LIVE UPDATES
Aktualitet

INVESTIGIMI i BIRN/ Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës publik në ‘propagandues’ xhihadi

Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare.

13 Qershor 2022, 13:16 Nga k.m.

 

INVESTIGIMI i BIRN/ Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës
Foto ilustruese

 

Më 24 maj, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit njoftoi arrestimin e 56-vjeçarit nga Kukësi,  Ibrahim El Salih (Lekica) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Ndaj El Salih është lëshuar me 18 maj një masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas kërkesës së depozituar nga prokurori Adnan Xholi.

Prokuroria e akuzon El Salih se ka përdour një llogari në rrjetin social ‘Facebook’ për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër el-Bagdadi, si dhe thirrje në mbështetje të luftës së shenjtë – xhihadit islamik në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremiste ose radikale fetare. Përfaqësuesi ligjor i El Salih, avokati Ferid Muça i tha BIRN se akuzat e Prokurorisë Speciale për nxitje të akteve terroriste nuk qëndronin, ndërsa i përshkroi postimet e El Salih në rrjetet sociale si rishpërndarje të postimeve nga llogari të tjera dhe citime të Kuranit.

“Gjithë postimet dhe qëndrimet e të përfaqësuarit prej meje nuk janë bërë për qëllime për nxitje, thirrje publike ose për propagandë, ashtu si thuhet prej policisë dhe prokurorisë,” tha Muça.

“I ka shpërndarë duke qenë i ndjeshëm ndaj padrejtësive që u bëhen muslimanëve, pasi ai është person që beson në fenë muslimane dhe është praktikant i rregullt i fesë,” shtoi ai.

Në vendimin për masën e sigurisë arrest me burg ndaj El Salih – një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit liston trembëdhjetë postime në llogarinë e tij në Facebook, ku ai bën deklarata në mbështetje të ISIS, ish-liderit të saj dhe një imami nga Tirana, i dënuar për rekrutimin dhe dërgimin e xhihadistëve në Siri.

“Bashkimi ndërfetar-kurthi; hoxhë Abdurrahman Balla, Allahu të liroftë nga burgu i tagutave,” shkruan El Salih në 12 tetor në orën 9 të mbrëmjes, duke iu referuar Genci Ballës, ish- imamit të xhamisë së ‘Unazës së Re’ në Tiranë, i dënuar më 17 vjet heqje lirie për rekrutimin e dhjetra shqiptarëve që iu bashkuan grupeve militane ISIS dhe Al-Nusra, gjatë luftës civile në Siri midis viteve 2012-2014.

Fjala tagut ose ‘tahgut’ është në arabisht dhe në terminologjinë tradicionale islame i referohet idhujtarisë ose demonëve që tërhiqen nga rite pagane, por në një interpretim më modern mund t’i atashohet edhe një pushteti tiranik tokësor. Bazuar në përgjigjen e marrë nga rrjeti social Facebook, Prokuroria Speciale ka arritur ta lidhë llogarinë Ibrahim El Salih (Muxhahid) – nëpërmjet të cilës janë bërë postimet, me emaile dhe numrat celularë të telefonit të regjistruar nga i pandehuri.

Në një postim të gjatë me 19 tetor 2021, El-Salihi vlerëson drejtuesin e ndjerë të Shtetit Islamik, Ebu Bekër el-Bagdadi dhe kalifatin e vetëshpallur prej tij.

“Hilafeti i Ebu Bekër el-Bagdadit El Kurejshiut dhe shpallja e tij është hilafet legjitim,” shkruan El Salihi, duke iu referuar kalifatit të Shtetit Islamik – i përcaktuar si grup terrorist nga Organizatave e Kombeve të Bashkuara, Bashimi Evropian, SHBA dhe një duzinë shtetesh të tjera.

I shpallur në vitin 2014 në Mosul të Irakut nga Bagdadi, kalifati i ISIS-it përfshinte në vitin 2015 deri në 12 milionë njerëz dhe shtrihej në Siri dhe veri të Irakut, me një buxhet vjetor më të madh se 1 miliard USD dhe 30 mijë luftarë nën armë. Grupi militant i humbi territoret nën kontrollin e tij në vitin 2019, pasi u përball me një fushatë ushtarake me një koalicion ndërkombëtar forcash të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim tjetër me 13 nëntor 2021, El-Salih vlerëson xhihadin dhe interpretimin e tij si luftë të armatosur në emër të fesë islame dhe zotit.

