimi po kthehet në “bumerang” për vetë sistemin bankar dhe rrezikon të përfshijë gjithë sistemin shoqëror në vend. Bankat e nivelit të dytë nuk kanë më mundësi praktike të përballojnë mijëra sekuestrimet që dalin nga Kutia Postare me Nr. 7469.

Banka “OTP Albania” konfirmon shifrën 4060 sekuestrime llogarish page familjarësh shqiptarë vetëm dy muajt e fundit.
Zyrat e kadastrave dhe DRSHTRR-të (automjetet) në të gjithë vendin janë prekur nga mijëra shkresat që dalin nga Kutia Postare Nr. 7469. Me qindra shkresa të tjera “Për ekzekutimin vullnetar të detyrimit” u janë njoftuar në qendrat e punës qytetarëve nga kutia me numrin famëkeq 7469.

“Mund të jenë 10 mijë, 30 mijë apo 100 mijë shqiptarë të prekur nga marifeti me kuti postare. Sot nga bankat konfirmohet shifra 4060 llogari bankare të sekuestruara që mbajnë adresën: Kutia Postare Nr. 7469.

Posta Shqiptare informon se Kutia Postare Nr. 7469 Tiranë i përket subjektit “Albanian Debt Consulting Agency” sh.p.k, shkurt ADCA dhe marrja apo dorëzimi i objekteve postare nënshkruhen nga një person i autorizuar që nuk është përmbarues.

Organizata për Drejtësi Sociale thotë se ADCA dhe MCA, nëpërmjet Kutisë Postare Nr. 7469, mashtrojnë me mijëra shqiptarë “Në emër të Përmbarimit”.

Edhe Dhoma e Përmbaruesve i ka bërë thirrje gjithë opinionit publik të refuzojë dhe të kallëzojë menjëherë në organet kompetente mashtrimin që i bëhet në emër të “Përmbarimit” nga letrat fotokopje, që mbajnë jo adresa, por numra kutie postare.

“Dhoma e Përmbaruesve, u bën thirrje bankave tregtare në vend të lirojnë menjëherë llogaritë bankare të mijëra qytetarëve, nëse në shkresat me përmbajtje përmbarimore gjendet adresa mashtruese: Kutia Postare Nr. 7469 dhe t’i denoncojnë menjëherë ato para organeve kompetente.

Dhoma e Përmbaruesve “i lutet gjithë opinionin publik, të mos ngatërrojë përmbaruesit e ndershëm, të cilët mund t’i takosh personalisht në çdo moment të ditës, në zyrat që mbajnë logo dhe adresa publike, me mashtruesit Publikë që fshihen pas telefonatave anonime, kutive postare dhe zyrave pa emër në hyrje të tyre.”

Dhoma kërkon nga Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë pasojat e rënda sociale që ka shkaktuar dhe po shkakton fenomeni “Mbledhja e borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit”./GazetaSi

organizata drejtësi sociale

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit