Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Ky tregues shënoi një rritje krahasuar me anketimin e vitit 2019, ku mosha mesatare e firmave në Shqipëri ishte rreth 12.3 vite.
Bizneset shqiptare po konsolidojnë pozitat e tyre në treg, teksa Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025, zbuloi se mosha mesatare të bizneseve shqiptare ka arritur në 15.7 vite. Ky tregues shënoi një rritje krahasuar me anketimin e vitit 2019, ku mosha mesatare e firmave në Shqipëri ishte rreth 12.3 vite.
Jetëgjatësia e bizneseve tregon për një qëndrueshmëri më të lartë të sektorit privat, pasi pjesë e mirë e ndërmarrjeve kanë arritur t’i mbijetojnë goditjeve ekonomike të viteve të fundit. Megjithatë, kur kjo shifër krahasohet me Europën dhe Azinë Qendrore, ku mosha mesatare e bizneseve është 21.5 vite, shihet se Shqipëria ka ende për të përmirësuar ekosistemin e bizneseve.
Ndërmarrjet e mesme kanë pasur jetëgjatësi më të madhe me një mesatare prej 21 vitesh, duke tejkaluar edhe bizneset e mëdha që mesatarisht janë 18.1 vjeçare. Të dhënat e anketës së BB tregojnë se bizneset shqiptare janë shumë pak të hapura ndaj kapitalit të huaj. Vetëm 0.6% e bizneseve në vend kanë të paktën 10% pronësi të huaj, një shifër kjo shumë më e ulët se mesatarja prej 7.9% e rajonit. Kjo tregon se, ndonëse bizneset vendase po pjekën në moshë, ato mbeten kryesisht të mbyllura dhe me pak pjesëmarrje nga investitorët ndërkombëtarë.
Rritja mesatare e moshës së bizneseve po tregon se ekonomia e ka kaluar fazën kaotike e tranzicionit. Pjesa më e madhe e bizneseve që janë aktualisht në treg e kanë kaluar ciklin e rrezikshëm të 5 viteve të para, ku shkalla e dështimit është më e lartë. Anketa tregon se tashmë kemi sipërmarrje që kanë krijuar rezistencë ndaj krizave, kanë njohuri më të mira të tregut dhe marrëdhënie më të qëndrueshme me bankat dhe klientët.
Bizneset më jetëgjata në treg priren të jenë më produktive sepse kanë kaluar procesin e mësimit nga praktika. Ato kanë pasur kohë të investojnë në teknologji, të trajnojnë stafin dhe të përmirësojnë proceset e tyre. Në një ekonomi me biznese të pjekura, zakonisht ka një siguri më të madhe për punonjësit dhe një kontribut më të parashikueshëm në arkën e shtetit përmes taksave.
Megjithatë, një rritje e moshës mesatare pa një hyrje të mjaftueshme të bizneseve të reja mund të jetë shqetësuese. Nëse mosha rritet thjesht sepse nuk po hapen biznese të reja (startup-e), ekonomia rrezikon të humbasë dinamizmin. Bizneset e vjetra ndonjëherë nuk janë elastike ndaj inovacionit, duke u mjaftuar me pozicionin që kanë në treg, teksa bizneset e reja sjellin ide dhe teknologji të fundit./Monitor.al
Chirayu Rana dhe Lorna Hajdini SHBA- Banka amerikane JP Morgan ka rrëzuar kategorikisht akuzat e ish-punonjësit të saj Chirayu Rana se ...
foto nga vengjarja DELVINË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Senicë, ku ...
FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga Tomas Feracakun, 26 vjeç dhe Antonio Haskon 29 vjeç, të cilët u kap...
SHKODËR- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një makinë ka përplasur nj&eum...
Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti KORÇË- Hetimet që po zhvillohen ndaj ish-zyrtarëve të burgut Drenovë në Korç&eum...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur shtetasin rus Vladislav Urban, i akuzuar për kano...
Fadi dhe Rayyan Alwan TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe çoi në gjyq për libanezin Fadi Alwan p...
Foto ilustruese Ndonëse 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, ...
foto nga protesta TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të 1 Majit, e njohur si Dita e Punëtorëve, Unioni i Sin...
foto nga vendngjarja TIRANË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi vidhte motomjete, ...