“Fatkeqësisht e vërtetë. Shumica e imamëve, sheikëve në kohën tonë kanë frikë të shqiptojnë fjalën xhihad nga minberet [podiumet]. Dhe nëse e përmendin: këtë fjalë, e lidhin drejtpërdrejtë me vetëxhihadin, duke menduar se do të kenë sukses ta shëndrrojnë fenë dhe të shëndrrojnë atë në fe (paqësi) sipas disponimit të pushtetarëve të lajicizmit,”-shkruan ai.

El-Salihi është gjithashtu kritik në postimet e tij me vendet perëndimore, të cilat i akuzon se ndryshe sillen me shtetasit e huaj që i janë bashkuar konfliktit në Ukrainë dhe ndryshe me muslimanët që kanë luftuar në Lindjen e Mesme.

“Vallë a do dënohen këta që shkojnë në luftë për Ukrainën për ‘Pjesëmarrje në luftëra të huaja,’” pyet El Salih në një postim me 3 mars, dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Ata që u dënuan, u dënuan se luftojnë për hir të Allahut, dhe për një Shtet Islam me Sheriat,” shton ai.

Në një video të postur me 31 mars, ku shihen ushtarë me uniforma të zeza duke arrestuar me forcë një burrë, El Salihi shprehet se këto pamje përfaqësojnë ‘fytyrën e vërtetë të Izraelit.’

“Allahu marrtë hak dhe e shkatërroftë Izraelin,” shkruan ai, ndërsa ankohet se “bota islame fle gjum.”

Në një tjetër video të postuar me 7 mars, ku shihen militantë të armatosur me kallashnikovë dhe fytyrë të maskuar me balaklava, El Salih e thekson përsëri mbështetjen e tij për ISIS.

“Hipokritët than shteti islam humbi luftën! jo jo ata janë në luftë dhe po luftojnë.Xhihadi nuk është një luftë për të krijuar një mbretëri për një skllav! Përkundrazi, është një xhihad për të vendosur mbretërinë e Zotit në tokë!,” shkruan ai.

Megjithë përmbatjen e debatueshme të postimeve të El Salih në rrjetet sociale, avokati i tij Ferid Muça theksoi se ndikimi i tyre është i limituar.

“Komentet dhe pëlqimet janë të pakëta, në rastin që vërehen më shumë arrijnë 17 pëlqime ose nuk ka fare as pëlqime dhe as komente,” tha ai, ndërsa shtoi se për rrjedhojë ‘nuk mund të flasim për ndikim.”

“I kanë bërë kontroll në banesë, në makinë dhe kontroll personal, por nuk kanë gjetur asnjë provë që e lidh me akuzën,” përfundoi Muça.

El Salih pas profilit në Facebook

Ndryshe nga profili me të cilin Prokuroria Speciale ndërtoi kërkesën për arrestimin e El Salih më 18 maj, në qytetin verior të Kukësit në kufi me Kosovën, ai njihet si një nëpunës publik model dhe aktivist i Partisë Demokratike.

El Salih ka lindur dhe është rritur në fshatin Shtiqën, në afërsi të qytetit të Kukësit. Shtëpia e tij në këtë fshat nuk ekziston më, pasi ka qenë e ndërtuar në vendin ku tashmë është ngritur aeroporti i Kukësit. Një ndër të shpronësuarit si rezultat i ndërtimit të aeroportit të Kukësit ka qenë edhe Ibrahim El Salih, që më pas është zhvendosur për të banuar në një pallat në qytetin e Kukësit.

“Ibrahimi bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij kanë kaluar një fëmijëri të vështirë, pasi babai i tyre, Salih Lekica, ka qenë i dënuar politik me akuzën e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor,” tha një banor i fshatit Shtiqën, i cili nuk pranoi që emri i tij të bëhej publik.

Këtë fakt të historisë familjare e ka pohuar te kolegët e tij të punës edhe vetë Ibrahimi, i cili e ka motivuar ndryshimin e mbiemrit të tij me të atin.

“Në respekt të vuajtjeve të babait tij, Saliut, Ibrahimi na thoshte se kishte ndërruar edhe mbiemrin nga Lekica në El Salih,” tha Muhamet Gashi, kryeinspektor i Inspektoriatit të Ndërtimit e Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit,  i cili ka punuar rreth katër vite me Ibrahim El Salih.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme në Tiranë i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se Ibrahim Lekica e ka ndërruar mbiemrin në El Salih në vitin 2010, ndryshim që nuk është përqafuar nga anëtarët e tjerë të trungut familjar. Mbiemri i islamizuar i Ibrahimit ka ngrysur vetulla edhe gjatë periudhës që ai ka punuar në IMT.

“Në një rast, kur erdhi Kontrolli Lartë i Shtetit dhe po kontrollonte listën e organikës së punonjësve dhe na thanë se paskeni edhe punonjës nga Arabia,” kujtoi Muhamet Gashi.

El Salih filloi punë në bashkinë e Kukësit në vjeshtën e vitit 2015 si inspektor i IMT-së dhe Gashi e vlerësoi për ndershmërinë dhe përkushtimin në detyrë.

“Megjithëse nuk kishte kualifikimin e nevojshëm për vendin e punës që ai mbulonte, ishte korrekt dhe besnik për vetë specifikat që ka IMT-ja në një zonë të vështirë si ajo e Kukësit,” tha Gashi.

“Unë e kam pasur si krahun tim të djathtë,”- theksoi ai.

Kryeinspektori kujtoi se El Salih ishte larguar nga puna me ndryshimin e kreut të bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e vitit 2019, pasi nuk kishte kualifikimin e nevojshëm për detyrën e inspektorit, pasi kërkohej inxhinier, ndërsa ai ishte vetëm me gjimnaz.

Gashi theksoi se El Salih në këtë periudhë kishte krijuar varësi nga alkooli, pas vdekjes së vajzës paraplegjike në moshën 20 vjeçare, që ai thoshte se e kishte pikë të dobët.

“E këshilluan që për të hequr vartësinë nga alkoli duhet të praktikonte fenë dhe të frekuentonte xhaminë, pasi feja islame me alkoolin nuk bashkëjetojnë,” tregoi Gashi.

Ai theksoi se El Salih filloi të frekuentojë xhaminë në vitin 2019, katër muaj përpara se ta largonin nga puna në IMT.

“Edhe më parë, por edhe gjatë kohës që ka qenë në punë në bashki si vartës i imi, nuk kam vënë re te ai ndonjë shfaqje ekstreme, përveç dëshirës për të marrë pjesë në debate politike,” përfundoi Gashi.

Myftiu i Kukësit, haxhi Islam Hoxha thotë se Ibrahim El Salih i kryente lutjet prej tre vitesh në xhaminë e qytetit të Kukësit. Ai kujton se me El Salih ka debatuar në lidhje me interpretimin e Kuranit, për të cilin ndanin këndvështrime të ndryshme.

“Nuk kam pasur shqetësim nga ky person, pasi këtu tek ne njihen njerëzit,” tha Hoxha, ndërsa theksoi se xhamia është një vend publik dhe mund të vijë çdo besimtar i fesë islame. Ai shtoi se për El Salih dinte vetëm që ishte i papunë.

“Feja Islame e respekton mendimin ndryshe, por jo ekstremizmin,” tha Hoxha, ndërsa shtoi se Ibrahimi “e interpretonte Kuranin siç e mendonte vetë ai.”

Sipas myftiut të Kukësit, interpretimi i gabuar i Kuranit nga El Salih vinte nga mungesa e dijes.

“Kurani është i botuar në gjuhën arabe, e cila ka rreth 12 milionë fjalë që kanë shumë kuptime, por që në ndonjë rast intepretohen gabim,” shpjegoi ai. “Ibrahim El Salih për mua e interpretonte Kuranin gabim, por ai këtë nuk e dinte,” shtoi Hoxha.

Myftiu e përjashton mundësinë që El Salih t’i ketë predikuar prirjet e tij radikale në xhaminë e Kukësit.

“Ekstremizimi i dhunshëm është problem global,” theksoi ai. “Ndaj predikimet në xhami i drejton imami, i cili është i autorizuar nga Myftinia, pra që është i caktuar nga ne,” shtoi Hoxha.

Ai theksoi se Ibrahimi mund të jetë radikalizuar nga propaganda e postuar nga grupe të ndryshme në rrjetet sociale.

“Personi i dyshuar nëse ka bërë thirrje ekstremiste, mund të jetë ndikuar emocionalisht nga Facebook,” tha ai.  “Allahu nuk e ka sjellë fenë për të futur njerëzit në luftë,” përfundoi Hoxha. /BIRN

adnan xholi ibrahim el salih policia e shtetit blen 110 furgone

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë